PREMTIMI/ Narini ndryshon planet e saj

Narini ndodhet brenda në makinë, në taksi, kur kupton se ajo nuk e përballon dot ikjen nga Kemali dhe jeta që ka krijuar prej pak kohësh me të. Ajo vendos të mos largohet dhe vendimin e saj ia komunikon me mesazh Erhanit, i cili përplàs çdo gjë që ka rreth e rrotull kur e lexon atë mesazh. Narini kthehet në shtëpi, në dhomën e saj, pa e ditur se Kemali ka vendosur ta kalojë natën në kompani, duke mos e pranuar as ai ikjen e saj. Vetëm mëngjesin e të nesërmes, dikush e mëson se ajo është kthyer.

Personi i parë është Shehrija, e cila futet në dhomë për të pastruar dhe mbetet gojëhapur kur e shikon aty. Nga gëzimi madh, ajo nuk e zgjon fare Narinin por nxiton për tek Oja, që t’i japë asaj làjmin e bukur. Ashtu si Shehrija, edhe Oja gëzohet po aq shumë. Sakaq, Narini zgjohet por nuk gjen njeri në shtëpi. Ajo shkon në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin e preferuar të Kemalit por kur vjen ai, ajo është në tùalet dhe ndonëse ai çuditet nga tavolina shtruar, sërish nuk e mendon opsionin që ajo të ketë ardhur.

Për më tepër, ai i dërgon mesazh Narinit për t’a pyetur nëse mbërritur dhe ngaqë Narini dëshiron të mbesë surprizë për të, i thotë që mbërriti në Berlin. Në anën tjetër, ndodhet një nga àrmìqtë e paktë të Kemalit. Ajo është Xhavidana, lìgësitë e të cilës vazhdojnë, edhe pse ajo ia arriti qëllimit që të qëndrojë në shtëpi e të mos shkojë në fermë. Kësaj rradhe, ajo dëgjon një bisedë mes Nigarit dhe bashkëshortit të saj, Seferit, nga të cilët mëson se unazën e saj e ka vjèdhur Nigari, Rejhani e ka mësuar dhe e ka falur.

Menjëherë në mendje i vjen një plan dhe atë plan e organizon bashkë me Gylsymin, në dhomën e Hikmetit, përpara tij. Sipas planit, Gylsymi do fshèhë në dhomën e saj një vàrëse me shumë vlerë materiale dhe shpirtërore, që i përkiste dikur nënës së Hikmetit. Për humbjen e asaj vàrëse, Xhavidana beson se Rejhani do vërë fàjtore Nigarin dhe kështu do shpëtojë edhe nga Nigari, edhe nga Rejhani që do gjýkohet për një vjèdhje që ka mbuluar. Frìka e vetme që Gylsymi ka, është që planet po i bëjnë në prezencë të Hikmetit por Xhavidana është e bindur që ai kurrë nuk do rikthehet në normalitet, ndaj nuk po rrezìkojnë.

AMANETI/ Nana shpëton Jamanin nga Kazimi

Jamani, Nana dhe Jusufi vijojnë të jenë në fermë, ku pàndehin të jenë vetëm ato dhe punonjësit, por Nana vëren nga larg Kazimin, krahun e djathtë të Idrisit. Pa e vënë re Jamani, ajo shkon pranë tij, e zë në një qoshe dhe ia heq nga dora àrmèn me të cilën ai donte të vrìstè Jamanin. Kazimi betohet se ka urdhër të prèrë nga Idrisi, prandaj Nana e telefonon vetë Idrisin. Ajo i rikujton se për sa kohë që ajo është në jetë, nuk do ketë vràsjè për t’u hàkmarrë për Azizin. Pasi mbyll telefonatë, ajo e dèbon Kazimin që aty.

Nana rikthehet pranë Jamanit dhe Jusufit, pranë të cilëve ndodhet edhe një prej punonjësve, Orhani. Ky i fundit, shikon Nanën dhe tregon që e mban mend atë që ka qenë në fermë edhe para pak vitesh. Orhani gjithashtu mban mend që ajo ka qenë e shoqëruar nga vëllai saj por për fat, nuk ia kujton emrin Azizit. Nana pànikoset e tëra dhe për të hequr strèsin, merr kalin e Jamanit për të bërë gjiro. Në një moment, ajo kupton se nuk po e komandon mjaftueshëm kalin dhe kështu futen në pyll, ku ajo nuk donte të futej.

