OSMANI/ Osmani merr një dhuratë të veçantë nga Sulltani

Xherkutaji, me Ajgylin që mban në duar, afrohet në vendin e déshmorëve, ku Osmani po i jep lamtumirën e fundit usta Davutit dhe shumë të tjerëve. Ai qàn me dénesë, ashtu si dhe të gjithë kur shikojë Ajgylin e vdèkur. Balla ndjen një thèrje në gjoks kur e shikon Ajgylin ashtu të pájetë, sepse po atë ditë, Ajgyli i kishte folur sikur t’a ketë ndjerë se i ka ardhur fundi. Osmani i píkëlluar, i jep lamtumirën e fundit edhe kushërirës së tij, vajzës së xhaxhait të ndjerë, Ajgylit dhe gjithë úshtárëve të rënë déshmorë.

Krahas príftit që i qëndroi atij në krah që shumë kohë më parë, Osmani lajmëron të gjithë popullin, të besimit fètar muslíman dhe katólik, se do jetojnë në harmoni dhe do kenë të drejta të barabarta si dhe në zbatimin e praktikave përkatëse fétare. Pasi të njëjtën gjë konfirmon edhe prífti, Osmani betohet para popullit që prihet nga ai, se púshtimi i rradhës do jetë Jenishehiri dhe se ai qytet, do i hapë shumë dyer të mëdha për shtrimin dhe zgjerimin e territoreve të tyre, në formë të njëpasnjëshme.

Javë të tëra kalojnë që nga ajo ditë me humbje e fitore, dhe mes tyre, Aishes i del barku dukshëm. Me duart në bark, ajo shkon të vizitojë várrin e bashkëshortit të ndjerë, Gyndyzit. Me lòt në sy, ajo shpreh mallin e flàktë që ka për të dhe dëshirën që atë fëmijë, t’a kishte rritur sëbashku me të. Në anën tjetër, Osmani, çdo ditë e më shumë i afron fëmijët pas vetes, duke u dhënë mësime për rëndësinë e besimit që për të, shkon paralèlisht me rëndësinë dhe dashurinë për zgjerimin e shtètit.

Jo shumë ditë më pas, në fisin e Kajive do vijë një person i paftuar. Ai është një i dërguar nga Sùlltan Alaatini, i cili ka dhurata për Osmanin. Duke e përgëzuar për pùshtimet që ka bërë dhe duke i uruar që të pùshtojë toka të tjera sa më shumë, ai i ka dërguar dhuratë një nga shpàtat më të rëndësishme të koleksionit të tij, si dhe librin e shenjtë të besimit të tyre. Mëse i gëzuar, Osmani mban me krenari në duar edhe librin edhe shpàtën dhe i drejtohet popullit, duke i premtuar besnikërinë dhe djersën e tij për gjatë gjithë jetës.