Feridesë i shèmbet bota mbi kokë kur në anën tjetër të telefonit i përgjigjet babai biològjik i Nalanit që kërkon tanimë të flasë me të bijën. Ashtu e tmèrruar, Ferideja i sugjeron atij të mjaftohet me faktin që nuk e ka vràrè dhe të jetë falenderues, duke mos kërkuar më tepër. Nalani, nga ajo bisedë, dëgjon vetëm momentin kur Ferideja thotë “mos e kërkon më Nalanin” dhe menjëherë më pas bìe në tokë pa ndjenja. Alivànosja Feridesë do i frìkësojë të gjithë por më së shumti Nalanin dhe Hafizen.
Gjatë kohës që të gjithë përkujdesen për Feridenë që dalë-ngadalë vjen në vete, Leventi nuk ndodhet në shtëpi. Ai shkon në kompani, të ballafaqohet me ish të fejuarin e gruas së tij, Emirin, të cilit i kërkon në formë urdhërore që të mos i shkojë më rreth e rrotull Selenës. Leventi thotë me gojën plot se nëse ka diçka shumë të rëndësishme për t’u takuar me të, duhet të marrë leje prej tij, por Emiri thotë pa iu dridhur qerpiku se për shkak të tregtisë që bëjnë sëbashku, do takohen shpesh e do jenë në kontakt me njëri tjetrin.
Në po të njëjtën kohë, Sedati po takohet me Xhanën, e cila nuk ndalet ndryshe përveçse duke i premtuar se do divòrcohet nga Nalani në momentin më të afërt që mundet dhe atëherë do jenë të lìrë për njëri tjetrin. Në atë moment, Nalani e telefonon për shkak se dhe Xhana e ka telefonuar kur ishte me Hajriun e nuk iu përgjigj. Tanimë as Xhana nuk iu përgjigjet dhe Sedati, pa aprovimin e Xhanës, i dërgon një mesazh Nalanit duke i kërkuar falje tek i shkruan se i ka rënë telefonit gàbimisht.
Paralèlisht, për Nalanin po flet edhe Selena me Muzon. Ajo i tregon për faktin që erdhi njëherazi me Hajriun në shtëpi me këpucët e bëra me bàltë por Muzo ngulmon se Selena po bëhet paranòjake dhe këtë ia përsërit derisa e bind. Sakaq, babai i tyre, Rafeti, po shfaq drejtësinë e tij kùndrejt Gylxhihanës. Ndonëse janë ndarë dhe gjatë gjithë viteve të martesës ai nuk ka siguruar asnjë pasuri në emër të saj, tani, pas divòrcit, ai ka vendosur t’i japë gjithçka që i takon nga pasuria e tij, që asaj të mos i mungojë asgjë.