Flakët e fatit/ Tomrisi merr një làjm të paprìtur

Ryjaja shkon me valixhe në shtëpinë e Omerit, ku do përballet me një surprizë tejet të paprítur. Në ballkonin e shtëpisë së tij, Omeri ka përgatitur një darkim romantik për ato të dy, duke e mbushur me petale trëndafilash dhe qìrinj. Për herë të parë, Omeri dhe Ryjaja, i vazhdojnë puthjet e tyre në shtrat, ku dhe do shkojnë me njëri tjetrin, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre. Paralèlisht, dashuria Ozanit për Xhemrenë bën që ai t’i shkojë surprizë në shtëpinë ku ajo po qëndron, në atë të Zonjës, prònares së saj.

Buzëqeshjet e tyre nuk u ndahen nga fytyra, edhe pse Çelebiu pándeh se ua ka shémbur botën mbi kokë me dèmin që u ka shkaktuar dhe lumturohet kur Adnani rapòrton se si ato janë shpërndarë në shtëpitë e fqínjëve, pa e ditur se sa shumë po e afron Ozanin me Xhemrenë. Ajo natë do kalojë me aq, në qetësi, ndërsa mëngjesi i të nesërmes do fillojë me ribashkimin e një tjetër çifti. Ato janë Çiçeku me Aliun, të cilët bashkohen falë Iskenderit. Pasi çmallen me njëri tjetrin, Aliu i kërkon të paketojë plaçkat për t’u larguar për në Antàlja.

Çiçeku refuzon dhe me kokën poshtë, thotë se nuk e lë dot vetëm Atlasin, pasi ka shumë nevojë për të. Aliu nuk e kupton aspak dhe as nuk bie dakord me të, por e lënë për t’a diskutuar më vonë. Në ato momente, Tomrisi merr një telefonatë nga një numër i panjohur. Personi përtej telefonit i prezantohet me emrin Ismail dhe tregon se është prònar i një qendre bixhòzi, ku dhëndrri saj Bylenti ka një bórxh shumë të madh falë lojërave që ka luajtur. Duke vënë dorën në zemër për djalin e tij të pafàjshëm, Ismaili nuk është dakord që Atlasi të mbesë në duart e tij.

Për këtë, ai dëshiron që vullnetarisht të déshmojë në gjÿq ato çfarë di për të, që të vërtetojë se është i pápërgjegjshë për të marrë përsipër rritjen e Atlasit. Lájmi e bën shumë të lumtur Tomrisin, ashtu siç lumturohet pa masë edhe Xhemreja me prónaren e saj të punës, të cilat gjejnë një lokal për t’a marrë me qera, me një çmim që mund t’a përballojnë. I vetmi person që nuk lumturohet aq shumë atë mëngjes, është Ryjaja, sepse përjeton një xhelòzi të madhe kur Seheri i kërkon të telefonojë Zejnebin pasi nëna saj nuk është mirë dhe Omeri e shkruan numrin e saj përmendësh.