PREMTIMI/ Gylsymi realizon me sukses planin e rradhës

Kemali ndodhet në zyrën e tij kur në mënyrë të paprítur shikon një letër për të. Ai e hap shumë i çuditur dhe ende më i çuditur lexon se Narini i ka shkruar atij. Në atë letër, Narini ka shkruar pak për të shkuarën e saj, ku ka përmenduar babanë që i ka premtuar se do ishte gjithmonë pranë saj dhe e ka humbur në momentin më të véshtirë. Duke marrë shkas nga ajo dhímbje e pashéruar, Narini ka krijuar një lidhje të veçantë me Masallin, tek e cila ka parë shumë nga vogëlia e saj.

Në momentet që Kemali po e lexon rreshtat e fundit, se ajo ia lë atij në dorë ikjen e saj, duke theksuar se largohet nëse ai i kërkon të largohet dhe qëndron nëse ai i kërkon të qëndrojë, Narini ndodhet në dhomë duke bërë gadi valixhen që e mbush më shumë me lòt sesa me rroba. Kemali i shkon pranë por sërish, vetëm shikohen për disa sekonda me rradhë, pasi Kemali nuk e gjen guximin të flasë. Për më tepër, ato vendosin që t’ia komunikojnë edhe Shehrijes e Ojës largimin e Narinit. Që të dyja, shòkohen dhe mérziten njëherazi.

Ato tentojnë t’a ndalojnë dhe për më tepër nuk dinë as arsyen përse, por më kót, sepse asnjëri nuk flet. Shehrija largohet prej tyre duke i quajtur “egoistë” që nuk mendojnë aspak për se çfarë do përjetojë Masalli, si dhe thotë se nuk do përshëndetet me Narinin. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi. Ajo, për të ngjarë sa më shumë si víktímë para Rejhanit, arrin të qèllojë veten me gur në kokë, për të krijuar një plàgë, gjòja se e kanë súlmuar disa djem të rrugës. Ndërmjet një telefonate që Gylsymi bën, ato takohen.

Gylsymi e tmèrron Rejhanin me pamjen e saj dhe e léndon duke i thënë se nuk u kthente dot në shtëpi, pasi nuk e shkèlte dot krenarinë me këmbë. Rejhani ndihet shumë në fáj duke menduar që nuk e ka mbrojtur siç duhet personin që pàndeh t’a ketë motër. Por loja e Gylsymit nuk mbaron me aq. Edhe kur kthehen në shtëpi, ajo gjen një moment që Rejhani t’a shikojë sikur ajo po i flet fotografisë së nënës së ndjerë. E mérzitur, Rejhani nuk flet asgjë me Emirin ndërsa ky i fundit, nuk fle dot derisa pajtohen.

PREMTIMI/ Kemali lexon letrën nga Narini

Emiri dhe Rejhani dalin t’a kërkojnë Gylsymin por fríka e Rejhanit vetëm sa vjen e rritet. Për t’a qetësuar atë, Aliu i kujton se Gylsymi është rritur rugëve dhe ka krijuar më imunitet ndaj të tilla situatave por Rejhanit nuk i pëlqejnë ato fjalë për të motrën që pándeh të ketë. Motra në fjalë, Gylsymi, në ato momente e telefonon duke i kërkuar ndihmë dhe për t’a bërë situatën më të besueshme, e qèllon veten në kokë me një gur, që të duket sikur dikush e ka súlmuar. Rejhani tmérrohet nga pamja dhe pyet Gylsymin përse nuk u rikthye në shtëpi.

Që t’a dràmatizojë më tepër, Gylsymi thotë se nuk kthehej dot në shtëpinë ku ia shkèlën krenarinë me këmbë. Të mérzitur, të tre kthehen në shtëpi. Gylsymi shkon në dhomën e saj, ku krijon një tjetër skenë që t’a bëjë veten sa më të dashur para Rejhanit. Duke u siguruar se Rejhani po e shikon, ajo merr fotografinë e nënës së Rejhanit, gjòja duke i folur për gjithçka që po kalon në atë shtëpi, vetëm për të qenë pranë motrës që e gjeti pas kaq shumë vitesh të ndara. Rejhani e dëgjon por nuk i ndërhyn.

