Shifra të pabesueshme, Gjesti thyen rekordin e Luizit pas daljes nga BBVA

Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke mbyllur kështu me sukses një rrugëtim plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pas momentit emocionues të fitores, Gjesti publikoi në Instagram videon ku shpallej fitues.

Ky postim ka grumbulluar mbi 4.5 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime, duke thyer kështu një rekord të rëndësishëm në historinë e “Big Brother VIP Albania”.

Për krahasim, Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBVA, i cili gjithashtu publikoi momentin e fitores së tij në Instagram, ka arritur deri më sot 2.9 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime në atë postim.

Ndërkohë, fituesit e edicioneve të tjera, Ilir Shaqiri (BBVA 1) dhe Egla Ceno (BBVA 3), kanë shifra dukshëm më të ulëta në postimet e tyre përkatëse, duke e bërë Gjestin numrin 1 në këtë rekord të veçantë.

Ky sukses në rrjetet sociale tregon edhe një herë mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas përfundimit të spektaklit.

Pas 184 ditësh në BBV, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, nga ku u shpall dhe fitues i çmimit të madh, Gjesti është rikthyer në fshatin Pavlan, ky i fundit një emër i dëgjuar për publikun pasi Gjesti shpeshherë e ka përmendur gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Rikujtojmë që Gjesti lufoi për çmmimin e madh me Rozana Radin ku kjo e fundit u rendit në vendin e dytë.

Në vend të tretë u rendit aktori Laert Vasili si dhe në vend të katërt Egli Tako.

Laert Vasili habit me komentin për shuplakën e Jozit: “Ktij bravo i qoftë…”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.

Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.

“Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.

Pritet të shihet të shtunën se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Grindje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: “Sapo të dal jashtë do të…”

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania, por tensionet në shtëpi nuk kanë të ndalur. Një nga përplasjet më të fundit ka ndodhur mes dy banorëve, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.

Shkak për përplasjen u bë një koment i këngëtarit në lidhje me pamjen e jashtme të Eglit, çka e bëri atë të ndjehej e lënduar dhe të reagojë me tone të larta.

Situata agravoi më tej, kur Gjesti nuk ngurroi t’i përmendte jetën e tij jashtë shtëpisë, duke thënë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq.”

Në nervozizëm e sipër Gjesti u shpreh: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, sapo të dal, bllok e ke nga unë. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Gjesti dhe Egli më të lumtur se kurrë, reagon Xumi: “Ekziston…”

Aktori Xum Allushi, në një dalje televizive ka folur për lojën e tij brenda shtëpisë, duke përfshirë raportin e tij me Egli Takon.

Ish-banori është shprehur se mes tij dhe Eglit nuk ka pasur asnjë raport, por shtoi se ka pasur vetëm respekt për të dhe nuk e ka ulur si person.

Deklarata e Xumit:

Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di.

Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam. Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta por dua të them vetëm diçka që ekziston Karma.

Pas goditjes së Gjestit, Jozit i ndodh e papritura

Përkundrazi, në rrjetin social Instagram, ai po përjeton një rritje të konsiderueshme të ndjekësve. Dyshimi nëse ky interesim është rezultat i skandalit apo thjesht një rastësi është në qendër të vëmendjes publike.

Para incidentit, Jozi kishte 56,500 ndjekës, ndërsa sot profili i tij numëron 75,000 ndjekës.

Kjo do të thotë se ai ka fituar afro 10,000 ndjekës më shumë brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe përkundrejt një momenti që tronditi publikundhe vetë produksionin.

Kjo rritje ka ngjallur reagime të përziera. Disa ndjekës shprehin shqetësim dhe kritikojnë sjelljen e tij, duke kërkuar që figura të tilla të mos marrin më hapësirë në ekran.

Kjo është një reflektim i qartë i ndjenjave të ndjekësve, të cilët e shprehin revoltën e tyre përmes komenteve në rrjetet sociale.

Por, në të njëjtën kohë, ka edhe një realitet tjetër që pasqyrohet: ai i shifrave në Instagram, që flasin për një interes të rritur ndaj personazhit të përfolur. Ka disa që e shohin këtë rritje si një formë të marketingut, e cila, edhe pse e shoqëruar me dhunë, ka krijuar një lloj tërheqjeje për publikun.

