Vajza në dritare/ Muzo përlèshet me Hajriun për Nalanin

Sedati qëndron përballë Nalanit, si një fëmijë që shpjegon gjithë dhembjen e tij dhe thekson faktin që shërimin e gjen vetëm tek ajo. Ai i premton se mund të jenë të lumtur me njëri tjetrin, mjafton që t’a provojnë edhe njëherë, duke lënë pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. Gjatë gjithë të folurës së tij, Nalani nuk përgjigjet qoftë edhe një herë të vetme, përveçse tund kokën në shenjë aprovimi. Mendja e saj është tek darkimi Bilurës me Hajriun, ku shpreson se Hajriu do bindet që të heqë dorë njëherë e mirë nga marrëdhënia që kishin sëbashku.

Por, nuk ndodh ashtu. Bilurës i shpëton nga goja emri i Feridesë dhe sapo e ndalon fjalën, Hajriu kupton se në largimin e Nalanit ka gisht ajo. Me shumë ngulmim, përgjërime e duke i thënë se është në gjendje shumë të rënduar shpirtërore, ai e bind Bilurën që të flasë. Me kushtin që Hajriu të mos hedhë asnjë hap më drejt Nalanit, Bilura i tregon atij të vërtetën përse Nalani nuk i përgjigjet më. Mirëpo, Hajriu nuk e mban fjalën. Ai e thyen që atë natë, duke shkuar në vilën e Korolluve.

Hajriu mendon se do gjejë Nalanin dhe ulëret emrin e saj por përballë i del vetëm Ferideja. Ajo e merr veçmas dhe përpiqet t’a frikësojë me kèrcènime të njëpasnjëshme, por më kot. Debatin e tyre do e ndërpresë dalja e Muzos dhe Selenës por Hajriu sërish nuk ndalet. Ai thotë me zë të lartë se nuk do largohet që aty pa marrë Nalanin, ndërsa Muzo përpiqet t’ia mbyllë gojën para se t’a dëgjojnë të tjerët. Hajriu vazhdon, ndaj Muzo e ndalon me grushtime, derisa zhurma tyre bën që Rafeti gjithashtu të dalë në oborr.

Me të dalë ai në oborr, Ferideja sajon një gënjeshtër sikur Hajriu po debaton pasi nuk është dakord me heqjen nga puna. Për atë natë, ajo çështje mbyllet me aq por frika e Feridesë është në takimin që lënë për të nesërmen Rafeti me Hajriun, në kompani. Fillimisht, Ferideja me Muzon sajojnë një gënjeshtër të besueshme për Selenën që dëgjoi Hajriun duke kërkuar Nalanin, më pas Ferideja ia lë në dorë Muzos që ai t’a ndalojë takimin mes babait të tij dhe Hajriut. Larg tyre, Sedati dhe Nalani i rikthehen jetës së tyre intime, për të provuar të kenë fëmijë.

Për familjen time/ Harika irrìtohet nga vendimi i Suzanës

Ngacmimet e njëpasnjëshme të Berkut ndaj Dorukut dhe Asijes, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do i afrojnë ato të dy, derisa Asija pranon të pajtohet me të. Por Berku nuk mjaftohet me ngacmimet ndaj tyre. Ai do vijojë edhe ndaj Ajbykesë, derisa Ogulxhani e shikon dhe ndërhyn mjaftueshëm sa për t’a larguar Berkun që nuk ia lë të qetë motrën. Pika kryesore e asaj dite do jetë prezantimi me nxënësin më të ri të klasës së tyre. Ai është Tollga dhe të vetmit persona që i gëzohen ardhjes së tij, është Harika dhe Berku.

Tollga është aty për hàkmarrje dhe ngacmime të njëpasnjëshme, veçanërisht ndaj Aishes, e cila është ndarë prej kohësh nga ai por ai nuk e pranon assesi. Sapo zbresin në kantinë, Tollga nis t’a ngacmojë dhe Aisheja e shpreh që nuk ndihet rehat nga ai, prandaj Omeri ndërhyn. Omeri është mëse i gatshëm për përlèshje por Kadiri nuk e lejon sepse ai mund të rrezikojë bursën. Sapo bëhen gadi të largohen, Omeri shikon pjesën e prapme të këpucëve të Tollgës, që janë mjaftueshëm të veçanta sa për të mos u harruar.