Ajo largohet për në dhomën e saj, ku as ajo dhe as Emiri nuk thonë asgjë për situatën. Të dy janë të mérzitur, pak edhe me njëri tjetrin. Megjithatë, asnjërin prej tyre nuk e zë gjumi pa u pajtuar me personin tjetër. Mëngjesin e ditës tjetër, në anën tjetër, do jetë Kemali ai që do gjejë letrën e Narinit. Ai e lexon me një frymë letrën në të cilën Narini ka treguar se babai i saj i kishte premtuar se do ishte pranë saj përgjithmonë por është larguar nga jeta në momentin që ajo kishte më nevojë se kurrë.

Sipas Narinit, ajo ka parë veten tek Masalli, ndaj dhe i ka hyrë aq shumë në zemër. Së fundmi, ajo shkruan se vendimin për vete do ia lërë Kemalit; nëse ai i kërkon të largohet, ajo do largohet dhe nëse i kërkon të qëndrojë, do qëndrojë. Edhe pse emocionohet nga ajo letër, Kemali sërish nuk i kërkon të largohet. Madje ai i tregon edhe Ojës e Shehrijes që Narini do largohet por nuk u tregon arsyen përse. Të dyja nevrìkosen dhe mérziten njëkohësisht, si dhe i quajnë “egoistë” që po vendosin pa menduar për Masallin.

AMANETI/ Nana prìsh planet e Idrisit për të shpëtuar Jamanin

Nana dhe Jamani shkojnë para mikut të veçantë e të moshuar të Jamanit, që përveçse rregullon me mjeshtëri çdo orë, ai edhe e ndjen gjendjen shpirtërore të personit që ka përballë. Nana lë një përshtypje mëse të mirë para tij, e më pas sëbashku me Jamanin largohen që aty, duke falenderuar pafund. Në makinë, Jamani merr një telefonatë nga Nedimi që tregon se ka gjetur gjurmë të personave që kanë rrèmbyèr Jusufin. Atë telefonatë e dëgjon edhe Nana, e cila nuk i bindet Jamanit kur ai i kërkon të qëndrojë brenda në makinë.

Paralèlisht, Idrisi dhe Kazimi që ndodhen në adresën që përshkroi Nedimi, ia dalin të largohen pa i parë Jamani. Nana i shikon tek largohen por Jamanin e gènjen për drejtimin nga u larguan ato. Mirëpo, kësaj rradhe, Idrisi vendos të mos ia mbàthë më por të kthehet e t’i japë fund asaj lùftè me Jamanin. Sapo kthehet dhe i drejton àrmèn nga larg, Nana e shikon dhe i del përpara Jamanit, duke shpëtuar jetën e tij me një plàgosje të lehtë që ajo merr në krah. Idrisi tanimë largohet nga frìka se do jetë Jamani ai që do e vràsè.

Jamani i mjèkon plàgën Nanës por edhe e krìtikon atë se si hidhet pa menduar fare për Jusufin ndërkohë që Nana me vete thotë se u hodh pikërisht sepse mendoi për Jusufin. Ajo gjithashtu merr një krìtikë të madhe nga Idrisi, ndërmjet mesazheve, por me vendosmëri, Nana i përgjigjet duke i kujtuar se ajo e ka thënë që në fillim se nuk do vrìsnìn njeri por do e dòrëzonin para drèjtësisë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai që Jamani ende nuk e di se e ka, Aliu. Ai po vazhdon lojën për hir të gjendjes së Semrasë, kur merr një telefonatë nga Jamuri.

Për shkak të Semrasë, ai nuk i përgjigjet si zakonisht asaj në telefon dhe për më tepër, Jamuri dëgjon zërin e Dujgusë që po e pyet nëse do çaj. E irrìtuar, ajo u shkon pranë dhe i gjen me duart e kàpura me njëri tjetrin e unazat e vëna në gisht. Veçmas, Aliu dhe Dujguja ia sqarojnë situatën dhe Dujgu kërkon shumë ndjesë nga Jamuri, duke theksuar se gjendja nënës së saj është krìtike. Për të bërë për vete Aliun, Jamuri shpreh vetëm mirëkuptim dhe madje futet brenda në shtëpi për t’a vazhduar atë lojë.

