PREMTIMI/ Narini frìkësohet nga veprimi i Erhanit

Biseda mes Narinit dhe Erhanit nuk zgjat shumë, sado që Erhani përpiqet t’a bindë atë që ka kaluar një periudhë tepër të tràzuar, të cilën ajo fillimisht duhet t’a mësojë para se t’a gjýkojë e t’a largojë plotësisht nga vetja. Të gjithë përgjèrimeve të Erhanit, Narini i përgjigjet duke i treguar gishtin ku mban unazën e martesës. Ajo thotë me gojën plot se nuk ka asnjë dètyrim për t’iu përgjigjur atij më gjatë, prandaj largohet. Por Erhani nuk heq dot dorë nga ajo, përtej faktit që i thotë se është e martuar.

Sapo Narini mbërrin në shtëpi, ajo merr mesazh nga Erhani, i cili i kërkon një vërtetim që është e martuar. Kemali shqètësohet për Narinin dhe i shkon sërish në dhomë, por Narini nuk i tregon çfarë po ndodh. Ajo natë kalon me aq por mëngjesi i të nesërmes e zgjon Erhani nga gjumi, me telefonatat e tij të panumërta. Narini është e vendosur të mos i përgjigjet asnjërës prej tyre por Erhani këmbëngul tek ajo, derisa gjen numrin e telefonit të shtëpisë, ku i përgjigjet Kemali.

Erhani i kërkon Kemalit që t’i kalojë Narinin, ajo trèmbet e tëra dhe e mbyll telefonatën duke sàjuar një gènjeshtër. Në anën tjetër, atë mëngjes, Suna është zgjuar me frìkën se nuk do mundet t’a takojë më Taxhin, pasi nëna saj është e vendosur që ato të mos takohen më sëbashku. Oja e gjen ashtu të shqètësuar dhe i shkon pranë për të kuptuar si qëndron puna, ndaj dhe Suna e ndan me të pròblemin që po përjeton. Si përgjigje, ajo merr premtimin e Ojës se do e ndihmojë të takohet me Taxhin.

Pas lumturisë që ai premtim i dhuron, Oja largohet dhe gjen mënyrën për t’a larguar Xhavidanën nga shtëpia. Teksa ajo përpiqet për Sunën, vëllai i saj dhe Narini dalin nga shtëpia për të shkuar në kompani por rrugës, përballë tyre, del Erhani, që e trèmb Narinin së tepërmi, pasi ajo ende nuk ka ndarë asgjë me Kemalin. Sakaq, Rejhani dhe Emiri ndodhen larg të gjithëve, në universitetin e Rejhanit. Ajo vëren se si të gjitha vajzat në klasë po tentojnë t’i vàrdisen Emirit dhe nuk bën dot asgjë për këtë.