Sekrete familjare/ Ilgazi bëhet një ndër të dyshuarit për vrasjen e Enginit

Vajza e vogël, Melikeja, vrapon pas Ilgazit dhe Xhejlinës kur ato dalin nga shtëpia dhe u kërkon me përgjërim e lot, që të mos e largojnë nga ajo familje. Ajo u shpjegon se kush janë prindërit biologjikë dhe ato që e kanë rritur, ndaj dhe Ilgazi e investigon ngjarjen edhe me emocion, përveçse me ftohtësi. Së fundmi, pa e diskutuar fare me Xhejlinën dhe pa i treguar detajet e reja që ka mësuar, ai ia jep Melikenë atyre në gjyqìn që zhvillohet për to. Por çështjet për Ilgazin nuk mbyllen aty.

Jektai troket në zyrën e Parsit, i shoqëruar edhe nga Seda. Ato hedhin dyshimet e tyre të reja mbi vràsjèn e Enginit, duke thënë se doreza për meshkuj që është gjetur në vendngjarje, mund t’i përkasë Ilgazit, pasi ai, për të mbrojtur Xhejlinën, mund të ketë lënë mënjanë parimet e tij dhe e ka ndihmuar duke hequr provat nga vendngjarja. Për këtë, ato kërkojnë investigim të posaçëm dhe Parsi detyrohet t’a pranojë. Biseda e tyre, do ndërpritet nga një e shtènë àrmè që bën zhurmë sa për t’u dëgjuar në gjithë godinën.

Parsi del menjëherë të shikojë dhe trònditet nga ajo që shikon; Nevaja është plàgosur me plùmb në krah, nga personi të cilit i dha gjykimit atë ditë në gjykatë. Ai e merr që aty, e mjekon dhe mëse i shqetësuar, e dërgon në shtëpinë e tij që të mund të kujdeset për të. Parsi kërkon shumë falje nga motra e tij për gjithçka që ka ndodhur së fundmi mes tyre, duke theksuar faktin që nuk do e kishte përballuar jetën nëse asaj do i kishte ndodhur diçka serioze në atë seancë gjyqsore. Ashtu si Parsi, edhe Neva kërkon falje.

Të dy pajtohen me njëri tjetrin dhe më pas, Parsi del nga shtëpia. Duke mbetur e vetme në shtëpi, Neva telefonon Xhunejtin me video, i cili gjithashtu shqetësohet shumë për plùmbin që ajo ka marrë. Ndërkohë, Parsi shkon sëbashku me Erenin në shtëpinë ku po jeton Ilgazi me Xhejlinën. Pas një qëndrimi për një kohë të gjatë mes miqsh, Parsi u tregon atyre për padínë e Jektasë dhe ato e falenderojnë, për transparencën. Paralelisht, një tjetër person kërkon transparencë. Ajo është Ajlini, e cila nuk e beson Zymrytin që thotë se fëmijën e ka nga bashkëshorti saj, prandaj i kërkon të bëjnë analizat e duhura për t’a zbuluar.

Për familjen time/ Omeri i shpëton jetën Suzanës

Akifi ia del të shpëtojë edhe njëherë para se Nebahati t’a zèrë duke e tràdhtuar dhe e gjitha kjo, falë Erhanit. Nebahati mbetet e vetme në dhomën ku mendonte se do gjente Akifin me Suzanën, prandaj dhe e telefonona të por Akifi hìqet sikur është në punë. Gjithë atë skenë, Nebahati e merr si një tàllje të Suzanës ndaj saj. Suzana në ato momente, po telefonon djalin e saj biologjik dhe të vetëm, Omerin. Ky i fundit ndodhet me xhaxhanë e tij pranë kur e merr Suzana në telefon dhe të dy lumturohen, duke menduar se ajo po e fton për t’u afruar me njëri tjetrin.