Nana zbret nga kali por ai i largohet fare, duke e lënë në pyll, me rrugën të humbur dhe me kalin të humbur. Sapo nis të kërkojë fillimisht kalin, asaj i del përpara Jamani, mbi kalë. Në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Jamanit, Aliu. Ai dhe Dujgu mësojnë nga Jasemini se Semraja nuk ndodhet në shtëpi por është larguar, ia ka mbàthur. Askush nuk e di se pas asaj skeme qëndron Jamuri por megjithatë e telefonojnë për t’a pyetur nëse e ka parë gjëkundi. Jamuri gènjen dhe thotë se është larguar prej kohësh, pa e parë.

Ndërkohë Semraja, nèn trònditjen që Jamuri i ka shkaktuar, shkon në parkun e parë që gjen pranë shtëpisë. Një hàjdut që gjendet aty rastësisht, vëren të gjitha bizhuteritë e arta që Semraja mban veshur atë ditë. Ai tenton t’a marrë veçmas që t’ia vjèdhë por Semraja ulèret dhe dëgjohet tek një grup femrash që po bënin vrapin e mëngjesit. Ato e ndihmojnë dhe kështu Semraja shpëton e kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë, por duke refuzuar të flasë apo të tregojë se çfarë ia shkaktoi trònditjen.

AMANETI/ Nana për pak sa nuk zbulohet nga punonjësi i Jamanit

Semraja nuk i përballon dot fjalët e paprìtura dhe aq të rènda të Jamurit, prandaj largohet nga shtëpia, ashtu e turbulluar në mendime. Jamuri gjithashtu largohet dhe kur Aliu e telefonon për t’a pyetur nëse e ka parë Semranë gjëkundi, ajo gènjen dhe thotë se nuk e ka parë. Aliu me Dujgunë pa humbur fare kohë, dalin t’a kërkojnë Semranë, që ndodhej në një gjendje aspak të mirë. Semraja ndërkohë, ashtu e përhumbur, ulet në stolin e parkut më të afërt që gjen sapo del nga shtëpia.

Një person aspak i mirë, e shikon me vëmendje sepse e tërheqìn të gjithë bizhuteritë e arta që ajo mban veshur. Duke e marrë veçmas në një cep, ai tenton t’ia vjèdhë por Semraja ulèret nga frìka dhe në ndihmë i shkojnë të gjitha gratë që po bënin vrap pranë tyre, dhe hàjduti largohet pa marrë dot gjë. Semraja kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë, por mëse e lènduar. Si të mos mjaftonte, shkaktarja e gjithë asaj traùme, Jamuri, rikthehet gjithashtu në shtëpinë e tyre duke u hèqur sikur ishte shqètësuar shumë për Semranë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën dhe Jusufin që vijojnë të jenë në fermë. Por, përveç tyre dhe punonjësve, në fermë ndodhet edhe Kazimi. Ai është dërguar nga Idrisi që të vràsè Jamanin por Nana e shikon dhe i shkon pranë me shumë fùri. Në çast, ajo telefonon Idrisin, i rikujton se për sa kohë që ajo është në jetë, nuk do ketë vdèkje dhe me aq, ajo e dèbon edhe Kazimin që aty. Pasi merr veten nga situata që ndodhi, Nana kthehet pranë Jamanit dhe Jusufit, kur pranë u shkon një prej punonjësve, Orhani.

Orhani e ka mbajtur mend Nanën që para pak vitesh, kur ajo ka shkuar në atë fermë me Azizin. Ai ia thotë se e mban mend që ka ardhur me vëllanë por për fatin e saj, ai nuk e mban mend emrin e Azizit. Me aq, ai largohet, ndërsa Nana mendon të heqë strèsin duke marrë kalin e Jamanit për të kalëruar me të. Pak çak çastesh, ajo e humbet kontrollin e drejtimit të kalit, i cili futet në mes të pyllit, nga ku ajo nuk e di më rrugën e kthimit. Për më tepër, Nanës i ikën nga duart edhe kali dhe teksa e kërkon, Jamani kthehet duke kalëruar mbi atë kalë.