PREMTIMI/ Rejhani mëson që vjèdhjen e ka kryer Gylsymi

Xhavidana lumturohet shumë duke menduar se plani i saj ka dhënë rezultat dhe ka prìshur marrëdhënien mes Emirit dhe Rejhanit por shumë shpejt kupton se gàbohet pasi i shikon ato të dy sëbashku. Emiri, duke dýshuar shumë se vjèdhjen e ka kryer Gylsymi e jo Nigari, e rimendon kthimin e Nigarit në shtëpi dhe teksa e mendon, Seferi e telefonon. Ai i kërkon ndjesë që ende nuk ia ka treguar vendin se ku e ka fshèhur Nigari orën, gjë që Seferi ia premtoi, duke e besuar me të vërtetë që Nigari e ka vjèdhur dhe e ka fshèhur diku atë orë.

Seferi gjithashtu i tregon se Nigari vetëm qàn dhe thotë me këmbëngulje se nuk e ka bërë ajo vjedhjen për të cilën akùzohet. Fjalët e Seferit ndikojnë së tepërmi tek Emiri, ndaj ai vendos t’i shkojë pranë Gylsymit. Emiri i thotë Gylsymit se çfarëdo që ajo ka bërë, mund t’ia falë e t’ia hedhë krahëve, mjafton që ajo të betohet se nuk do e bëjë sërish. Pavàrësisht butësisë me të cilën Emiri i flet, Gylsymi nuk e pranon çfarë ka bërë sepse shikon Rejhanin që po kalon pranë. Madje, qëllimisht, ajo ngre zërin duke thënë se nuk është hàjdute.

Rejhani shòkohet kur mëson akùzën që po i bënte Emiri Gylsymit, të cilës gjithashtu i thotë se mund t’a màshtrojë motrën, por atë kurrsesi. Ajo bisedë që dëgjon, do sjellë një përçàrje të fortë mes Emirit dhe Rejhanit, por Zejnebi shumë shpejt shkon pranë Rejhanit për t’i treguar të vërtetën që Gylsymi e ka vjèdhur orën, dhe Rejhani, e pìkëlluar nga veprimi i të motrës, menjëherë përqafon Emirin, për t’u pajtuar me të. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, e cila pa lajmëruar fare Kemalin, rikthehet në punë si kamariere.

Fati do që Kemali me një kolegun e tij shkon për të drekuar në atë restorant, për të firmosur një marrëveshje. Ai shtànget kur e shikon Narinin por nuk e prezanton si gruan e tij. Rrjedhimisht, kolegu i tij ndjen lìrinë për t’u shprehur siç dëshiron për Narinin, pa e ditur irrìtimin që po shkakton tek Kemali, aq sa ky i fundit heq dorë nga marrëveshja tyre. Ndërkohë brenda në kuzhinë, Narinit i shkon pranë Erhani, që t’i kërkojë llogari përse ajo hoqì dorë nga Berlini dhe teksa e bën këtë, e quan atë “femër pà krenari”, gjë që do bëjë që Narini t’a qèllojë me shpùllë.