Pa humbur fare kohë, Omeri nxiton për tek Suzana në kompani por përballet me një situatë mëse të papritur, sepse Suzana e pret me një avòkat dhe kërkon nga Omeri që ai të firmosë një letër ku do pranojë të mos përfitojë asnjëherë nga pasuria e saj. Omeri e firmos pa hezituar por qàn me lòt teksa pyet përse e shikoi të nevojshëm një pòshtërim të tillë. E ftohtë, Suzana i kundërpërgjigjet me faktin që do e hidhte në gjýq për atë pasuri por Omeri i betohet se nuk ka aspak dijeni për diçka të tillë dhe Suzana e beson.

Ajo i tregon për bisedën që bëri me Shengylin si dhe për faktin që ajo i ka treguar Nebahatit e Akifit për lidhjen mes tyre. Omeri ndihet më i tràdhtuar se kurrë nga Shengyli që e konsideron familje dhe kur Orhani e telefonon për t’a pyetur se si vajti takimi, Omeri i rrëfen të gjitha, ashtu mes lòtësh. Orhani trònditet i tëri, ballafaqohet me Shengylin që nuk e mohon dot çfarë ka bërë dhe nuk e lejon as të jùstifikohet siç ajo bën gjithmonë. Pas shumë ofèndimeve, Orhani i thotë fjalët që e bëjnë të largohet nga shtëpia me valixhe në dorë.

Ai i thotë se ia ka sosur aq shumë durimin saqë do e divòrconte po të kishte paratë e mjaftueshme për të pajtuar një avòkat e për të hapur gjyqìn. Shengyli i drejtohet shtëpisë së Nebahatit për t’u strehuar tek ato, ndërsa Nebahati në ato momente, sapo i ka rrezìkuar jetën Omerit. Suzana i ka treguar Nebahatit mesazhet me Akifin si vërtetim për takimin që kishin lënë në hotel dhe nga mllèfi që i krijohet brenda vetes, ajo tenton t’a zèrë Suzanën me makinë por Omeri e shikon dhe duke shpëtuar Suzanën, përplàset për vete.

Për familjen time/ Omeri sakrìfikon veten për të shpëtuar nënën e tij

Akifin e lajmëron Erhani se Nebahati i është afruar hotelit ku ai do takohej me Suzanën ndaj Akifi ia del që të largohet në kohë nga hoteli. Nebahati e telefonon pasi e gjen dhomën bosh dhe Akifi i përgjigjet menjëherë, duke u hèqur sikur është në punë. Gjatë asaj kohe, djali i tyre Doruku, po lumturon pafund Asijen, me gjestin fisnik të punës modeste që ai ka pranuar, vetëm për të qenë pranë saj. Larg tyre, ndodhen motra e Dorukut dhe vëllai i Asijes, nën shoqërimin e Ogulxhanit që dëshiron të bëhet aktor.

Ato e shoqërojnë por stafi i xhirimeve, merr Kadirin si model dhe jo Ogulxhanin. Ende më larg tyre, ndodhet Omeri. Ai po bisedon me xhaxhanë e tij, Orhanin, kur merr një telefonatë të paprìtur nga nëna biològjike, Suzana, e cila i kërkon të takohen në zyrën e saj. Orhani entuziasmohet duke menduar se ajo po hedh një hap drejt tij por Suzana po hedh një hap gjigand kùndër tij, duke i kërkuar të firmosë një letër ku ai do pranojë që nuk do marrë asnjëherë asnjë pjesë nga pasuria e saj. Omeri, ofèndohet pafund nga ajo kërkesë.

Ai nuk e kupton përse ia bëri një ùlje të tillë kur ai as që e ka menduar për një çast të vetëm pasurinë e saj, prandaj Suzana i tregon për Shengylin dhe bëmat e saj. I lènduar pafund, Omeri i përgjigjet telefonatës së xhaxhait të tij që po pret i entuziasmuar ndonjë lajm të mirë dhe tmèrrohet kur Omeri i tregon çfarë ka bërë Shengyli; edhe që i ka treguar Nebahatit se Omeri është djali i  Suzanës edhe që i ka thënë se do ia marrin pasurinë me gjýq. Duke marë shkas nga ato dy gjëra të rènda, Orhani i jep fund durimit ndaj Shengylit.