AMANETI/ Nana plàgoset për të mbrojtur Jamanin

Jamuri telefonon Aliun pasi mëson nga kolegët e tij se ai dhe Dujgu kanë dalë njëherazi nga puna. Kur e telefonon, Dujgu po e pyet për një gotë çaji ndërsa Semraja për listën e të ftuarve në dasëm. Aliu as nuk i shpjegohet dot në telefon por e mbyll me aq, ndërsa Jamuri nuk qëndron dot në të njëjtin vend më por largohet nga puna për të shkuar pranë tyre. Në momentin që vjen Jamuri, Aliu dhe Dujguja ndodhen në prag të derës, me unazat e vëna në gisht dhe duart që ua bashkon Semraja.

Jamuri u shkon fare pranë por Aliu e prezanton para Semrasë si një shoqe të thjeshtë dhe veçmas, i shpjegon Jamurit situatën. Me sinqeritet, Dujgu i shkon pranë, i kërkon falje dhe i shpjegon situatën shëndetësore të nënës së saj. Jamuri shpreh mirëkuptim dhe për më tepër, futet brenda në shtëpinë e dujgusë, ku vazhdon të njëjtën lojë si me të tjerët, derisa vendosin të largohen dhe sërish, Aliu e falenderon për bashkëpunimin që tregoi. Në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Aliut, Jamani.

Ai dhe Nana shkojnë pranë mikut të veçantë të Jamanit, që ai e ka njohur pas vdèkjes së Seherit. Duke qenë një mjeshtër i rrallë dhe i pashpjegueshëm për orët, ai e rregullon edhe orën që Nana kishte kujtim nga e ëma e ndjerë. Pasi largohen që aty, Jamani merr një telefonatë nga Nedimi, të cilën e dëgjon edhe Nana. Ai tregon se ku ka gjetur gjurmë të personave që e kanë rrèmbyèr Jusufin dhe Jamani i drejtohet menjëherë asaj adrese, ku ndodhet Idrisi dhe Kazimi. Këto të dy, arrijnë t’i largohen nga sytë Jamanit.

Nana i shikon nga shkojnë por e gènjen Jamanin për drejtimin. Sapo Jamani rikthehet duarbosh, në vend kthehet edhe Idrisi që do t’i japë fund asaj lùftè me Jamanin. Ai drejton àrmèn për t’a vràrè por përpara i del Nana, e cila plàgoset lehtë për të shpëtuar Jamanin. Plàga mjèkohet lehtësisht por Jamani ende është i nèvrikosur që Nana u hodh pa menduar se kush do e mbronte Jusufin. Në momentet që flet për të, Nana merr një mesazh krìtikues nga Idrisi por ajo i rithekson se hàkmarrja do jetë duke e dòrëzuar Jamanin para drejtësisë, jo duke e vràrè.

PENDIMI/ Arzu lë amanet vajzen e saj tek Zejnebi

Ahmeti dòrëzohet në kòmisariat para Emresë, i cili vazhdimisht e pyet se ku është fshèhur Arzuja, edhe pse Ahmeti betohet se nuk ka aspak dijeni për të. Pasi kalojnë disa minuta, Ahmeti i tregon se i di rregullat dhe të drejtat e tij, ndaj e di mirë se Emreja nuk po e mban me të drejtë aty. Duke e paralàjmëruar se mund t’a pàdisë për shpërdorim detyre, Ahmeti e bën që t’ia heqë pràngat e t’a lërë të lìrë. Menjëherë pasi del nga kòmisariati, Ahmeri rikthehet në shtëpinë e tij, ku përpara i del Binura e alàrmuar.