Omerit i kujtohet që e ka parë përciptazi në dyqan, në momentin kur ai ishte i përgjumur nga ilaçi që Tollga i kishte hedhur në çaj. Ai bindet që ka qenë Tollga ai që ia ka punuar rrengun në dyqan dhe për këtë nuk ngurron t’a gòdasë, por nuk e bën dot, as kur Tollga e pranon, sepse pranë tyre shkon drejtori i shkollës. Tollga mohon para drejtorit të ketë ndonjë problem mes tij dhe Omerit, ndaj ai nuk i pyet më gjatë. Drejtori ndodhet pranë tyre pikërisht për të marrë Omerin dhe Harikën në zyrën e tij.

Ai po i thërret sepse nëna tyre Suzana kërkon t’i takojë. Drejtori i lë të vetëm dhe para fëmijëve të saj, Suzana sërish kërkon falje nga Omeri që e ka detyruar të nënshkruajë një kontratë pòshtëruese. Për të rregulluar gabimin e saj, ajo e gris letrën, sqaron se Omeri ka pjesë në pasurinë e saj po aq sa Harika dhe për më tepër, e fton në shtëpinë e saj për të darkuar të tre sëbashku. Harika irritohet pafund dhe përpiqet t’a anullojë atë darkim por nuk ia del. Meqë nuk ia del, ajo shkakton një potere të madhe në mbrëmje dhe e kthen përmbys tavolinën.

Për familjen time/ Harika prìsh darkën me Suzanën dhe Omerin

Asija dhe Doruku pajtohen me njëri tjetrin, falë Berkut që i ngacmon sërish dhe ia kujton Asijes se ai është fajtori në atë situatë. Si të mos mjaftonte, Berku shkon të ngacmojë edhe Ajbykenë, por Ogulxhani nuk e lejon. Bòmba e vërtetë e asaj dite, do jetë ardhja e një nxënësi të ri në klasë dhe ai është pikërisht Tollga. Dy personat e vetëm që i gëzohen asaj ardhjeje, janë Harika me Berkun. Me të ardhur, Tollga fillon të lëshojë kunja dhe të ngacmojë Aishen, ndarjen nga e cila ai nuk e pranon.

Omeri e shikon teksa ndodhen në kantinë dhe menjëherë ndërhyn por Kadiri nuk e lejon të përlèshet, sepse rrezikon bursën në shkollë. Në atë moment, Berku shikon këpucët e Tollgës dhe vëren shenjën që i dallon ato. Ai kujtohet se ku i ka parë dhe bindet që ai i ka vjèdhur celularët në dyqanin ku ai po punonte. Omeri përvesh mëngët por Kadiri sërish nuk e lejon që të rrezikojë veten. Tollga e pranon se ia ka punuar ai rrengun Omerit në dyqan por ato nuk i japin dot të rràhurën që duan, sepse pranë u shkon drejtori i shkollës.

Drejtori shkon të thërrasë Harikën dhe Omerin, sepse nëna e tyre Suzana po i pret në zyrën e drejtorisë. E ndodhur e vetme para fëmijëve të saj, Suzana kërkon sërish shumë ndjesë nga Omeri që e detyroi të nënshkruante një kontratë tùrpëruese dhe menjëherë, e gris letrën e kontratës që Omeri firmosi pa hezituar por me lot në sy. Tani, lotët do rrjedhin nga sytë e Harikës, e cila qan nga inati që nëna e saj po e ndan pasurinë edhe me Omerin dhe po e pranon atë si djalin e saj, ndaj përpiqet të thotë gjëra të shëmtuar për të, por Suzana nuk e beson.

