Vajza në dritare/ Nalani zbulon mashtrimin e Hajriut

Bilurën e ndalon sërish Muzo nga rrëfimi që ajo do bënte para Nalanit. Në mbrëmje, ai u bashkohet në darkim dhe sjell të gjithë rrobat e bizhuteritë që ka lënë Nalani në shtëpinë e tyre, sepse kështu donte Gylxhihana.

Pas darkimit,  në mendjen e Nalanit mbesin shumë detaje që e bëjnë të shkojë para shtëpisë së Hajriut, pa e lajmëruar, dhe kështu, shikon me sytë e saj gruan dhe fëmijët e tij, e më pas u troket në derë për t’u ballafaquar.

Gjatë asaj kohe, Hafizeja shkon fshehurazi të takojë në spital Metinin, babanë e Nalanit që është në prag të vdekjes por mes lotësh, ajo i përgjërohet të mos e lëshojë veten sepse Nalani ka nevojë për ndihmë babai.

Larg tyre, ndodhet Sedati, i cili tanimë është fiksuar pas Nalanit, aq sa nuk e kontrollon veten, ndaj vendos që të marrë kurim profesional nga një psikologe, në një spital.