Ferideja shkon në dhomën e Nalanit teksa ajo po fle, e puth fare lehtë dhe kthehet në dhomën e saj, ku vetëm mëngjesin e të nesërmes do zbulohet nga Hafizeja se ajo i ka dhënë fùnd jetës me ilaçe. Hafizeja trishtohet pafund por nuk çuditet, ndaj me nxitim merr kutinë e ilaçeve që Ferideja mban ende pranë vetes dhe e fsheh. Me lòtët që i rrjedhin rrëke, asaj i dalin edhe piskama të tríshtimit, që do zgjojnë të parën Nalanin nga gjumi. Nalani vrapon për tek nëna e saj dhe përpiqet shumë t’ia hapë sytë.
Pasi kupton se ajo nuk do zgjohet më, Nalani ùlëret me të madhe dhe e gjithë familja vrapon për tek ajo. Nalani kalon në gjendje shòku dhe nuk e pranon dot që nëna e saj ka vdèkur, ndaj dhe nis të flasë përçart, si dhe nuk pranon njeri në dhomë. Muzo i bind të gjithë që të dalin ndërsa për vete qëndron, duke qenë mëse i bindur se Nalani ndihet pranë tij më komode dhe e lirshme se me çdo njeri tjetër. Gjatë kohës që ato rrijnë brenda me trupin e pajetë, Rafeti shikon me dyshim Hafizenë.
Ai i bën pyetje të njëpasnjëshme për të zbuluar se përse vdíq Ferideja aq papritur, por Hafizeja ngulmon se ajo as nuk ka qenë e sëmurë dhe asgjë tjetër. Së fundmi, Rafeti gjen guximin që t’a pyesë veçmas Hafizenë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Rafeti pyet nëse ekziston mundësia që ajo t’a ketë vràrè veten por Hafizeja e mohon në mënyrë të prerë diçka të tillë, ndonëse është e vërteta. Pasi Hafizeja përgjigjet, Rafeti vendos të mos e pyesë më tepër por t’i besojë asaj. Sakaq, lajmi i humbjes së Feridesë, shkon deri në veshët e Hajriut.
Pavarësisht shokímit që përjeton, ai kujtohet të telefonojë Bilurën, duke e ditur se Nalani nuk do jetë fare në gjendje për t’a telefonuar por edhe do ketë nevojë për shoqen e saj të vetme. Bilura trònditet ende më shumë se Hajriu dhe nxiton për tek Nalani, në një kohë që këtë të fundit po e telefonon Hajriu vazhdimisht sepse nuk futet dot brenda në shtëpi por Nalani nuk i përgjigjet. Thirrjen telefonike të Hajriut ndaj Nalanit, do e shikojë vetëm Muzafferi por ai nuk do reagojë aspak.