PREMTIMI/ Narini pranon se është e dashuruar me Kemalin

Taxhi mbërrin me të shpejtë pranë Sunës, menjëherë pas telefonatës së saj, por Suna nuk e di që nëna e saj Xhavidana, ende nuk ka dalë nga shtëpia. Rrjedhimisht, Xhavidana i shikon duke biseduar dhe u shkon pranë me krítika të áshpra për të dy, veçanërisht për Taxhin që e quan “përfitues” dhe e dèbon nga shtëpia në mënyrë të pásjellshme, sado që Suna i përgjèrohet nënës së saj që të mos sillet në atë formë. Pas largimit të tij, Xhavidana përpiqet të pajtohet me vajzën e saj, ndaj i shkon nga pas në dhomë.

Teksa tenton t’a bindë se Taxhi po përpiqet vetëm të përfitojë nga pasuria tyre, Suna ia  mbyll gojën duke i theksuar se gjatë gjithë kohës që ka qenë në klínikë, Taxhi ka qenë i vetmi që e ka vizituar rregullisht, çdo ditë dhe pa asnjë përfitim nga ajo. Gjatë kohës që ato bisedojnë, Emiri me Rejhanin ndodhen ende në universitet, njëri si nxënës dhe tjetri si mësues. Rejhani merr të futet në zyrën e Emirit, pas mësimit, por ai nuk e lejon, duke i thënë se është i zènë me një tjetër studente që ka nevojë për ndihmën e tij në një projekt.

Rejhani largohet mëse e nèvrikosur dhe e xhèlozuar, aq sa qëndron tërë kohës në dritaren e shtëpisë për të parë se kur do vijë Emiri, i cili për rrjedhojë, vonohet pak. Në zyrën e Emirit, studentja tij, para se të dalë që aty, i merr fshèhurazi portofolin, vetëm që të kontrollojë emrin e tij bashkë me mbiemër. Teksa e kontrollon, ajo fillimisht gëzohet që ai nuk mban ndonjë foto gruaje në portofol, më pas kërkon për emrin e tij në internet dhe përpara i del vetëm lájmi që ai është divòrcuar, gjë që ia shton asaj shpresat për të qenë çift me të.

Sakaq në shtëpi, Rejhani ulet menjëherë pranë librave kur vjen Emiri dhe nuk debàton fare me të mbi çfarë ndodhi në shkollë, gjë që Emirin e névrikos, sepse i duket sikur ajo nuk është fare xhéloz për të. Ndërsa në anën tjetër, ndodhet Narini me Kemalin që ulen në një lokal, ku Narini pretendon t’i rrëfejë çështjen e Erenit por nuk e bën dot sepse Ereni futet në lokal. Ajo bisedon veçmas me të dhe e largon duke i thënë se është e dashuruar pas Kemalit. Pasi Narini mbërrin në shtëpi, ai i dërgon mesazh duke u betuar se po tërhiqet nga dashuria tij.