PENDIMI/ Meltemi ndèshkon ashpèr Ahmetin

Drejtoresha e bùrgut që mundësoi takimin e Elifit me Arzunë, arrin të lajmërojë Zejnebin që vajzat ndodhen aty dhe bashkë me Ahmetin, ajo mbërrin me të shpejtë. Pasi mësojnë se çfarë ka ndodhur, drejtoresha u sugjeron që për Elifin, të pajtojnë një psikòloge, pasi gjendja saj është shumë e rènduar. Por, gjendja më e rènduar do jetë tek Arzuja. Atë e përgatisin për t’a dërguar në një tjetër qendër bùrgosjeje, kur furgoni pòlìcor përballet me një bastisje të pàprìtur. Ajo bàstisje, bëhet për Arzunë, që ajo t’ia mbàthë.

Për shkak të dèmtimit psikologjik që ka pèsuar, ajo ka kaluar në shòk dhe nuk reagon fare, ndaj as nuk ia mbàth dot. Ahmeti mëson çfarë ka ngjarë me të dhe shkon t’i gjendet pranë, por Arzuja nuk reagon as para tij. Ajo dërgohet në një spìtal psìkiatrie dhe aty qëndron e vetme. Sakaq, Zejnebi kthehet në shtëpi dhe pasi ujërat qetësohen, fokusi saj shkon sërish tek Munevveri. Kjo e fundit, shpreh dëshirën që të vishet me të bardha e të ketë një dasëm sado modeste, pasi këtë e ka pasur ëndërr gjithmonë.

Për të plotësuar ëndrrën e Munevverit, Zejnebi ofron bahçen e shtëpisë ku ajo jeton, që është mëse e mjaftueshme si hapësirë. Munevveri emocionohet nga bujaria Zejnebit dhe pranon pa hezituar, edhe pse Sinani është kùndër dasmës në tòtal. Që aty, Munevveri shkon pranë Kadirit, me të cilin bisedojnë mbi pròblemin e Kemalit, për të cilin Munevveri thekson se para fëmijëve, nuk vlen asnjë pasuri tjetër, ndaj më mirë të falìmentojë e të shpëtojë kokën e fëmijës së tij që është futur në një pròblem të tillë.

Përtej dashurisë, martesës e dasmës, ndodhet martesa e dèshtuar e Meltemit me Ahmetin. Ajo ka vërtetuar lehtësisht tràdhtinë e tij me Arzunë, ndërmjet të cilës ka arritur t’i marrë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e mbetur. Tanimë, Ahmeti është mes katër rrugëve, pa shtëpi dhe pa para. Ai kërkon mëshirë nga Meltemi, që t’a tòlerojë sëpaku në shtëpi derisa të ketë mundësi të marrë një shtëpi me qera, por Meltemi i kujton atij shtëpinë e vogël që dikur i mori asaj, dhe e fton të qëndrojë aty, meqë dikur e ka menduar atë vend të denjë për të.