PREMTIMI/ Emiri rrëfen para Rejhanit të vërtetën e madhe

Erhani ndodhet në shtëpinë e Kemalit ku është ftuar për drekim dhe sapo gjen mundësinë, i vìhet nga pas Narinit në kuzhinë. Ai kërkon të shfrytëzojë çdo moment për t’a bindur Narinin që është i dashuruar pas saj dhe nuk do heqë dorë kurrsesi. Teksa ndodhen të vetëm në kuzhinë, Kemali u shkon pranë. Për të jùstifikuar atë situatë, Erhani thotë se u ngrit nga tavolina për të marrë një gotë ujë dhe Kemali e beson. Vìktìma më e madhe në atë mes, është Oja. Çdo fjalë që Erhani thotë mbi dashurinë, ajo e përvetëson.

Erhani tenton në çdo moment me Narinin ndërsa Oja pàndeh se ato fjalë i ka për të. Masalli, që gjithashtu ndodhet pranë tyre, kërkon nga Narini që ajo t’i bjerë pianos siç ka bërë edhe më parë. Me insistimin e të gjithëve, Narini u dhuron melodi të këndshme nga notat e pianos, por shkurtimisht, sepse nga sìkleti, largohet. Narini pretendon që Erhani të largohet sa më shpejt, por ai është i vendosur të qëndrojë. I gjithë panìku nga bisedat që bën Erhani dhe e gjithë kèqardhje për shpresat që krijon Oja, përkthen në një tènsion për Narinin.

Ajo alivànoset para të gjithëve dhe rrjedhimisht, për të kujdeset Erhani, si mjèk që është. Në anën tjetër ndodhet shoqja e ngushtë e Narinit, Rejhani. Ajo del para Xhavidanës, me unazën e saj në dorë, të cilën ia dòrëzon, teksa i shpjegon se i ka rènë në qafë Zejnebit me akùzat që i ka bërë. Xhavidana shòkohet e tëra dhe kërkon të dijë kush ka qenë fàjtorja e vërtetë, por Rejhani nuk i tregon. Ajo ngulmon se çështja e vetme me rëndësi në atë mes, është që të kërkojë falje nga Zejnebi, sepse ia ka thýer zemrën asaj.

Gjatë kohës që ato flasin, Emiri del nga shtëpia me nxitim, që të gjejë Gylsymin, me shpresën se kësaj rradhe do e bindë që të dalë para Rejhanit e të takohet me të. Teksa po pret ardhjen e Gylsymit, Emiri gjen në sirtar një bylyzyk dore me emrin e saj të shkruar. Me të në dorë, ai pret Gylsymin, për t’i thënë se ai byzylyk është prova më e fortë që ajo është motra e Rejhanit. Gylsymi sërish nuk pranon dhe e dèbon që aty, por Emiri e ka fotografuar atë bylyzyk dhe me mùndim të madh, mbledh veten dhe i tregon Rejhanit se motra saj mund të jetë gjàllë.