AMANETI/ Jusufi nuk gëzohet aspak nga surpriza e Jamanit

Koraji ia del qëllimit të tij, që të shkojë në shtëpinë e Aishes për të festuar ditëlindjen e tij por para se të mbërrijë ai në shtëpi, Aisheja merr një telefonatë nga Feriti. Ky i fundit i tregon për një operacion që ka dalë në mënyrë urgjènte dhe ajo duhet t’i bashkohet, ndaj dètyrimisht, për shkak të punës, Aisheja pranon. Koraji i shikon duke u larguar sëbashku në makinë dhe nèvrikoset së tepërmi, por e përmban veten. Ai futet brenda në shtëpi sëbashku me vajzën e vogël dhe dadon, duke pritur Aishen.

Aisheja do vonohet shumë më tepër ngase ato pàndehnin. Fillimisht ndodhet në operacion, në kërkim të màfìozit që do kàpnin por kësaj rradhe, ai tregohet më i shpejtë dhe arrin t’i zèrë të dy brenda një dèpoje nga e cila nuk dalin dot vetë, pa ua hapur dikush derën nga jashtë. Aisheja nuk duron dot të qëndrojë në të njëjtin vend me Feritin, sepse pavàrësisht viteve, plàga e saj vijon të kullojë. Ashtu siç ajo nèvrikoset shumë nga qëndrimi saj aty, edhe Koraji nèvrikoset shumë që ajo nuk vjen dot në ditëlindjen e tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana me Jusufin. Për këtë të fundit, në shtëpi do vijë një porosi e madhe me rrobat e reja që Jamani ka porositur për të por për shkak se daljet e tij janë shumë të rralla dhe të lìmituara nga Jamani, Jusufi thotë se nuk kanë ç’i duhen rrobat, pasi në shtëpi do qëndrojë pjesën më të madhe të kohës. Nana nuk e lejon të mërzìtet dhe për t’a sjellë atë në humor, vendosin që të dy t’i provojnë të gjithë rrobat. Nga fundi, Jusufi kërkon aparatin fotografik që ndodhet në zyrën e xhaxhait të tij.

Nana shkon t’a marrë por pavàrësisht se nuk bën asgjë përveçse kërkon aparatin, Jamani i përgjigjet si mos më kèq, ndaj ajo i kërkon që ai të anàlizojë sjelljen e tij, pasi nuk është normale që të ketë një zemërìm të tillë, pa i bërë asgjë. Mbi atë zemërìm, do i flasë edhe psìkologia e Jusufit. Pas një anàlizimi shumë të detajuar, ajo i kërkon që të jetë më i kujdesshëm me Nanën dhe të gjejë një rrugë komunikimi me të, pasi tènsioni mes tyre vetëm sa do shtojë traùmatizimin e Jusufit që në një moshë të vogël ka humbur shumë persona.