Flakët e fatit/ Çelebiu ndryshon planin e tij të arràtisjes

Çelebiu vazhdon me planin që ka bërë sëbashku me nënën e tij Hyljanë, për t’ia mbáthur me një anije por në anijen në të cilën futet, fati do që ai të shikojë në internet një làjm me fotografinë e Ryjasë me Omerin në ditën e dasmës së tyre dhe nga pas janë kápur edhe Xhemreja me Ozanin. Ai tmérrohet i tëri nga fakti që Ozani është në jetë, prandaj nuk vazhdon me planin e arrátisjes. Duke rrezìkuar pafund dhe si asnjëherë më parë, Çelebiu shkon mu në lagjen e Ozanit dhe Xhemresë.

Ndërkohë, edhe pse është shpallur vdèkja e Çelebiut, Xhemreja vijon të jetë mëse e prèrë në refuzimin që i bën Ozanit, se si ato nuk mund të kenë një marrëdhënie me njëri tjetrin, për shkak të shumë faktorëve të jashtëm, jo për mungesë dashurie. Ozani pranon të mos e bezdìsë më tepër, aq sa nuk e shoqëron as për në shtëpinë e saj. Paralèlisht, në shtëpinë e Çelebiut, Çiçeku do bëjë një bisedë me Iskenderin, që këtë të fundit do e bëjë të qeshë me zë shumë të lartë. Ajo i tregon me sinqeritet, dyshìmet që ka se Çelebiu është në jetë.

Për më tepër i tregon dyshìmet që i ka futur nëna e tij në mendje, aq sa i ka rrëfyer të gjitha në pòlìci dhe ato i janë vënë në ndjèkje asaj. Iskenderi qesh, duke thënë se është shumë e pabesueshme mënyra se si Çelebiu ende arrin t’i fríkësojë, edhe pse po tretet në vàrr, siç ai pándeh. Por Çelebiu është më i gjàllë se kurrë. Gjithë natën, ai e kalon në një shtëpizë të bràktisur që gjendet mu përballë shtëpisë ku qëndron vajza tij Gyneshi, dhe Xhemreja. I mbushur me urrèjtje por edhe me fíksim pas Xhemresë, ai i ndjèk me sy në çdo lëvizje.

Në mëngjes, pasi Xhemreja përcjell Gyneshin për në shkollë dhe vetë shkon në punë, Çelebiu vendos që t’i víhet nga pas vajzës së tij. Në një moment kur nuk e kontrollon veten, ai e thërret në emër dhe Gyneshi sapo kthen kokën e shikon, por ai fshíhet dhe mësuesja e Gyneshit nuk e beson nxënësën e saj, pasi pándeh se është thjesht një traùmë e Gyneshit që nuk e pranon se babai i saj ka vdèkur. Megjithatë, traùma e Gyneshit nuk kalon aspak. Ajo nxiton për tek nëna saj me vrap, për t’i treguar se ka parë babanë në shkollë.