Madje, ajo e fton Omerin që të darkojë në shtëpinë e saj dhe Omeri pranon shumë i lumtur. Mllefit që i krijohet Harikës, do i shtohet edhe pamja e Dorukut me përparëse, duke punuar pranë Asijes, vetëm për të qenë pranë saj. Harika mbushet aq shumë me mllef, saqë kur bie mbrëmja dhe po darkon me nënën e vëllanë, ajo e humbet toruan, i ofendon në formën më të rëndë, ulëret sa më s’ka dhe pa e menduar dy herë, kthen përmbys gjithë tavolinën që ishte përgatitur për Omerin.

PREMTIMI/ Rejhani i shpëton kùrthit të Xhavidanës

Emiri është shumë i lumtur për lajmin e madh të shtatzënisë së Rejhanit, aq sa nuk ndalon në përkujdesje ndaj saj, derisa kalon në ekzagjerim. Rejhani i kërkon të jetë më i përmbajtur sepse ajo është ende në fillim të shtatzënisë dhe nuk ka përse pushon aq shumë sa ai i kërkon. Mirëpo, Emiri është aq i vendosur saqë në mëngjes, e zgjon Rejhanin me një tubë tullumbacesh që fluturojnë në qiell vetëm për të. Më pas, të gjithë sëbashku zbresin për të ngrënë mëngjes, pa e ditur se Xhavidana ka plane kundër tyre.

Ajo ka hedhur lëngun e dëmshëm në gotën e çajit të Rejhanit por për fat, Rejhanit i përzihet menjëherë sepse është më e ndjeshme ndaj aromave, dhe e heq nga dora, duke mos pirë as edhe një gllënjkë. Atë gotë e merr Emiri për t’a pirë por Xhavidana frikësohet se si mund t’a dëmtojë të birin ai helm që ka hedhur brenda në gotën e çajit dhe ia heq nga dora, me justifikimin se është ftohur dhe duhet ndërruar. Kështu, edhe kësaj rradhe, plani i Xhavidanës përfundon pa suksesin që ajo pret.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ky i fundit, i thotë me bindje të plotë se ai ka lënë pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. E shkuara i përket të shkuarës dhe tanimë është mëse i gatshëm që të fillojnë çdo gjë aty ku e kanë lënë. Narini i gëzohet dhe i është shumë mirënjohëse. Gëzimit të saj do i shtohet edhe telefonata e Rejhanit, që i tregon se është shtatzënë. Të dy sëbashku, Kemali dhe Narini, shkojnë të vizitojnë Rejhanin me Emirin dhe gjatë asaj vizite, Xhavidana nuk qëndron fare në sallon.

Mes saj dhe Kemalit ekziston një problem i pakapërcyeshëm, ku Kemali e mban atë fajtore dhe nuk pranon t’a falë assesi. Pas qëndrimit të shkurtër në shtëpinë e Emirit , Kemali dhe Narini rikthehen në shtëpinë e tyre. Shumë shpejt, pranë do shkojë edhe Oja, e cila sapo ka marrë lajmin e vdekjes së Erhanit dhe po kthehet nga morgu, me sendet e tij personale. Ajo shokohet dhe njëkohësisht zhgënjehet që Kemali, vëllai i saj, ka qenë në dijeni të asaj vdekjeje dhe nuk i ka thënë asaj asnjë fjalë.

PREMTIMI/ Xhavidana tenton të hèlmojë Rejhanin

Emiri është i gëzuar pafund për lajmin e madh që Rejhani i dha, se shumë shpejt do bëhen prindër të një fëmije. Nga lumturia e madhe, Emiri është edhe shumë i kujdesshëm ndaj saj, aq sa kalon në fiksime të njëpasnjëshme. Ai kujdeset për mënyrën si ajo fle, për çfarë ha dhe çfarë pi, si dhe nëse po pushon mjaftueshëm siç duhet. Sipas Rejhanit, ai po e ekzagjeron, por Emiri nuk mendon ashtu dhe vazhdon të veprojë po njëlloj. Madje, në mëngjes, ai e zgjon Rejhanin me një tjetër surprizë.

