OSMANI/ Osmani péson humbje të madhe nga kúrthi i Romanusit

Malhumi, Balla, Ajgyli dhe Aisheja, ndalojnë àarrocën që po shoqëron múrgeshat. Me shumë përùlje, ato u kërkojnë që të ndërrojnë rrobat pasi u duhet të duken si múrgesha, për të ndaluar një kúrth që po përgatitet kúndër tyre. Mallhumi zotohet se do i mbajnë si mysafire për pak kohë, sa të përfundojnë misionin që kanë marrë përsipër dhe shumë shpejt, në çast, ndërrimi i rrobave ndodh. Gratë shkojnë në destinacionin për ku ishin nisur, pa u përballur me ndonjë pèngesë rrugës.

Gjatë asaj kohe, Osmani po mban një fjalim para gjithë popullit të tij, që jeton nèn prirjen e tij. Ai hedh para tyre kòkën e Barkënit dhe tregon se ai është vràsèsi i babait e xhaxhait të Mallhumit e shumë të tjerëve. Fjalimin e tij do e ndërpresë ardhja e paprítur e Balabanit. Ai është i shoqëruar nga shumë úshtárë të Osmanit që i treguan rrugën deri aty, që ai të lexojë para Osmanit një letër që súlltan Alaadini i ka dërguar. Në atë letër, Súlltani shkruan shumë qartë se çfarë pretendon nga ai.

Súlltan Alaadini i rikujton Osmanit se mbi të, qëndron ai vetë dhe se tanimë duhet të ndalojë me púshtimet që po bën, në të kúndërt, nëse nuk do i bindet siç nuk i është bindur edhe herë tjetër, ai do përballet me pasòjat që nuk do jenë aspak të këndshme apo të lehta. Osmani e dëgjon deri në fund por nuk i përgjigjet me letër. Në vend të letrës, ai kërkon nga Balabani që ai t’i përcjellë gojarisht Sùlltanit disa fjalë që ka për t’i thënë, duke parashtruar se ka shumë respekt ndaj tij.

Shkurtimisht, Osmani gjen guximin t’i përcjellë Sulltanit se ai është vetë zot e vetë shkop, ndaj nuk do presë aprovimin e askujt për të zgjeruar territorin e tij. Pas përcjelljes së Balabanit, Osmani niset për në një tjetër rrugëtim me úshtárët e tij, pa e ditur se Romanusi ka përgatitur për to një kúrth të mirëmenduar. Ai kúrth funksionon siç Romanusi priste, por Osmani nuk bëhet kúrban i tij. Edhe pse për vete shpëton, Osmani ndjen një dhímbje të madhe kur shikon numrin e të vdèkurve nga ana e tij, pas atij sùlmi.