AMANETI/ Seheri shpëton jetën Azizit në momentin e fundit

Seheri nuk qëndron dot duarkryq pasi shikon Jamanin duke dalë me aq fùri nga shtëpia. Atë e pùshton frìka se Jamani mund të mos e kontrollojë mllèfin dhe rrjedhimisht mund të kthehet në një vràsès, prandaj i përgjèrohet Xhengerit që t’ia tregojë adresën se ku do takohet Jamani me Zijain. Pas shumë përgjèrimeve të Seherit, Xhengeri i tregon dhe ajo niset menjëherë. Gjatë asaj kohe, Jamani i është vénë nga pas Azizit ndërsa ky i fundit vrapon që të shpëtojë prej tij, por nuk ia del dot.

Jamani e ndalon me ármén që mban në dorë dhe ia drejton mu në kokë, për t’i dhënë fúnd Azizit. Teksa ky i fundit flet, Jamani vëren orën që ai mban në dorë. Azizi e ka vënë pasi vëllai i tij Idrisi ia ka dhënë gjòja në formë shpërblimi, duke e gènjyer se gjòja ajo orë ka qenë dikur e babait të tyre, por në të vërtetë, ajo orë dikur ka qenë e vëllait të ndjerë të Jamanit, babait të Jusufit, Jalçinit. Jamani humbet torùan sepse bindet që Azizi e ka vràrè edhe Jalçinin, prandaj nuk heziton më për t’a vràrè.

Në momentin e fundit, pranë tyre shkon Seheri. Ajo i përgjèrohet Jamanit të mos e çojë dèm jetën në bùrg dhe e merr që aty. Jamani e krítikon për ndërhyrjen ndërsa ajo i kujton fjalën që ai i ka dhënë, se do ishte gjithmonë pranë familjes. Ashtu si më përpara, Seheri i vendos kusht Jamanit, nëse do të qëndrojë pranë familjes apo të mos ketë fare familje, pasi ato nuk e meritojnë të dèrgjen për të pasi ai të përfundojë në bùrg. Ndërkohë, vëllai tij, Zijai, nuk di asgjë mbi çfarë po ndodh mes tyre.

Ai është kokë e këmbë i dashuruar pas Çiçekut, prandaj i shkon asaj pranë teksa ajo ndodhet në kuzhinë pranë të tjerëve, dhe i kërkon të martohen sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që Çiçeku e pranon. Sakaq, në anën tjetër, Aliu po kontrollon për shtëpi, për vete dhe Dujgunë, kur kjo e fundit merr një làjm shumë të rèndë. Dóktoresha i shkon pranë për t’i treguar me shumë kéqardhje se për shkak të plágës që thíká i ka shkaktuar, ajo nuk do mund të bëhet kurrë nënë. Làjmi bie si bòmbè për Dujgunë, por ajo nuk e ndan me Aliun.