PENDIMI/ Sinani përfundon misionin me vajzës që po flìrtonte

Fulja i tregon Emresë mëse e lumtur, se ka gjetur punë dhe do fillojë pikërisht atë ditë. Emreja e beson dhe Fulja largohet për në vendin e punës që me të vërtetë e ka fituar, por qëllimi i saj është tjetër. Duke qëndruar për disa orë me rradhë në zyrën ku merren shtëpi me qera apo për shitje, Fulja do takohet me femrat që do sjellë Denizi, vajza e Kadirit. Ato do tregojnë para Fuljës pròblemet me djemtë dhe Fulja me qëllimin që t’u japë të gjithëve një mësim të merituar, do përpiqet t’i zgjidhë çështjet.

Që në ditën e parë, Fuljës i shkojnë dy vajza në moshë të re, të cilat tregojnë se i njëjti djalosh është lídhur me të dyja dhe tek të dyja ka kërkuar dorën para familjeve, i shoqëruar nga prindërit e tij. Gjatë kohës që Fulja tenton të kuptojë përse një djalë po màshtron kaq hapurazi dhe po i çon dy lidhje deri në fejesë, Zejnebi e çon në limit qëndrimin e saj në shkollë dhe Meltemi i kërkon me përùlje që ajo të gjejë një vend tjetër, duke sqaruar se nuk do ishte aspak e hijshme për shkollën që prindërit t’a kuptonin se drejtoresha fle aty.

E détyruar, Zejnebi del të kërkojë ndonjë vend të lirë dhe vendos të qëndrojë në një hotel të dorës së dytë. Paralèlisht, Sinani nga i cili ajo u nda, ndodhet ende në operacion. Për hir të atij operacioni të zgjeruar, ai i shkon në shtëpi vajzës me të cilën po njihet dhe duke kërkuar leje për në túalet, ai i futet në zyrë babait të saj, që është dhe qëllimi i vërtetë. Sinani vendos një përgjùes dhe rikthehet pranë saj dhe babait në fjalë. Babai i vajzës nuk krijon dot besim tek Sinani, ndaj jep urdhër që atë t’a ndjèkin në çdo hap pasi të dalë që aty.

Eprori i Sinanit merr làjmin dhe ia tránsmeton Sinanit me mesazh, ndaj ai largohet nga shtëpia me një jùstifikim të rrémë dhe me pak mundim, arrin t’i ikë nga sytë djaloshit që po e ndjèk. Mëngjesin e të nesërmes, meqë operacioni ka përfunduar, Sinani i shkon pranë Zejnebit, në formë surprize, por nuk mirëpritet fare nga ajo, e cila madje ngre zërin në mëngjesoren e hotelit, vetëm që Sinani t’i largohet. Asnjëri nuk e di se në ato momente, Meltemi po i vjèdh nga kompjuteri Zejnebit, diçka me shumë rëndësi.