Ajnuri përfundon misionin që Erhani i dha dètyrimisht për tek Kemali dhe menjëherë e telefonon atë, duke i thënë me gojën plot se kjo ishte hera fundit që ajo bën diçka, e urdhëruar nga ai. Ajnuri e quan të sëmùrë dhe thekson se nuk do të ketë më punë fare me të. Pak çaste më vonë, Narini vjen në shtëpi dhe vëren se Kemali nuk është aspak si zakonisht. Ajo përpiqet të flasë me të dhe madje i shkon edhe nga pas për t’a pyetur nëse është mirë, por Kemali fshìhet pas jùstifikimit të punës.
Koha kalon dhe Kemali vijon të qëndrojë mbi kompjuter gjoja duke punuar por mendjen e ka tek e shkuara e Narinit. Duke mos qëndruar dot më gjatë në shtëpi, ai del fare, po me jùstifikimin e punës. Narini e telefonon sepse shqètësohet për të, por ai nuk dëshiron t’i përgjigjet dhe nuk përgjigjet. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet nipi i tij Emiri, që bashkë me Rejhanin dëgjojnë me çudi Gylsymin, e cila u thotë se paratë që kanë paguar për të, janë bòrxh i saj dhe do ua kthejë një më një. Sa për atë ditë, ajo u lë një shumë minimale në dorë, prej vetëm 5 lìrash tùrke. Rejhani i përgjèrohet të qëndrojë, por Gylsymi është e lènduar.
Ajo ndihet e bràktisur nga Rejhani ndërsa kjo e fundit i betohet se nuk ka qenë në dijeni se ajo jeton, derisa Emiri i tregoi për kërkimet e dètektivit. Para se Gylsymi të përgjigjet, ajo merr një telefonatë nga burrat me të cilat atë ditë ishte në kònflikt. Ato i tregojnë vetë se për hàkmarrje ndaj saj, ia kanë vënë flàkën shtëpisë. Gylsymi praktikisht mbetet pa shtëpi por Rejhani që e dëgjon, gjen formën e duhur dhe e bind për të qëndruar së paku për pak ditë pranë tyre. Në gjithë atë familje, vetëm një person është kùndër qëndrimit të Gylsymit.
Ajo është Xhavidana, e cila e ofèndon duke i thënë se e gjithë shtëpia po mban erë mbèturinash prej saj dhe Gylsymi ndihet aq kèq, saqë tenton të largohet, por Rejhani nuk e lejon. Duke e parë në sy Xhavidanën, Rejhani thekson se ajo shtëpi është edhe e saj dhe askush nuk e largon dot një mysafire që ajo ka ftuar. E irrìtuar pafund, Xhavidana tenton t’a bindë Emirin se po gàbon rèndë, por Emiri nuk ndikohet fare nga ajo. Ashtu si djali i saj, as vajza e saj Suna dhe as Zejnebi nuk e ofèndojnë Gylsymin, por përkundrazi, e afrojnë maksimalisht.