Ai i ùlëret, nuk e përmban më veten dhe e ofèndon pafund, duke e lènduar më së shumti kur i thotë se e vetmja arsye që nuk e divòrcon dot, është se nuk ka para për të hapur gjýq e për të marrë avòkat. Shengyli e lènduar, merr valixhen dhe largohet nga shtëpia. Sakaq, Nebahati tek e cila Shengyli strehohet, e humbet torùan kur Suzana i tregon mesazhet me Akifin dhe i vihet asaj nga pas për t’a zènë me makinë por Omeri e shikon dhe i del përpara, duke rrezìkuar jetën e tij për Suzanën. Kjo e fundit, tmèrrohet nga situata dhe me nxitim dërgon Omerin në spìtal.

AMANETI/ Nana çuditet nga interesi i Jamanit për të

Jamani rikthehet në spítal por një kèqkuptim i një bisede mes dy inférmierëve që po flasin për një pacíente, do shkaktojë një pànik shumë të madh tek Jamani. Ai mendon se po flasin për Nanën, ndaj dhe nxiton për tek ajo, me një frymë. Nana çuditet nga fùria me të cilën ai hap derën ndaj dhe Jamani e shpjegon veten dhe fríkën e tij për të, duke shkaktuar kështu një heshtje ende më të madhe mes tyre. I ndjerë në siklet, ai zbret në kantinë me justifikimin se do marrë çaj dhe për gjatë atyre minutave, Nana merr një telefonatë tejet të papritur.

Numri që i ka dërguar mesazh duke iu zotuar se e ka me video momentin e vràsjès së vëllait të saj, tani e telefonon për t’i thënë se mund t’ia dorëzojë videon në këmbim të një milion dollarëve. Nana shòkohet nga shuma, pasi nuk është në dijeni se gjithë pasurinë ia ka lënë asaj Azizi. Prandaj dhe i betohet personit në telefon që nuk i ka aq para pasi po t’i kishte, do ia jepte pa hezituar, mjafton të zbulonte vràsèsin e vërtetë të vëllait. Ai mbyll telefonatën dhe kupton se Idrisi ka vënë dorë në atë çështje, ndaj dhe Nana nuk e di sa e pasur është.

Për këtë, ai nis menjëherë invèstigimet. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili bie në kùrthin e Korajit dhe veterinerit, ku ky i fundit i del para për t’a ngàcmuar për fotografinë me vajzën e vogël që Feriti mban në bllok dhe ai e kishte parë. Në atë fotografi ndodhet Doaja, për të cilën veterineri e pyet edhe nëse ajo është vajza tij. Feriti e grùshton një herë dhe pasi e hèdh në tokë, largohet, pa e vënë re që Koraji po e filmon gjithë situatën. Që aty, Koraji dhe veterineri shkojnë para një tjetër personi që e paguajnë që t’a rràhë veterinerin.

Me krahun e thyèr dhe fytyrën e dëmtùar, ai shkon në kòmisariat dhe denòncon Feritin, duke treguar edhe videon si provë. Eprori i Feritit menjëherë e heq nga puna, ndonëse Feriti i thotë se i kanë bërë kúrth. Ashtu si eprori, as Aisheja nuk beson në pafàjësinë e tij, por Vollkani beson. Prandaj, para Vollkanit, Feriti tregon gjithë historinë si dhe i kërkon Vollkanit të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të mbrojtur Doanë pasi e ka parë shikimin e sëmùrë të veterinerit dhe ai nuk do ndalojë me aq për hàkmarrjen e tij.

AMANETI/ Nana merr një tjetër telefonatë anonìme

Veterineri që u përbetua për hàkmarrje ndaj Feritit, bën planin me Korajin dhe në bazë të planit, ai i del para Feritit për t’a ngàcmuar mbi fëmijën që Feriti mbante në fotografi, brenda bllokut të tij personal. Feriti humbet torùan nga ai ngàcmim dhe e gòdet me grùsht. Sapo veterineri bie në tokë, Feriti largohet duke e lënë aty por atë skenë e filmon Koraji me telefonin e tij. Që aty, ato shkojnë para një personi të fortë që e paguajnë që t’a rràhë shumë veterinerin, aq sa ia thyèn krahun dhe e shpèrfytyron.

