Flakët e fatit/ Vendimi i Ozanit i shòkon të gjithë Xhemreja

Ryjaja e dërgon Omerin në një lokal ku ai nuk ka qenë asnjëherë më parë, sepse nuk është aspak stili i tij. Për hir të Ryjasë, ai dètyrohet të ngjitet në skenë për karaoke, por di vetëm këngë që janë në gjuhën e tij, ndaj krijon fillimisht një skenë kòmike para të gjithëve, tregon dashurinë për Ryjanë dhe më pas, bashkë me të gjithë të ndodhurit në klub, ai këndon për Ryjanë. Në ato momente, shoku i tij Ozani po del nga shtëpia me fùri dhe Xhemreja i shkon nga pas për të mos e lënë të vetëm në një situatë të tillë.

Ajo i betohet se nëna e saj nuk donte t’i fliste ashtu rèndë por e kishte humbur torùan nga frìka se mos fàjdexhinjtë i bëjnë gjë atij. Ozani thotë me bindje se nëna e tij kishte të drejtë në çdo fjalë dhe e mbyll bisedën me aq fjalë, por e vazhdon me pijen që nuk e ndalon dot. Teksa kthehen për në shtëpi, të katërt takohen rastësisht në lagje. Omeri e merr Ozanin e pirë në shtëpinë e tij ndërsa Xhemreja surprizon Ryjanë me Kenanin brenda në shtëpi. Mëngjesin e të nesërmes, Ryjaja frìkësohet nga e folura e babait të saj.

Ai e pyet nëse ajo është e zonja vetes në rast se atij i ndodh gjë, por Ryjaja nuk pranon t’a vazhdojnë një bisedë të tillë, edhe pse Kenani thotë vetëm se do ikë larg, pasi nuk e mendon se gràbitja e tij po planifikohet aq shpejt. Me të dalë nga shtëpia, në mes të rrugës, atë e merr Adnani dhe një grumbull trupròjash, që nuk i lënë Kenanit zgjedhje për të shkuar me to apo jo. Sakaq, Xhemreja vazhdon të tentojë të lidhet me vajzën e saj, por nuk ia del. Ajo kujton fjalët e Çelebiut dhe krijon bindjen se ai po bën lojëra.

Mëse e irrìtuar, ajo e telefonon dhe i kërkon t’ia sjellë vajzën, por Çelebiu thotë se ajo është e sëmùrë. Xhemreja i shkon në shtëpi duke menduar se ia po gènjen por fjalët e tij rezultojnë të vërteta. Teksa Xhemreja i qëndron pranë vajzës së sëmùrë duke u ndjerë në fàj, Ozani po përtýp parimet e tij për fàj të Çelebiut që ia dërgoi fàjdexhinjtë në shtëpi. Ai do shòkojë Omerin por edhe veten e tij, kur vendos t’i trokasë në derë xhaxhait për t’i kërkuar paratë që i duhen në mënyrë të menjëhershme.