Fulja vazhdon me kërkimet e saj për Osmanin, pa qenë aspak në dijeni se Emreja e ka zbuluar, se i ka kryer të gjitha invèstigimet për të dhe pavàrësisht të gjithave, qëndron në heshtje. Emre pret mëngjesin e të nesërmes për t’iu vënë nga pas Fuljës, në takimin e saj me Osmanin, në një restorant. Në mesin e të gjithëve, Emreja i vendos pràngat Osmanit për màshtrimet e tij, ndërsa me Fuljën nuk pranon që të flasë derisa të shkojnë në shtëpi. Pasi dòrëzon Osmanin në kòmisariat, Emre i drejtohet Fuljës në shtëpi.
Ajo i tregon të vërtetën e situatës në të cilën ai e zùri por Emre e përqèsh, thotë me bindje se ajo ka krijuar vàrësi nga adrènalina dhe nuk heq dot dorë nga asgjë i sjell adrènalinë dhe së fundmi, largohet nga shtëpia. Ai troket në shtëpinë e Munevverit, ku tanimë ndodhet edhe Sinani. Teksa Munevveri shpreh kèqardhje për gjendjen e të rinjve dhe fatet e tyre në martesë, ajo për vete merr një mesazh ku dikush i panjohur i shkruan se bashkëshorti po e tràdhton dhe nëse do t’a shikojë, ka edhe adresën në cilin restorant ndodhet ai me femrën tjetër.
Bashkë me Emrenë dhe Sinanin, Munevveri mbërrin me nxitim tek ai restorant, por nuk bën asnjë lloj skàndali dhe as që ballafaqohet me Kadirin. Munevveri thjesht i fotografon dhe mendon se çfarë do shpenzojë me paratë që do marrë nga divòrci me të. Kur kthehen në shtëpi, ato gjejnë Fuljën në oborr por ndonëse ajo ndodhet aty vetëm për Emrenë, ky i fundit sërish refuzon që të flasin. Ai futet brenda, ndërsa Sinani qëndron me Fuljën, duke tentuar t’a kuptojë atë por edhe të shpjegojë anën e Emresë.
Paralèlisht, Ahmeti po dëgjon versionin e Zejnebit për krìsjen me Sinanin. Nga eksperienca që vetë ka pasur me Zejnebin, Ahmeti thotë se Zejnebi e ka të pamundur të durojë pak kohë kur partneri saj nuk ia shfaq dashurinë aq shumë sa ajo do. Ai përpiqet të shpjegojë edhe anën e Sinanit, por më kòt. Sakaq, të nesërmen në mëngjes, Fulja do ndajë me Denizin pròblemin e saj me Emrenë por pròblemi tyre duket sikur nuk ka zgjidhje. Denizi ndërron temë dhe rrëfen se mesazhin anònim në celularin e Munevverit, e ka dërguar ajo, me shpresën për t’i pajtuar.