Me të shkuar në atë gjendje, ato mbërrijnë në kómisariat dhe denòncojnë Feritin, si personin që gjòja e katàndisi në atë gjendje. Eprori i Feritit, e heq menjëherë atë nga puna, duke mos e besuar Feritin që nuk e ka bërë ai. Ashtu si eprori, as Aisheja nuk e beson. Mirëpo, qëllimi kryesor i Feritit është mbrojtja Doasë. Ai bisedon vetëm me Vollkanin, të cilit hapurazi i thotë se e ka parë nèverinë me të cilën ai e ka përmendur vajzën e vogël në foto, prandaj nuk do e lërë me aq por do hàkmerret në lidhje me të dhe ato e kanë për detyrë që t’a mbrojnë.

Vollkani e merr parasysh këshillën ndërsa Feriti del nga kòmisariati dhe i drejtohet menjëherë veterinerit, të cilin arrin t’a gjejë dhe t’i japë një të rràhur, meqë shpífja tij i kushtoi punën. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani. Ai rikthehet në spítal për t’i qëndruar pranë Nanës por rastësisht dëgjon një bisedë mes dy infèrmierëve që po flasin për një pacìente. Ai ngàtërrohet, pàndeh se po flasin për Nanën dhe fríkësohet me idenë se ajo është përkèqësuar dhe mund t’i ketë ndodhur diçka e rèndë.

Ai futet në dhomë me fúri dhe pasi e shikon atë shëndoshë e mirë, shpjegon arsyen e fùrisë së tij. Në ato pak çaste që Jamani zbret në kantinë për të marrë çaj, Nana merr një telefonatë nga numri që i ka premtuar se do ia ofrojë me video vërtetuese vràsèsin e vërtetë të Azizit por për këtë kërkon plot 1 milion dòllarë. Nana betohet që nuk ka fare para për t’i dhënë atij e aq më tepër atë shumë që ai kërkon, ndaj ai mbyll telefonatën dhe urdhëron një prej punonjësve të tij që të bëjnë kërkime për avòkatin që do njoftonte Nanën për pasurinë që ka.

Vajza në dritare/ Xhana ndahet nga jeta

Në darkën e organizuar nga familja Korollu, do jenë të ftuar edhe dy persona mjaft të veçantë dhe të afërt, siç janë Pervina me Xhavitin. Darkimi shkon më së miri dhe gjatë asaj kohe, Xhaviti në fshèhtësi i tregon Xhavidanës se e ka rregulluar çështjen e Xhanës sepse e ka bindur të jetojë në Amerikë. Në përfundim të atij darkimi, Pervina i kërkon falje Rafetit për çdo ndjesi të pàkëndshme që u ka shkaktuar familjarisht dhe gjithashtu vetë e fal për çdo gjë që kanë pasur në të shkuarën.

Në dalje nga restoranti, një tùrmë gàzetarësh po i presin, ashtu siç i kishin porositur. Sedati flet para tyre, bashkë me Nalanin dhe të dy deklarojnë që janë rikthyer pas një krìze martesore. Hajriu që i dëgjon në fshèhtësi, nuk e beson aspak. Ai i vëzhgon pa ndalim, edhe pasi ato të gjithë i drejtohen të panìkosur spìtalit, sepse Alpi telefonon Rafetin për t’i treguar për Xhanën. Në spìtal, Hajriu gjen formën për t’a marrë pranë vetes Nalanin dhe sërish kërkon llògari nga ajo për ndërprerjen e dashurisë së tyre.

Hajriu vazhdimisht e pyet nëse dikush e ka kèrcènuar dhe i betohet se mund t’a rregullojnë situatën mes tyre, por Nalani ngulmon se askush nuk e ka kèrcènuar por ka vendosur vetë se asaj marrëdhënieje duhet t’i vinte fundi. Së fundmi, ajo i kërkon të mos i shkojë më kurrë nga pas dhe kështu largohet prej tij. I vetmi person që e shikon Hajriun që ka qenë në spìtal, është Selena, por ajo nuk e flet me njeri. Pas asaj bisede të rèndë, Nalani vijon të ngàcmohet, nga telefonata e numrit të panjohur.

