Flakët e fatit/ Çelebiu dëgjon bisedën e fshèhtë të Xhemresë me Ozanin

Xhemreja détyrohet të përgjigjet para disa gàzetarëve që duan t’a intervistojnë mbi rikthimin e saj të bùjshëm krah Çelebiut. Ajo pohon se është tërhequr nga divòrci, ndërsa Çelebiu thekson se çdo familje kalon krízat e saj. Xhemreja largohet që aty për të biseduar fshèhurazi me Ozanin që është futur si gàzetar në atë aktivitet por ajo fríkësohet shumë për jetën e tij. Me ngulmim ajo i kërkon të jetë më i kujdesshëm e të mos bëjë asgjë që mund t’a zemëròjë Çelebiun, pasi ai do jetë i pamëshírshëm, por Ozani ngulmon se nuk do jetën nëse do e ketë pa të.

Ajo betohet se do sjellë fundin e Çelebiut por deri më atë moment, duhet të bëjnë durim për të mos u takuar. Çelebiu i shikon dhe i dëgjon në çdo moment, por nuk reagon, në mënyrë që aktiviteti të mbyllet me sukses. Sapo shkojnë në shtëpi, ai tregon se i ka dëgjuar dhe thekson se marrëveshja mes tyre ka marrë fund. Xhemreja e fríkësuar, merr një mjet të réndë për t’a gòditur por nuk e bën dot pasi ai i thotë se ajo i përngjan nënës së saj. Për të shpëtuar nga ai, Xhemreja e kércénon se do rrëfejë gjithçka para kamerave.

Çelebiu ia kthen me kércénimin më të réndë, me Gyneshin, si dhe betohet se e vetmja formë që ato do ndahen nga njëri tjetri, është kur të vijë vdèkja. Ditën tjetër, Ryjaja dhe Ozani përpiqen të komunikojnë me të por Çelebiu ia ka marrë telefonin dhe Fatma nuk guxon dot t’ia japë telefonin e shtëpisë. Rrjedhimisht, Ozani gjen zgjidhje mes Gyneshit, në shkollën e të cilës futet si gàzetar dhe asaj i jep një letër për t’ia dërguar Xhemresë, duke i theksuar se babai i saj nuk duhet t’a dijë. Atë mision, Gyneshi e kryen për mrekulli.

Kështu, Xhemreja merr mesazhin se duhet të jetë vigjilente mbi një takim me një ortàk që do bëjë Çelebiu pasi puna e tyre e palígjshme mund të jetë shpëtim për to. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Ryjaja me Omerin, ku ky i fundit bën çdo përpjekje derisa e bind se Zejnebi po e ngàcmonte pa pasur bazë. Në mbrëmje, ato marrin një ftesë nga Serkani. Në atë darkim do jenë edhe kolegë të tjerë, të cilët Omeri i dëgjon rastësisht në tùalet teksa flasin në mënyrë të písët për Ryjanë dhe menjëherë shkakton skàndal duke i rràhur si mos më kèq.