Ai ka lidhur në ballkon shumë tullumbace, të cilat presin të lirohen nga Rejhani dhe të fluturojnë në qiell. Rejhani lumturohet ende më shumë nga se Emiri mendonte dhe gjithashtu, atë gëzim e ndan edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe të vetme, Narinin. Kjo e fundit, në ato momente ndodhej me Kemalin, i cili i thekson se ka lënë në të shkuarën gjithçka e të njëjtën gjë i sugjeron edhe Narinit që të bëjë. Ajo e falenderon për mirëkuptimin dhe atij momenti të lumtur, i shtohet edhe telefonata e Rejhanit.

Pa humbur fare kohë, Narini me Kemalin shkojnë të vizitojnë Rejhanin dhe Emirin në shtëpinë e tyre. Ardhja e Kemalit, automatikisht largon Xhavidanën nga salloni, sepse mes tyre, gjërat nuk janë rregulluar asnjëherë. Gjithçka kalon më së miri mes tyre, Narini i tregon edhe për gjithë situatën me Erhanin dhe pas pak kohësh qëndrimi, Kemali me Narinin largohen që aty. Vakti i drekës vjen shumë shpejt dhe Xhavidana mendon të shfrytëzojë rastin për t’i hedhur Rejhanit ilaç në ushqim.

Ilaçin e hedh në gotën e saj të çajit por Rejhani ndjen një aromë të rëndë në gotë dhe i përzihet, ndaj nuk e pi. Atë gotë tenton t’a pijë Emiri por Xhavidana gjen një justifikim dhe ia heq nga dora. Kështu, plani saj dështon sërish. Sakaq, Oja shkon në morg të shohë për herë të fundit Erhanin. Ajo merr sendet e tij personale dhe mes lotësh, kthehet në shtëpi. Ajo shikon Kemalin me Narinin dhe kur mëson se Kemali ka qenë në dijeni të vdekjes së Erhanit, zemërohet shumë me të që nuk i ka treguar menjëherë.

AMANETI/ Jamani pranon kërkesën e Jusufit dhe Nanës

Jamani shkon në shtëpi dhe gjen qenin që Nana me Jusufin po mbajnë të fshehur dhe po e ushqejnë në dhomë. Ai irritohet shumë dhe e kritikon Nanën, e cila po e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait, në një kohë që duhet t’a edukojë sa më shumë të jetë e mundur. Në përfundim, ai nuk pranon t’a mbajnë qenin në shtëpi por thotë se duhet t’a rikthejnë ku e kanë gjetur. Nana i shkon e vetme në zyrë dhe i bën presion me ndërgjegjen e tij, derisa ai pranon t’a mbajnë dhe kështu, i dhuron Jusufit lumturi tepër të madhe.

Të tre sëbashku zbresin në oborr për t’i bërë atij një shtëpi dhe gjatë qëndrimit në oborr, Jamanit i shkon pranë Nedimi për të kërkuar falje për neglizhencën e tij, ndërsa Jamani e paralajmëron se nuk do ketë më asnjë tolerancë kundrejt tij. Teksa ato bisedojnë, Nana futet brenda në shtëpi sepse merr një telefonatë nga numri që i ka premtuar se do ia vërtetojë me video se kush është vrasësi i Azizit. Ai, ka rregulluar çdo gjë që asistenti i avokatit që u vrà nga Idrisi, t’i tregojë Nanës për pasurinë që ajo ka trashëguar.

Ai e telefonon Nanën dhe i tregon vetë se çfarë pasurie trashëgon ajo, se çfarë ka bërë Idrisi me avokatin dhe se pa i dhënë shumën e parave që kërkon, ai nuk do i tregojë asgjë për vràsësin e Azizit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, që Vahiti e dërgon në pyll duke e lidhur pas një peme dhe i thotë hapurazi se fillimisht do përfundojnë transportin e tij ilegal me anije, më pas do merret me të. Këtë ia thotë me krenari, sepse ai është një polic që u shkarkua padrejtësisht nga puna, për faj të tij, të Vahitit.