Ajo nuk e di se përtej telefonit qëndron babai i saj biològjik, i cili vetëm i dëgjon zërin, nuk flet fare dhe më pas e mbyll telefonatën. Megjithatë, bòmbàt do jenë të njëpasnjëshme për Nalanin atë natë. Pas asaj telefonate, ajo mëson se Muzo ka qenë personi që i ka dërguar letrat anònime në dhomë, lidhur me Hajriun dhe për këtë, thotë se tanimë e ka humbur tòtalisht besimin tek njerëzit. Ajo i shkon pranë Sedatit që bashkë me prindërit po luten të shpëtojë së paku nipi i tyre por dòktori lajmëron vdèkjen e të dyve, të Xhanës dhe të fòshnjës.

Për familjen time/ Suzana frìkësohet nga kèrcènimi i Shengylit

Omeri lèndohet së tepërmi kur mëson nga vetë nëna e tij biològjike, se ai ka ardhur në jetë nga një màshtrim. I dashuri që ka pasur asokohe, i kishte premtuar se do fejoheshin e martoheshin dhe pasi ka mësuar se ajo ishte shtatzènë, e ka bràktisur. Suzana përpiqet të jùstifikojë veten duke theksuar që ka qenë shumë e re në moshë dhe nuk e rriste dot e vetme, ndaj dhe nuk i dilte dot kùndër babait të saj që ia ka marrë nga duart dhe pasi është kthyer në shtëpi duarbosh, i ka thënë se djalin ia kishte dhënë një familjeje të mirë.

Me lòt në sy, Omeri largohet nga kompania, por familja e tij biològjike nuk e lë të qetë. Pasi mbërrin në shtëpi, Harika i shkon pranë dhe i kërkon të flasin veçmas. Në atë takim, ato të dy i shoqëron edhe Ogulxhani që i do të dyja palët, por nuk bie dakord me Harikën që i kërkon Omerit të largohet nga shkolla pasi nuk duron dot që të merret me ngàcmimet e përditshme të nxënësve të tjerë, tani që e dinë se janë motër e vëlla. Diçka të tillë, Omeri e kùndërshton prèrazi dhe e argumenton me faktin që aty studion me bursë.

Në fund, Harika i kërkon që të ndërrojë së paku klasën por edhe këtë, Omeri e kùndërshton. Megjithatë, atij i mbetet në mendje Harika dhe ngàcmimet e saj të njëpasnjëshme, ndaj i shkon drejtorit në zyrë për t’i kërkuar të ndërrojë klasën. Drejtori është në dijeni të situatës së tyre, prandaj jo vetëm që nuk bie dakord që motra me vëllanë e sapo gjetur të ndahen, por i ul në të njëjtën bànkë dhe fjalën e tij, nuk e kùndërshton dot asnjëri prej tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhet nëna e tyre, që po fut në lojë Akifin duke u hèqur si e dashuruar pas tij.

Akifi bie brenda me të parën dhe madje lë një takim me të, në një hotel luksoz. Para se të shkojë atje, Suzanës i del përpara Shengyli. Ajo i tregon me trìmëri se do i hapë gjýq për t’i marrë pasurinë që Omeri meriton nga pasuria e saj dhe Suzana tmèrrohet, si dhe i kërkon të qëndrojë larg asaj situate. Përtej tyre, është edhe Doruku, i cili gëzon pasuri ende më të madhe se të Suzanës por e lë atë mënjanë dhe ofrohet të punojë si lavapjatës, vetëm që të jetë sa më afër vajzës që do, Asijes.