Ajo i tregon për shpërnguljen e Meltemit në shtëpinë e tij dhe për më tepër, Ahmeti e gjen atë duke bërë not në pishinë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur ajo nuk i ka bërë asgjë Zejnebit. Ai e ballafaqon Meltemin për çfarë ka bërë por ajo nuk shfaq aspak pèndesë. Sa për shtëpinë që ajo pretendon të ketë nga Ahmeti, ky i fundit i rikujton se ajo ia ka kthyer mbrapsht vetë dhe tani nuk ka si shkon më atë, pasi ai e ka lëshuar me qera. I dètyruar, Ahmeti e mban në shtëpinë e tij, derisa ajo të gjejë një vend tjetër për të jetuar.

Në anën tjetër, Sinani merr një telefonatë pune, ku eprori tij e lajmëron se ai do shkojë në një tjetër mision, ku do qëndrojë për pak ditë larg shtëpisë. Kësaj rradhe, ai merr edhe aprovimin e Zejnebit e më pas largohet. Pas largimit të Sinanit, Zejnebi nis t’a ndjejë veten jo mirë dhe shpesh ka të vjella. Ajo kërkon një tèst shtatzènie nga shërbètorja e shtëpisë, e cila gëzohet shumë për të. Ende pa marrë një përgjigje, Zejnebit i troket dera. Në derë ndodhet Ahmeti, i cili merr fëmijët për t’i dërguar në plazh dhe me to largohet.

Menjëherë pas tij, në shtëpi troket Arzuja, e mbuluar në djersë, duke kërkuar të flasë me patjetër me Zejnebin. Me barkun tek goja, Arzuja rishpjegon versionin e saj për vitet që ka mbajtur Elifin dhe kërkon me përùlje falje nga Zejnebi. Zejnebi ia jep faljen pasi atë e kàpin dhìmbjet dhe në atë shtëpi sjell në jetë fòshnjën e saj dhe të Ahmetit, të cilën e quan Xhansu. Zejnebi e fal por edhe i kërkon asaj që të mos e lëshojë veten. Ndërsa Arzuja, e ndjen se po vdès, lë amanet vajzën tek Zejnebi dhe mbyll sytë.

PENDIMI/ Arzu vdès në duart e Zejnebit

Ahmeti del para Emresë për të dhënë deklaratën e tij për Arzunë por sado që e thekson se nuk ia ka idenë se ku ka shkuar ajo, Emreja sërish nuk e beson, e nènqesh dhe e mban aty, derisa Ahmeti i kujton se ai i di të drejtat e tij dhe lìgjërisht ai nuk ka asnjë të drejtë që po e mban aty, vetëm se është martuar me Arzunë. Dètyrimisht, Emreja e lejon të largohet dhe Ahmeti shkon në shtëpinë e tij. Binura e pret me làjmin bòmbè, se në shtëpinë e tij është akomoduar Meltemi dhe Ahmeti e gjen duke u larë në pishinë.

Meltemi hìqet sikur nuk ka bërë asgjë, madje e mbron gjithë skemën e màshtrimit që bëri. Megjithatë, prej tij, ajo kërkon çelësat e shtëpisë që njëherë i dha por Ahmeti tregon se atë shtëpi e ka lëshuar me qera, me kontratë që nuk e prìsh dot. I dètyruar, Ahmeti e pranon në shtëpi, por i betohet se në momentin e parë që do e shikojë duke e bèzdisur apo duke thënë ndonjë fjalë më tepër, do e nxjerrë jashtë. Ndryshe prej marrëdhënies së tyre tashmë të shkàtërruar, në anën tjetër ndodhet Kadiri dhe Munevveri.

Marrëdhënia tyre duket se po bën hapa përpara dhe Munevveri bën krahasimin e Kadirit, me moshën e Kiraçit, duke i theksuar vetes se pjekuria dhe vendosmëria e Kadirit nuk kanë të krahasuar. Ajo natë kalon me aq, ndërsa në mëngjesin e të nesërmes, vëllai i saj Sinani merr urdhërin për të shkuar në një tjetër mision pòlìcor, paketon një valixhe të vogël dhe me mirëkuptimin e Zejnebit, ai largohet. Pak çaste më vonë, në shtëpinë e tyre vjen Ahmeti, merr fëmijët për t’i dërguar në plazh dhe largohen.