Menjëherë pas largimit të tij, Feriti arrin të lirohet nga litarët që po e mbajnë të lidhur. Ai telefonon Vollkanin dhe i tregon për transportin që do bëjë Vahiti. Pranë Vollkanit ndodhet edhe Aisheja, e cila dëgjon të shtënat e njëpasnjëshme të àrmëve drejt Feritit. Ajo frikësohet pafund dhe me nxitim, shkon bashkë me Vollkanin në vendin ku ndodhet Feriti. E ndjerë në faj që nuk i ka besuar kur thoshte se Vahiti ishte krìminel, Aisheja i kërkon falje por Feriti nuk mjaftohet dhe dëshiron t’a dëgjojë sërish.

AMANETI/ Në shtëpinë e Jamanit vjen një avokat që di të vërtetën e Azizit

Veteriner Vahiti e dërgon Feritin në mesin e një pylli, të lidhur dhe me plane të tmerrshme për të por gjatë kohës që ai nuk qëndron dot aty, Vahiti lë në ngarkim një person të besueshëm. Feriti dërgohet në pyll në gjendje jo të vetëdijshme dhe kur zgjohet, çuditet shumë. Vahiti telefonon mikun e tij dhe i kërkon t’ia kalojë në telefon Feritin, vetëm për t’u tallur me të, duke i treguar një polìci se çfarë krìmi po organizon ai me anije. Ajo telefonatë i jep ende më shumë kurajo Feritit, i cili gjen formën dhe lirohet nga pema ku e mbanin të lidhur.

Ai arrin edhe të telefonojë Vollkanin, i cili në ato momente ka pranë vetes Aishen. Feriti u tregon planet e Vahitit dhe u kërkon  të fokusohen tek ndalimi i nisjes së asaj anije por nuk e vazhdon dot më gjatë telefonatën sepse Vahiti vjen aty dhe nis të qèllojë me plùmba, që t’a ndalojë Feritin. Aisheja tmerrohet nga të shtènat e njëpasnjëshme dhe bashkë me Vollkanin, nxitojnë për në vendin ku ndodhet Feriti, duke arritur t’a shpëtojnë atë. Me kokën poshtë, Aisheja kërkon falje nga ai që nuk e ka besuar për Vahitin.

Feriti çuditet që ajo po lë mënjanë krenarinë dhe po kërkon falje, ndaj dhe i kërkon t’ia përsërisë atë që tha. Me atë rast, ai e rregjistron Aishen duke i thënë ato fjalë, pasi mendon që nuk do i dëgjojë më kurrë nga goja saj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili e gjen qenin në shtëpi, edhe pse Nana me Jusufin përpiqen t’ia mbajnë të fshehtë. Ai jo vetëm që nuk e pranon në shtëpi por edhe e kritikon Nanën që e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait të tij, në një kohë që ajo duhet t’a edukojë më së miri.

Nana dhe Jusufi, me këmbënguljet e tyre, arrijnë t’a bindin Jamanin që t’a mbajnë në oborr qenin dhe t’i ndërtojnë një shtëpi të vogël. Teksa ndërtojnë shtëpinë të tre sëbashku, Nedimi vjen pranë Jamanit. Ai kërkon falje për neglizhencën e herës së fundit, ndërsa Jamani e paralajmëron që nuk do ketë më asnjë tolerancë ndaj tij. Pas largimit të Nedimit nga shtëpia, do trokasë një avokat. Ai është dërguar nga personi që i premton Nanës se e ka me video vràsësin e Azizit dhe që tanimë, i ka treguar se ajo trashëgon gjithë pasurinë e Azizit.