Për familjen time/ Omeri mëson historinë e vërtetë të bràktisjes së tij

Omeri vendos të shkojë pranë Suzanës, që të mësojë gjithçka në lidhje me të, se përse është bràktisur dhe si ka përfunduar i birësuar. Një më një, Suzana ia tregon të gjitha, si dhe faktin që babai i saj e ka génjyer duke i thënë se nuk e ka lënë në rrugë por pranë një familjeje. I lénduar që është fëmijë i një màshtrimi, sepse Suzana është màshtruar nga i dashuri që e ka bràktisur kur ka mësuar se është shtatzènë, Omeri largohet nga zyra, me lòt në sy. Suzana lë mënjanë dhímbjen e asaj situate dhe fokusohet tek Akifi.

Ajo i dërgon mesazh ku i thotë se nuk i hiqet dot nga mendja as aroma dhe as përqafimi i tij dhe gjòja për këtë, e urrèn. Akifi i përgjigjet menjëherë, ndonëse në krah ka Nebahatin. Menjëherë të nesërmen, Suzana cakton takim me të në një hotel, duke u nèveritur ende më shumë nga ai që vazhdon të luajë me dy porta. Ndërkohë, vajza e saj Harika, merr veçmas Omerin, për t’a urdhëruar që të largohet nga shkolla, pasi nuk do të përballet çdo ditë me shikimet e të gjithëve që e dinë se ato janë vëlla e motër.

Omeri ia shùan këtë ëndërr duke i kujtuar se aty studion me bùrsë ndaj Harika e bind të ndërrojë së paku klasën. Për këtë, Omeri shkon pranë drejtorit pasi as ai vetë nuk duron dot të jetë aq pranë ngácmimeve të Harikës, por drejtori nuk pranon. Ai është në dijeni të situatës dhe për t’i afruar fëmijët, ai jo vetëm që nuk ua ndan klasat, por i ul në të njëjtën bankë. Sakaq, në anën tjetër, Doruku nuk heq dorë nga dashuria tij për Asijen por edhe nuk i beson pafàjësisë së Selimit ndaj saj.

Prandaj, ai hedh një hap të madh, duke kërkuar të punojë si pjatalarës tek lokali i Selimit, ndonëse ka një pasuri të tërë për të gëzuar. Këtë e bën që Asija të mos qëndrojë vetëm me Selimin, por para Selimit i thotë se ka nevojë për para sepse gjòja ka debàtuar me të atin dhe ai ia ka marrë çdo kàrtë shpenzimesh. Për pasuri do flasë edhe dikush tjetër. Ai person është Shengyli, e cila i del përpara Suzanës për t’i treguar se është informuar profesionalisht nga një avòkat dhe do ia marrë gjithë pasurinë që i takon Omerit.

PREMTIMI/ Rejhani pret një fëmijë nga Emiri

Narini nuk arrin të largohet që aty pa u vënë re. Atë e kèrcènojnë me àrmè në kokë dhe e marrin në të njëjtin vend me Erhanin, ku edhe atë e lìdhin. Narini i trèmbet vdèkjes dhe qàn me lòt në sy, ndërkohë që dëgjon Erhanin që pa ndalim shpìf e thotë se vràsèsja e djalit të Xhaferit është ajo, Narini. Por Narini nuk është e vetme. Shoqja e saj nga Azèrbàjxhani, që është në dijeni të situatës, ka mësuar se në Stamboll ka ardhur djali i vogël i Xhaferit, Temuri. Ajo është e bindur që ardhja tij është vetëm për arsye hàkmarrjeje.

Ajo e ka telefonuar Narinin dhe për shkak se nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht, i drejtohet Kemalit, të cilit i shpjegon situatën dhe i kërkon ndihmë për të gjetur Narinin. Pa hezituar për asnjë çast, Kemali nis kërkimet për Narinin, duke filluar nga zyra e saj në spìtal, ku pàndeh të gjejë ndonjë shenjë apo të marrë ndonjë informacion nga koleget, se ku ka shkuar Narini për herë të fundit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e entuziasmuar pafund nga idea se mund të jetë shtatzènë.

