Vajza në dritare/ Nalani i bindet kèrcènimit të Feridesë

Nalani përballet me një vendim të paprìtur të nënës së saj, të cilës nuk ka nga i shpëton. Pasi largon Bilurën nga shtëpia me taktikat e saj, Ferideja zhvishet në tùalet dhe fton Nalanin që t’a lajë. Nalani tenton të kùndërshtojë, por nuk ia del. Me një ftohtësi të madhe, Ferideja i thotë se ajo duhet t’a lajë, që t’a përjetojë si ndjesi, pasi shpejt do vdèsë dhe do që kur të vdèsë, të mos e lajë njeri tjetër veçse Nalani. Kjo e fundit trìshtohet dhe nga sytë i rrjedhin lòt, veçanërisht kur Ferideja thotë se mendon që ajo do lumturohet me vdèkjen e saj.

Nalani i betohet se diçka e tillë nuk do ndodhë dhe se e do shumë, ndërsa Ferideja, me po të njëjtën ftohtësi, i betohet se nëse ajo do shkëmbejë qoftë edhe një mesazh me Hajriun, atëherë ajo do e vràsè fillimisht Hajriun e më pas edhe veten. Nalani është e bindur se Ferideja e bën diçka të tillë, ndaj bie dakord me çdo fjalë të saj, ashtu siç bie dakord edhe për t’u kthyer me Sedatin, si shans i fundit për martesën e tyre. Ferideja e pyet nëse do e falë ndonjëherë për jetën që i ka shkaktuar dhe Nalani e pohon me kokë.

Në përfundim të dushit, Ferideja i lë në duar qefìnin, mbulojën që përdoret për të mbuluar të vdèkurin, sipas traditës së vendit. Nalani qàn me dènesë, si një fëmijë, ndërsa Hajriu i dërgon mesazhe të njëpasnjëshme, por nuk merr dot asnjë përgjigje prej tyre. Të nesërmen në mëngjes, Nalani paketon gjërat e saj dhe me valixhe në dorë, del para Feridesë, për t’i thënë se është gadi të kthehet pranë bashkëshortit dhe familjes së tij. Bilura shtànget e tëra, nuk kupton asgjë se çfarë po ndodh dhe as që e pyet dot, pasi i frìkësohet Feridesë.

Paralèlisht, Hajriu po paketon gjërat që ka pasur në shtëpinë e Rafetit, ku ka pranuar largimin nga puna, pa kùndërshtuar për asnjë çast të vetëm. Në momentin që ai del nga dera, Nalani futet brenda duke mbajtur valixhen në dorë dhe me Feridenë që e shoqëron, si përherë. Shòkimi i përfshin të gjithë, ashtu siç përfshin edhe Xhanën, e cila ndodhet në një vend tjetër, përballë Xhavitit. Teksa ajo pret të marrë çelësat e vilës që ka kërkuar, Xhaviti i ofron vetëm mundësinë që të zgjedhë shtètin ku do të shpërngulet njëherë e përgjithmonë.