Vajza në dritare/ Sedati kërkon një fëmijë me Nalanin

Xhaviti fajëson veten për vdèkjen e Xhanës, duke menduar se fakti që ai e ka detyruar të pranonte të zhvendosej në Amerikë, e ka përhumbur aq shumë Xhanën saqë i ka ikur timoni nga duart dhe si rrjedhojë ka ndodhur aksìdenti. Gylxhihana bën të pamundurën që ai të mos jetojë me atë barrë, duke iu betuar se ai nuk ka të bëjë fare me aksìdentimin e saj, por Xhaviti nuk ngushëllohet dot, derisa edhe Rafeti i thotë të njëjtat fjalë. Ndërkohë në sallon, Nalani po ngushëllon Sedatin për humbjen e të birit.

Në një moment, ai ndalon dhe kërkon shumë falje nga Nalani që e ka futur në një situatë të tillë ku ajo po e ngushëllon për një fëmijë që ai e ka bërë jashtë martese. Ferideja e përgëzon Sedatin për humanizmin dhe mirëkuptimin që ai shfaqi ndaj Nalanit, ndonëse për vete është i zhytur në dhìmbje. Të tjerët që e shikojnë atë skenë, mahniten nga Nalani. Gylxhihana vazhdimisht shpreh lavdërime për Nalanin por vajza saj Selena nuk është e të njëjtit mendim me të, për Nalanin.

Ajo thotë nën hundë se Nalani nuk është aq e përkryer sa mendojnë ato por më pas nuk e vazhdon atë bisedë më gjatë. Vetëm pak çaste më vonë, të gjithë largohen nëpër dhomat e tyre dhe rrjedhimisht, edhe Bilura largohet nga shtëpia tyre. Selena e ndjek me sy dhe vëren nga gjestet që bën, se Bilura po debaton me Hajriun që qëndron i fshehur jashtë. Megjithatë, Selena nuk e shqyrton atë situatë fare më gjatë. Në katin e sipërm, vëllai i saj Sedati po gjen ngushëllim tek Nalani, si një fëmijë.

Ai kërkon nga Nalani që të mos e vonojnë më shumë bërjen e një fëmije, sepse është e vetmja gjë që do i bashkojë më tepër dhe do ua shërojë plàgët që kanë që në fëmijëri. E ndjerë në siklet dhe e dyzuar, Nalani nuk përgjigjet as për pohim as për kundërshtim. Sedatin e zë gjumi menjëherë nga lodhja por Nalanin jo. Atë nuk e lënë mendimet, ndaj ngrihet dhe qëndron në dritare, ku e shikon Hajriu dhe i dërgon mesazh duke i shkruar “edhe mua më ka marrë malli”. Nalani e shikon ku ndodhet ai por për shkak të kèrcènimeve të Feridesë, nuk i përgjigjet.

Vajza në dritare/ Nalani hesht para kërkesës së Sedatit

Xhaviti e ndjen veten përgjegjës për aksìdentimin që i kushtoi jetën Xhanës, duke menduar se ajo është përhùmbur në timon duke menduar për faktin që ai e ka detyruar të largohej nga Tùrqìa. Gylxhihana përpiqet t’ia heqë atë barrë faji nga supet dhe të njëjtën gjë bën edhe Rafeti. Ndërkohë, ndjenjë faji shumë të madhe ka edhe Sedati. Ndonëse i dhemb shumë shpirtërisht që humbi një tjetër fëmijë para se t’a merrte në duar, Sedati mendon edhe për çfarë po i shkakton Nalanit në rikthimin e saj në shtëpi.

Ai merr përgëzimet e Feridesë kur i  kërkon falje Nalanit që e ka futur në një situatë të tillë, ku ajo duhet të mbajë zinë e fëmijës që Sedati priste nga dàshnorja. Gylxhihana mrekullohet nga durimi i Nalanit dhe vazhdimisht thur lëvdata për të, por vajza e saj Selena nuk është e të njëjtit mendim për të, në lidhje me Nalanin. Selena thotë se Nalani nuk është aq e pafajshme sa e bëjnë ato, por nuk e vazhdon më gjatë atë bisedë. Pasi të gjithë largohen për në dhomat e tyre, edhe Bilura largohet për në shtëpinë e saj.