Por dera do trokasë sërish. Kësaj here, për çudinë e madhe të të gjithëve, është Arzuja. Ajo është e mbuluar nga djersët por kërkon të futet brenda dhe vetëm të flasë me Zejnebin, prej të cilës kërkon të marrë falje për gjithçka që i ka shkaktuar. Ajo sërish i shpjegon versionin e saj të asaj historie por ende pa thënë gjë më tepër, e kàpin dhìmbjet e lindjes. Zejnebi përgatit vendin, pret vajzën e Arzusë dhe Ahmetit, të cilën Arzuja e quan Xhansu, i lë amanet unazën e saj dhe sapo merr faljen e Zejnebit, ajo mbyll sytë duke ia lënë vajzën amanet.

PREMTIMI/ Xhavidanës i dèshton plani kùndër Emirit dhe Rejhanit

Narini qëndron përballë Kemalit, e përlòtur për ikjen e saj dhe veçanërisht për Kemalin që nuk po thotë asgjë për situatën, prëveçse po interesohet nëse kùjdestaria e Masallit mund të cènohet nga largimi saj. Narini i tregon se është interesuar ajo mjaftueshëm dhe shërbimet sòciale e kuptojnë si dhe e pranojnë një situatë të tillë. Sërish ajo e pyet nëse ai ka diçka tjetër për të thënë, por më kot. Kemali vetëm e fton që sëbashku të shkojnë para shërbimeve sòciale për t’u thënë sikur vendimin e kanë marrë sëbashku.

Për hir të rolit si bashkëshortë të njëri tjetrit, ato shkojnë të kàpur nga duart, dalin përballë personave të posaçëm, i bindin se largimin e Narinit e kanë marrë si vendim sëbashku dhe më pas dalin që aty. I ftohtë, Kemali largohet për në punë dhe Narinin e lë të vetme. Edhe pse e lènduar nga Kemali, Narini i kërkon Erhanit që të takohen, për të diskutuar detajet e qëndrimit të saj në një vend të huaj si Berlini. Erhani pranon pa hezituar aspak dhe në atë takim, përveç detajeve që merr, Narini jep shumë falenderime.

Gjatë gjithë kohës që ajo flet, mendjen e ka tek Kemali ashtu si dhe Kemali tek ajo por para Erhanit shpreh falenderim për të, gjë për të cilën ai i thekson se ajo kurrë nuk ka përse t’a falenderojë apo të ndihet në bòrxh sepse ai gjithmonë do bëjë gjithçka për më të mirën e saj. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Rejhani me Emirin. Mes tyre nuk lind ndonjë shèrr për Gylsymin, ashtu siç Xhavidana shpresonte por bisedojnë me tone të ulëta e të qeta, për atë që ndodhi pak më parë në sallon.

Rejhani i tregon se u lèndua pasi iu kujtua koha kur ai e ka dètyruar t’i kërkonte falje Xhavidanës, edhe pse ajo nuk i kishte bërë asgjë. I ndjerë në tùrp nga e shkuara tij kùndrejt saj, Emiri nuk i thotë asgjë për bëmat e Gylsymit që ka parë me sytë e tij. Ai vetëm e përqafon fort, derisa ajo shkon të shohë si është Gylsymi po nuk e gjen aty. Ndërmjet një telefonate, Gylsymi i thotë se ka dalë të qetësojë pak mendjen por që nga ajo telefonatë, kalojnë shumë orë dhe nga panìku, Rejhani del t’a kërkojë, sëbashku me Emirin.

PREMTIMI/ Gylsymi zhdùket nga shtëpia

Rejhani qëndron para Emirit, e prekur për skenën që sapo pa. Ajo tregon se në atë moment, në mendje i erdhi koha kur ai e ka dètyruar t’i kërkojë falje nënës së tij, për një situatë ku ajo nuk kishte gisht fare. Emiri ende ndihet i tùrpëruar nga shumë gjëra që ka bërë në fillimin e martesës së tyre të parë, ndaj ul kokën dhe vetëm e përqafon Rejhanin, pa debàtuar fare për ato që ka parë Emiri tek Gylsymi. Kjo e fundit, si pjesë e planit që ka bërë me Xhavidanën, largohet nga shtëpia pa i thënë njeriu.

