Vserlo është një prej banorëve të rinj që u bë pjesë e BBVA të shtunën e kaluar dhe duket se menjëherë ka trazuar ujrat në shtëpi.
Ai është përplasur me shumë banorë, por kryesisht duket se objektivi i tij është Gjesti.
E gjithë loja e tij duket se është që ta bëj Gjestin të dalë nga vetja, e po ashtu nuk ngurron të ngacmojë edhe Eglin.
Gjatë një diskutimi mes banorëve ku Egli po fliste për dhunën, Vserlo i është drejtuar Eglit me fjalët: “Ti dhunuesin e ke në krah”, duke ju referuar qartazi informacioneve që kanë qarkulluar këto ditë për Gjestin si dhunues ndaj ish-të dashurës, Diellzës.
Kujtojmë që banorët e rinj që futen nuk duhet të japin info nga jashtë, as të aludojnë për situata dhe informacione nga jashtë, por mesa duket Vserlo ka vendosur të mos e respektojë këtë rregull.