PREMTIMI/ Suna nuk e pranon ftesën e Kemalit

Narini dhe Kemali dètyrohen të kàpen për dore kur shikojnë në rrugë punonjësen e shërbimeve sòciale, e cila njëherë u ka shkuar për t’i kontrolluar nëse martesa tyre është e vërtetë apo e rrème. Edhe pse e bëjnë për hir të saj në dukje, ato të dy e duan atë veprim, por, Narini që nuk do t’a lejojë veten të bjerë në dashuri me të, e krítikon veten ashpèr për veprimin e bërë. Ajo e kujton vazhdimisht para se t’a zèrë gjumi, aq sa Kemali e dëgjon duke folur. Ai hap derën për t’a pyetur çfarë nuk shkon, ndërsa Narini menjëherë mbyll sytë.

Ajo híqet sikur po fle, dhe Kemali largohet. Në anën tjetër, ndodhet Emiri me Rejhanin. Dasma tyre modeste dhe e mbushur me të panjohur, mbyllet pa asnjë incídent. Rejhani sërish dëgjon Emirin që i këndon asaj këngë, një pas një, me shumë dashuri dhe sytë që i ngùl me shikim tek ajo. Pasi të gjithë largohen, Emiri me Rejhanin ngrihen për të bërë një tjetër shëtitje buzë detit. Ato flasin për të ardhmen e tyre, lumturinë që duan të prekin dhe pafundësinë krah njëri tjetrit, pa lejuar më njeri që t’u futet në mes.

Ajo bisedë mbyllet në mënyrën më të ëmbël dhe sëbashku, Rejhani me Emirin kthehen në jahtin e tyre, që njëherë u prísh e i la në mes të detit. Ato kalojnë natën në dhomat e vogla, ndërsa në mëngjes, Emiri zgjohet i pari për të përgatitur një mëngjes të shëndetshëm e të larmishëm për Rejhanin. Paralèlisht, për ato të dy, në nderim të dasmës që u bë larg dhe dashurisë që nuk u shùa dot, Oja përgatit një organizim. Ajo kërkon që të gjithë të mblidhen në shtëpinë e Hikmetit, që të darkojnë për herë të parë, si një familje e madhe.

Martesa e tyre dhe organizimi i Ojës, do acárojë vetëm Xhavidanën, që do e shfaqë hapurazi padakordësinë e saj për atë martesë, por askush nuk péngohet, pavárësisht saj. Oja telefonon edhe Kemalin për t’a lajmëruar, ndërsa Kemali që pranon menjëherë, telefonon edhe Sunën për t’a ftuar, por Suna nuk pranon t’u bashkohet. Ajo kërkon mirëkuptimin e xhaxhait të saj që të qëndrojë për pak ditë larg të gjithëve, në qetësi tótale dhe vetëm me mendimet që ka brenda kokës së saj. Kemali pranon dhe me atë qetësi, shòkon edhe Shehrijen.