Rejhani e kërkon gjithandej, shumë e mèrakosur por kur nuk e gjen, ajo e telefonon. Gylsymi i përgjigjet por thotë vetëm se do qëndrojë pak kohë jashtë shtëpisë që të qetësohet nga ngjarjet. Koha kalon dhe nata bie, ndaj Rejhani nis të shqètësohet ende më shumë. Emiri e shikon ashtu të panìkosur dhe duke u përpjekur që t’a qetësojë, ai edhe e bind që të qetësohet pak më shumë, por koha kalon sërish dhe Gylsymi nuk duket gjëkundi, ndaj Rejhani nuk qëndron dot më në shtëpi dhe sëbashku me Emirin dalin për t’a kërkuar atë.

Në anën tjetër ndodhet xhaxhai Emirit, Kemali, i cili qëndron përballë Narinit, duke e dëgjuar atë në heshtje. Narini, e përlòtur para tij, tregon se arsyeja e largimit të saj është diçka e kuptueshme dhe e pranueshme për shërbimet sòciale që kanë në vëzhgim jetën e Masallit për kùjdestarinë e saj. Narini pret që Kemali të thotë diçka ndërsa Kemali mendon se Narini thjesht po ia mbàth pasi iu zbuluan gènjeshtrat. Megjithatë, atyre u duhet të përtýpin gjithçka dhe të shkojnë sëbashku në një institucion.

Para shërbimeve sòciale, atyre u duhet të shkojnë të kàpur dorë për dorë dhe t’i bindin se ka qenë vendimi i të dyve që Narini të largohet. Çdo gjë përfundon me sukses por sapo dalin që aty, Kemali largohet me jùstifikimin e punës dhe e lë Narinin të vetme në mes të rrugës. Narini shfrytëzon kohën e mbetur për të biseduar me Erhanin disa detaje të tjera të qëndrimi të saj në Berlin, si dhe për t’a falenderuar për gjithçka që ai bëri për të, por Erhani thekson se ajo asnjëherë nuk ka përse të ndihet në bòrxh kùndrejt tij.

Sekrete familjare/ Metini bie prè e kércénimit të babait të tij

Parla shikon nënën e saj që e lë mënjanë tràdhtinë e Osmanit dhe vendos të kthehet me të, por tani është Parla ajo që nuk e pranon diçka të tillë. Prindërit përpiqen t’a qetësojnë por zhgènjimi i saj është aq i madh saqë nga mllèfi, ulèret me zë të lartë që e gjithë lagjia t’a dëgjojë se çfarë túrpi ka bërë babai saj. Gjatë asaj kohe, Xhejlini, tezja e Parlës që është e vetmja që e kupton, merr rrobat nga shtëpia e Ilgazit dhe zhvendoset në zyrën që ka pasur me Enginin, bùrgosja e të cilit i ka sjellë një rehati të madhe shpirtërore.

Si etapë e fundit e asaj rehatie, Xhejlina shkon pranë várrit të Inxhit, ku deri më atë ditë nuk kishte fytyrë për të shkuar pasi vràsèsi endej i lírë. Që aty, Xhejlina do shkojë në punë. Ajo bën një veprim të paprítur për Ilgazin, duke u bërë avòkate e një të dyshùari që Ilgazi po merr në pyetje si prokùror. Ai i kërkon të mos bëjë gjëra që i fusin të gjithë në dyshìme sepse para të tjerëve janë ende të martuar, por Xhejlina nuk tërhiqet nga klienti që mori. Ajo i sugjeron Ilgazit të tërhiqet por as ai nuk e bën dot dhe vazhdojnë si kúndërshtarë.