Në raste të tilla, lind natyrshëm pyetja që shpesh përmendet në botën e spektaklit dhe rrjeteve sociale: Ishte skandal apo marketing i paqëllimshëm? Pavarësisht se si e shohim situatën, është e qartë se ngjarjet e tilla krijojnë tension dhe diskutime në mes të publikut.

Surprizë! Dasmë në BBVA, Gjesti dhe Egli sonte…

Sonte, më 14 prill 2025, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli Tako dhe Besart “Gjesti” Kelmendi do të organizojnë një ceremoni dasme, duke ndjekur traditën e spektaklit për të festuar lidhjet romantike mes banorëve.

Ngjarja vjen pas një periudhe të ngarkuar për çiftin, përfshirë një incident të fundit ku Gjesti u përfshi në një konflikt fizik me një tjetër banor. Megjithatë, Egli dhe Gjesti kanë vendosur të përforcojnë lidhjen e tyre përmes kësaj ceremonie simbolike.

Ceremonia e dasmës do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:30, duke i ofruar publikut një moment festiv dhe emocional në kuadër të spektaklit.

Nuk shkoi në finalen e BBVA, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

Moderatorja Gerta Gixhari, përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Albania”, duke arritur deri në gjysmëfinale. Edhe pse nuk shkoi në finale, ajo e cilësoi eksperiencën si një fitore në vetvete, falë dashurisë dhe mbështetjes së publikut. Në një postim në Instagram, moderatorja u shpreh mirënjohëse për gjithë mbështetjen.

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj.

Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund”, shkruan ajo ndërsa falenderon veçanërisht edhe produksionin që i dha mundësinë të ishte pjesë e formatit.

Për Gertën, ndonëse loja në “BBVA” mori fund, ajo thekson se ka fituar më të rëndësishmen: dashurinë e publikut. Moderatorja u bë pjesë e formatit që prej fillimit dhe ishte një nga lojtaret më të forta të këtij sezoni, duke “i mbijetuar” më shumë nominime se kushdo tjetër.

Gjesti rrëfen momentin më të vështirë në BBVA: “Nuk mund të shihja e as të flisja kur…”

“Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion. Ku katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit.

Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpi. Si dhe nuk ka lënë pa përmendur momentin e tij më të vështirë:

Më e rënda është prej izolimit, prej ditëve brenda dhe ngarkesës së madhe dhe ngjarjes me Eglin që ka ndodh, nuk kam qenë i lumtur, se unë kam pas gisht aty. Pas daljes së Eglit kam qenë i ngarkuar, e humba shikimin, nuk mund të shihja dhe nuk mund të flisja… çdo gjë më dukej e ngadaltë.
Aty kam dashur të dorëzohesha… Kur nuk jam dorëzuar në atë moment, e di që nuk dorëzohem kurrë.

Elona: A ndihesh i lumtur që e ke superuar dhe ke ditur të ri-ngrihesh?

Gjesti: Shumë i lumtur, jam krenarë që kam treguar Besartin e vërtetë, ndoshta as familja ike nuk e ka ditur. Më vjen mirë që i kam treguar publikut anën time, si nervoz, si i zemëruar, si i gëzuar, të gjitha.
I kam dhënë gjithçka kësaj shtëpie besoj, me shumë mund… arrita në finale dhe pse erdhi me gjëra që nuk duhet të ndodhnin.

Dhunë ndaj femrave dhe burg, ja e shkuara e errët e Joz Markut

Pas incidentit në Big Brother VIP Albania 4, ku Jozef Marku (i njohur si Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, janë zbuluar informacione shqetësuese për të kaluarën e tij.

Një ish-partnere e tij e ka denoncuar për dhunë gjatë bashkëjetesës në Zvicër, çka ka çuar në burgimin e tij nga viti 2020 deri në 2023.

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Ekspertët zviceranë theksojnë se dënimet e rënda me afat të gjatë aplikohen në rastet recidiviste me prova të forta të dhunës ndaj femrave.