Derisa të kryejnë anàlizat e duhura në spìtal, Rejhani kërkon nga Melikeja që Emirit të mos i thonë asgjë, as alùdimin që kanë, pasi ai mund të entuziasmohet ende më shumë dhe ndoshta do jetë i kòtë ai entuziasëm. Ndonëse Emirit ia fshèhin, ato nuk e fshèhin dot nga Nigari, pasi ajo i shikon duke pëshpëritur dhe mëse të lumtura. Nigari i gëzohet atij alùdimi po aq sa Melikeja me Rejhanin dhe pas daljes së tyre nga shtëpia për në spìtal, Nigarin e tràdhton fytyra e saj dhe e tregon para Gylsymit se çfarë po ndodh.

Gylsymi, do gëzohet dyfish; ajo gëzohet edhe për lumturinë e Rejhanit, edhe për trìshtimin që do ketë Xhavidana, ndaj nuk pret aspak por sapo e gjen të vetme Xhavidanën, ajo e përgëzon, duke i thënë se po bëhet gjyshe për herë të parë, gjë që do ia shèmbë botën mbi kokë asaj. Paralèlisht, Melikeja me Rejhanin nuk i shpëtojnë dot Emirit që ngulmon se do i shoqërojë ai për në spìtal ku mendon se do kryejnë kontrolle rutinë. Alùdimi i Melikesë rezulton i saktë sepse anàlizat e shpejta tregojnë se Rejhani po rrit fëmijë brenda vetes.

PREMTIMI/ Rejhani merr lajmin më të bukur

Rejhani entuziasmohet shumë nga idea se mund të jetë shtatzènë por para Emirit nuk pranon të thonë asgjë, derisa të jetë e sigurtë. Këtë e mban të fshèhtë vetëm me Melikenë, e cila i sugjeron që të shkojnë në spìtal pa humbur kohë dhe të bëjnë aty anàlizat e duhura për të vërtetuar nëse është apo jo shtatzènë. Rejhani bie dakord por para se të dalin nga shtëpia, ato e bisedojnë edhe me Nigarin, pasi kjo e fundit i vëren duke pëshpëritur me njëra tjetrën, bëhet shumë kurioze dhe i pyet çfarë po ndodh.

Sërish, bisedën e ndalojnë sapo Emiri futet në kuzhinë. Tanimë edhe ai e vëren që diçka po ndodh mes tyre dhe ende më shumë bëhet kurioz kur i dëgjon që po bëjnë plane të dalin nga shtëpia. Me insistim shumë të fortë, Emiri u shkon atyre pranë si shofer, në vend të Seferit dhe kështu i shoqëron deri në spìtal por sërish nuk mjaftohet me aq. Ai futet brenda në spìtal dhe u qëndron pranë, pa pranuar të largohet assesi. Paralèlisht, në shtëpi, Nigarin e tràdhton fytyra para Gylsymit sepse nuk i ikën buzëqeshja për asnjë çast.

Gylsymi e ngàcmon derisa ajo flet dhe Nigari i tregon se ka mundësi që të jetë shtatzènë Rejhani. Këtë alùdim për Rejhanin, Gylsymi preferon t’a marrë si fakt të sigurtë, me qëllim që të ngàcmojë Xhavidanën, me të cilën tanimë ka àrmìqësi të hapur. Gylsymi ia shèmb botën mbi kokë, duke i dhënë Xhavidanës përgëzimet e saj që po bëhet gjyshe për herë të parë. Koha kalon dhe Rejhani, në spìtal, futet të bëjë anàlizat e më pas të marrë përgjigjet e tyre, që rezultojnë të jenë pozitive. Rejhani është shtatzènë.

Ndërkohë, shoqja e Rejhanit, Narini, nuk i shpëton dot krìmìnelëve që kanë ardhur për hàkmarrje. Ato e zènë dhe e lìdhin pranë Erhanit, ku ky i fundit vijon të shpìfë duke thënë se ajo është fàjtorja e vetme e vdèkjes për të cilën po hàkmerren. Një tjetër shoqe e Narinit, mëson se Temuri, djali i vogël i Xhaferit është në Stamboll dhe Narini rrezìkohet. Ajo nxiton për tek Kemali sepse Narini nuk i përgjigjet më në telefon dhe nga ai moment, Kemali nxiton të gjejë se ku është Narini.