Para pak çastesh, Egli Tako, ish-banorja e “BBVA4” njëkohësisht dhe artistja e njohur, ka reaguar duke na dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kishim në kokë për të.
Që nga gjendja e saj shëndetësore e deri te loja dhe romanca që përjetoi me Gjestin, Egli i zbulon të gjitha.
Nëpërmjet disa instastoryve ajo shkruan se nuk ndodhet në asnjë vend psikiatrik apo diçka të ngjashëm me të. Ish-banorja thekson se ajo po përmirësohet dita-ditës nga dashuria e njerëzve që e rrethojnë.
Sa i përket tërheqjes së saj nga “BBVA4” Egli bën me dije se një veprim i tillë erdhi pasi ajo e kuptoi se ishte e tepërt dhe po pengonte shumë Gjestin që të vijonte strategjinë e tij.
Siç shkruan dhe vetë Egli, të paktën këtë gjë ia ka theksuar shpesh-herë banori.
Ndërsa fundi i reagimit vjen me disa fjalë tepër emocionuese.
Artistja shprehet se pavarësisht sjelljes së ftohtë të Gjestit ndaj saj, ajo e vlerëson çdo moment që kaloi pranë tij dhe thekson se këtë eksperiencë nuk do e harrojë për aq kohë sa dikur Egli ishte e lumtur.

