AMANETI/ Nana nuk e ka vràrè Idrisin

Gruaja që la amanet djalin e vogël tek Feriti, po e ndjek atë nga pas për të parë se si po e trajton ai fëmijën. Ajo është e sëmurë dhe me vete ndihet shumë keq që po i ngarkon një përgjegjësi të tillë Feritit por po e bën sepse nuk i beson askujt tjetër për t’ia lënë fëmijën amanet pasi të vdèsë. Brenda në shtëpinë e Feritit, Aisheja gjithashtu po kujdeset për fëmijën, pa e ditur fare se i kujt është ai fëmijë. Ajo shikon që Feriti po kujdeset maksimalisht për atë fëmijë si dhe mëson se Feriti po kërkon gruan që i dërgoi dhurata anonime.

Aisheja pandeh të ketë diçka me të dhe bindet se ai ka diçka me të, kur e dëgjon fëmijën e vogël duke e i thënë Feritit ” të lutem mos më braktis, baba”. Feriti shikon Aishen që e dëgjoi atë fjalë dhe nxiton pas saj për t’i shpjeguar se ai nuk është fëmija tij.  I vogli e dëgjon dhe i lénduar nga biseda e të rriturve, ia mbath nga shtëpia. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, që futet në dhomën e saj dhe teksa shikon dorën me gjàk, kujton momentin para Idrisit, kur nuk ka mundur dot t’a vràsè atë sepse ka zgjedhur të jetë motra e mirë e Azizit, jo vràsèse.

Mirësinë e Nanës Idrisi ka tentuar t’a përdorë kúndër saj dhe me àrmèn që Nana kishte në dorë, ka tentuar t’a vràsè atë por ajo nuk e ka lejuar. Në përfundim, Idrisi thjesht është plàgosur në krah por për shkak se Nana i është betuar se do e denòncojë në polìci për vràsjèt që ka kryer, Idrisi tani po fshihet. Për më tepër, Nana është informuar mbi pasurinë që i ka trashëguar Azizi dhe Idrisi nuk ka as para për t’u fshehur në ndonjë vend me kushte të mira. Nana fshin lòtët nga ngjarja që kujton, dhe i hap derën Jamanit që po troket.

Ai kërkon të dijë se çfarë po fsheh ajo dhe si qëndron e vërteta e dorës së plàgosur por sërish nuk merr dot përgjigjen e vërtetë. Çaste më vonë, të gjithë zbresin për të ngrënë drekën, sëbashku me Jusufin. Para stafit dhe familjen, Jusufi i thotë në mënyrë të pafajshme Nanës se xhaxhai i tij Jamani tanimë e do shumë fort. Fjalët e Jusufit i shokojnë të gjithë, vënë në siklet Jamanin dhe mërzisin pafund Ajnurin. Megjithatë, Jusufi e shpjegon, se si xhaxhai i tij ka thënë se Nana është pjesë e familjes së tyre.