Ajo ndalohet nga Hajriu që vijon të qëndrojë në një cep të lagjes së Sedatit dhe pas largimit të Bilurës, Selena e shikon tek endet para shtëpisë së tyre. Në katin lart, Sedati gjen prehje tek Nalani, tek e cila qëndron i mbështetur si një fëmijë, si dhe kërkon që të kenë sa më shpejt një fëmijë sëbashku. Nalani me mendjen tek Hajriu dhe e gjithë situata e ngatërruar, as nuk e aprovon dhe as nuk e kundërshton kërkesën e Sedatit. Ajo i kërkon që të flejnë pasi ka vajtur vonë, por Sedati fle i pari.

Ndërsa Nalanin, nuk e zë gjumi dhe pas shumë orësh që kthehet në anë të ndryshme në shtrat, ajo ngrihet dhe del në dritare, nga ku është mësuar të shohë Hajriun. Ajo nuk e sheh më, por Hajriu e sheh dhe menjëherë i dërgon mesazh, në të cilin i shkruan “edhe mua më mungon shumë”. Pas atij mesazhi, Nalani kontrollon më gjatë me sy dhe e gjen ku po qëndron i fshehur Hajriu por sërish nuk i përgjigjet, sepse është paralajmëruar mjaftueshëm nga Ferideja. Për më tepër, që atë natë, Nalani rivendos unazën e martesës me Sedatin.

Sekrete familjare/ Jektai akuzon Ilgazin për vràsje

Në zyrën e Parsit do trokasë papritur Jektai me kunatën e tij, Sedanë. Të dy paraqesin denòncimin e tyre kundër Ilgazit, duke aluduar që doreza për meshkuj që është gjetur në vendin e vràsjes së Enginit, mund t’i përkasë Ilgazit, sepse për hir të dashurisë që ka ndaj Xhejlinës, ai mund edhe të heqë dorë nga parimet që ka dhe mund të ketë ndërhyrë për t’i fshehur gjurmët e saj. Parsit i duhet të mbajë vendin e tij dhe të mos japë opinion personal, prandaj u thotë se pàdia tyre do merret parasysh.

Në ato momente, Ilgazi dhe Xhejlina ndodhen para një momenti gjithashtu të papritur. Vajza e vogël, Melikeja, nxiton pas tyre dhe u tregon mes lotësh se kush janë prindërit e saj biologjikë dhe kush janë ato adòptues. As Xhejlina dhe as Ilgazi nuk ishin fare në dijeni të një detaji kaq të rëndësishëm, ndaj bëjnë investigimet e duhura dhe bazuar në ndjeshmëritë e pakrahasueshme mes dy palëve të prindërve, Ilgazi merr vendim emocional dhe në gjÿq, ia jep kùjdestarinë prindërve të varfër që Melikenë e shikojnë si pasurinë e jetës.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet motra e Xhejlinës, Ajlini. Që nga momenti që është zbuluar tràdhtia e Osmanit, ajo nuk është më e njëjta dhe ndonëse e ka falur atë për të mos príshur familjen, ajo nuk e beson në asnjë fjalë. Duke mos e besuar Osmanin që thotë se fëmija që pret Zymryti nuk është i tij, ajo i shkon pranë Zymrytit dhe ndonëse ajo i jep të njëjtën përgjigje, Ajlini sërish nuk e beson dhe kërkon që të bëhet analiza e duhur për të zbuluar atësinë e fëmijës që Zymryti po pret.

Paralelisht, motra e Parsit po zhvillon një gjÿq. Në atë gjÿq, Neva shpall fajtor një person, familjarët e të cilit nuk e pranojnë atë vendim dhe në mes të sallës së gjÿqit, qëllòjnë me àrmè Nevanë. Fati do që ai plùmb t’i shkaktojë një plàgë shumë të lehtë në krah, por që Parsin e panìkos mjaftueshëm sa për të mos e lënë Nevanë të vetme në shtëpi. Ai e merr në shtëpinë e tij, kujdeset për të dhe kërkon falje për gjithçka që ka ndodhur së fundmi mes tyre. Edhe Neva kërkon falje dhe çdo akull mes tyre, shuhet.