AMANETI/ Jamani nuk ja del ta mbrojë Nanën

Jamani ndodhet në makinë me Nanën kur fare paprìtur u ndalon një makinë, nga e cila dalin disa burra të àrmàtosur. Jamani e kupton se është kùrth për të, prandaj merr àrmèn dhe del jashtë për përballje por në një moment fare të paprìtur, një prej tyre rrèmbèn Nanën. Jamani u shpëton atyre prej duarve por Nanën nuk e shpëton dot. I panìkosur, ai lajmëron menjëherë Xhengerin, i cili ndodhet në shtëpi me gjithë punonjësit e tjerë por shqètësimi Jamanit është që Jusufi të mos mbesë vetëm.

Lajmërimi i Jamanit i trishton të gjithë, përveç Ajnurit, e cila është shumë e lumtur që më në fund do ketë pak hapësirë mes saj dhe Jamanit, pa Nanën që sillet rreth e rrotull duke shoqëruar Jusufin. Ndërkohë, àrmìku i Jamanit për të cilin Jamani nuk ka aspak dijeni dhe që i është krijuar në mënyrë të pàdrejtë nga rrèngjet e Idrisit, e pàndeh Nanën sikur është e dashura e Jamanit. Pa e ditur as lidhjen e ngushtë familjare të Nanës me Idrisin, ai e telefonon edhe Idrisin për t’i thënë se çfarë ka arritur, kë ka rrèmbyèr.

Idrisi, ndonëse shòkohet, e komplimenton atë dhe i sugjeron t’a shfrytëzojë sa më mirë atë situatë. Por Nana nuk qëndron duarkryq. Ajo krijon një plan shumë të shpejtë ndërmjet të cilit arrin të shtrijë në tokë rrèmbyèsin e saj, të cilit i merr edhe telefonin. Ajo mendon të telefonojë Jamanin por nuk e bën dhe madje e krìtikon veten që pretendoi të shpëtohej nga vràsèsi i vëllait. Rrjedhimisht, ajo telefonon Idrisin por ky i fundit, duke mos dashur fare që ajo të shpëtojë, hìqet sikur nuk ka valë telefoni dhe nuk po e dëgjon mirë.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Dujgu. Ajo dëgjon fare rastësisht një bisedë mes Sulltanës dhe Aliut, ku ky i fundit aprovon dýshimet e Sulltanës se ai ende ndjen për Dujgunë dhe shpejt do ndahet nga Jamuri. Edhe pse ajo që dëgjon ka një rëndësi të madhe, Dujgu nuk lumturohet sepse mendon që Jamuri është me të vërtetë shtatzènë. Jamuri ndërkohë, nuk heq dorë kurrsesi nga Aliu. Ajo i shkon në zyrën e tij të punës, ku i jep një dhuratë të shtrenjtë dhe gjithashtu e fton për të drekuar në restorant, por Aliu e refuzon.