Vajza në dritare/ Nalani trónditet nga vdekja e Feridesë

Ferideja vendos t’i japë fúnd jetës së saj atë natë por fillimisht shkon pranë Nalanit në dhomën e saj teksa ajo po fle krah Sedatit. Ajo i jep puthjen e fundit në ballë, kthehet në dhomën e saj dhe me një kuti ilaçesh, i jep fùnd jetës. Feridenë që shtrihet në shtrat e vdèkur, do e gjejë e para Hafizeja. Ajo trónditet dhe trishtohet së tepërmi por sapo shikon kutinë e ilaçeve pranë dorës së të ndjerës, sigurohet që t’a fshehë, që Nalani të mos trónditet ende më shumë duke e ditur se ajo ka vràrè veten.

Hafizeja ngre zërin për të thirrur mes lòtësh Nalanin, e cila zgjohet menjëherë dhe nxiton për tek ajo. Lótët i rrjedhin rrëke edhe Nalanit, e cila úlëret me të madhe, aq sa e gjithë familja mblidhet menjëherë në dhomë. Shokími i përfshin të gjithë, ndërsa Nalani nuk duron dot aspak zhurmën që i krijohet mbi kokë, ndaj Muzo u kërkon të gjithëve që të dalin jashtë dhe qëndron vetëm ai me Nalanin, duke qenë personi më i afërt i saj. Gjatë asaj kohe, lajmi mbërrin edhe tek Hajriu.

I shokùar dhe pa fjalë, ai nuk di çfarë të bëjë sepse nuk i shkon dot pranë Nalanit por e telefonon atë. Muzaferi e shikon telefonatën e tij por nuk reagon, ashtu siç Nalani nuk reagon dhe as nuk i përgjigjet fare, pasi kujton fjalët e fundit të nënës së saj për Hajriun. Ky i fundit, telefonon Bilurën, i jep lajmin e rèndë dhe i kërkon t’i shkojë pranë Nalanit e t’i bëhet mbështetje. Sakaq, njëri prej familjarëve, Rafeti, nis të dyshojë për vdèkjen e papritur të Feridesë. Ai e mendon opsionin, që ajo mund të ketë vràrè veten.

Rafeti e pyet Hafizenë disa herë nëse Ferideja ka vuajtur ndonjë sëmundje apo ka pasur ndonjë ankesë por Hafizeja i mohon të gjitha sepse Ferideja ka qenë e shëndetshme. Veçmas, Rafeti e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse ekziston mundësia që ajo të ketë vràrè veten por Hafizeja e mohon në mënyrë të prerë, duke zhdukur çdo dyshim nga mendja e Rafetit. Brenda pak çastesh, autoritet e duhura vijnë të marrin trupin e pàjetë të Feridesë, që do shtojë ende më shumë ulërimat tek Nalani.