Në ato momente, edhe babai i Ilgazit po përballet me një çudi të madhe. Në makinën e tij futet paprítur i ati, me të cilin nuk flet prej vitesh por tanimë ai mban në duar dorezat e Metinit që ka përdorur me Zaferin dhe makinën e larë në gjàk. Pakujdesia e Metinit i jep arsye që i ati t’a mund t’a kércénojë, ndaj dètyrimisht, Metini e pranon atë në shtëpinë e tij si i ftuar, për sa kohë që ai dëshiron. Paralèlisht, vràsèsi i Inxhit, Engini, dërgohet në qèli, ku gjëja parë që i bëjnë, është heqja tótalisht e flokëve.

Ai e përjeton mjaftueshëm réndë atë moment, por ende më réndë do përjetojë një dalje publike të prindërve të tij, ku flet vetëm i ati, ndërsa e ëma i qëndron të shoqit në krah. Jektai shpreh zhgénjimin nga i biri dhe kërkon falje nga familja víktímës, ndërsa Laçini vetëm tund kokën, duke mbuluar sytë me syze dielli. I vendosur për hákmarrje, Engini thërret tezen e tij si avòkate dhe ajo i sjell dosjet e çështjes së tij, pasi Engini pretendon t’a lírojë vetë veten që aty. Ai i tregon edhe për vendimin që të hákmerret ndaj të gjithëve, gjë që tezja tij e aprovon.

Sekrete familjare/ Xhejlina del kúndër Ilgazit

Engini dërgohet në bùrg dhe gjëja parë që bëjnë është që ia heqìn flokët fare, duke shkaktuar mllèf dhe lòt tek ai. Búrgosja e tij sjell një rehati të madhe tek Xhejlina, e cila fillimisht zhvendoset në zyrën që ato kishin të përbashkët, për të mos qëndruar më tek Ilgazi. Më pas, të nesërmen në mëngjes, ajo shkon pranë vàrrit të Inxhit, ku lë vëthin e saj që po e mbante vetë dhe thotë se tani mund të pushojë e qetë, pasi vràsèsi nuk po endet rrugëve. Prindërit e vràsèsit, Jektai dhe Laçini, do bëjnë një dalje publike para mèdiave për të birin.

Laçini thjesht qëndron krah tij pasi ai e ka détyruar, ndërsa Jektai flet, duke thënë se nuk e kishin menduar kurrë që djali i tyre i vetëm do u jepte një zhgènjim aq të réndë dhe se kërkon falje nga familja víktímës. Fjalimi i tij që ndiqet edhe nga Engini, shkakton një mllèf aq të madh, saqë ai thërret tezen e tij si avòkate. Tezja e tij kaçurrelëse, ka të njëjtin kárakter me Engin dhe e shoqëron në çdo hap. Ajo i ka sjellë dosjet e rastit të tij, pasi ai do t’a lírojë vetë veten nga búrgu. Për më tepër, ai i tregon asaj se do hàkmerret me të gjithë, përfshirë prindërit e tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër person i mllèfosur me babanë e tij. Ai është Metini, i cili prej vitesh nuk komunikon me babanë e tij dhe as që i ka prezantuar fëmijët, përveç Ilgazit. Babai i futet brenda në makinë në një moment tejet të paprítur dhe në dorë mban një qese me një palë doreza që kanë njolla gjàku. Ato janë dorezat që përdori Metini për Zaferin dhe makinën. Me atë kércénim në dorë, ai e dètyron Metinin që t’a pranojë në shtëpi si të ftuar, për të kaluar një kohë të konsiderueshme pranë tyre.

Djali i tij Ilgazi, atë mëngjes shkon në punë si përherë, por névrikoset kur mëson se Xhejlina është bërë avòkate e një personi që ai si prokùror, po e gjykòn. Ilgazi i thekson se janë ende të martuar dhe nuk duhet të dalin kúndër njëri tjetrit aq hapurazi në punë por Xhejlina nuk tërhiqet dhe e fton Ilgazin të hedhë ai hap mbrapa nga ajo çështje, por as ai nuk e bën. Paralèlisht, mbesa e Xhejlinës, Parla, po shkakton një skándal në lagje. Ajo nuk e duron dot që nëna e saj të rikthehet me babanë që e tràdhtoi ndaj mes lòtësh, ulèret që të gjithë t’a dinë trádhtinë e tij.