Flakët e fatit/ Iskenderi rrëfen të vërtetën e natës së zjàrrit

Xhemreja shkon të shikojë Ozanin në spìtal por kur i del përpara Seheri, ajo ngurron. Kësaj rradhe do jetë Seheri ajo që do i shkojë pranë Xhemresë, për t’i thënë me lòt në sy se ajo nuk është e pashpirt që po i ndalonte në dashurinë e saj me Ozanin por është thjesht një nënën e mèrakosur për jetën e të birit. Seheri gjithashtu thotë se është bindur që lumturia e Ozanit është tek ajo, prandaj dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’a pranojë atë dashuri dhe t’u urojë pafundësisht lumturi.

Paralèlisht, personi tjetër që ka qenë pèngesë në dashurinë e Xhemresë me Ozanin, Çelebiu, duket se ka rënë në një gjendje në të cilën nuk ka qenë kurrë më parë. Për shkak të çdo gjëje që ndodhi dhe vendit ku përfundoi, Çelebiu ka kaluar mendërisht. Sjelljet e tij janë tòtalisht të palògjikshme, të frìkshme dhe aspak normale, por megjithatë, kòmisari që e merr në pyetje, dýshon se kjo mund të jetë edhe një lojë e tij për të mos shkuar në bùrg por në klìnikë, ku rregullat nuk janë aq të rrèpta dhe mundësia arràtisjes është më e lehtë.

Të njëjtën gjë mendon edhe Iskenderi kur bisedon me kòmisarin, i cili madje edhe i mundëson takim me nënën e tij, Hyljanë, por Iskenderi refuzon t’a takojë. Iskenderi largohet për në një darkim me Çiçekun, për të cilën nuk ka më dýshime se e dashuron por edhe u nevojitet të flasin për situatën mes tyre, sepse për shkak të asaj situate, Çiçekun e kanë mohuar njerëzit më të afërt. Në darkimin e tyre, Çiçeku e sjell bisedën që ai të rrëfejë gjithë ngjarjen me rënien e zjàrrit, përfshirë edhe pendimin e tij.

Ai përmend edhe që plani ka qenë që zjàrri të ndìzej pas ikjes së të ftuarve por diçka doli jashtë kontrollit dhe shkaktoi një tràgjedi të tillë. Pas atij darkimi ku e dëgjon Iskenderin deri në fund, Çiçeku shkon në kòmisariat dhe dòrëzon videon ku ajo e ka filmuar fshèhurazi gjithë rrëfimin e Iskenderit. Paralèlisht, Xhemreja vendos të hedhë një tjetër hap të madh. Edhe pse për vete ka shpëtuar nga Çelebiu, ajo mendon për femrat që ende ndodhen në situatën në të cilën ajo ishte. Për këtë, Xhemreja fillon një lëvizje, ku mirëpret secilën që ndodhet në atë errësirë.