Gjesti foli kundër saj, Xheneta paralajmëron kundërpërgjigje

Xheneta Fetahu ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim në Instagram, ku shkruan:

“Silence speaks louder than words” (Heshtja flet më shumë se fjalët).

Ajo ka vendosur gjithashtu një orar; 19:00 duke lënë të kuptohet se diçka do të ndodhë ose do të zbulohet në atë moment.

Ky postim vjen pas transmetimit të një klipi në “Big Brother VIP Albania”, ku u shfaq intervista e saj për Gjestin, e ky i fundit i pa të gjitha e madje i komentoi. A do flasë për këtë gjë Xheneta?

Mbetet për t’u parë…

Aldo Gjestit për Eglin: “Nëse nuk do ta lëndosh, largohu”, Gjesti i përgjigjet: “Nuk më duket e drejtë që…”

Ditën e sotme Aldo dhe Gjesti kanë diskutuar rreth situatës së mbrëmshme mes Eglit dhe Gjestit, ku ky i fundit pati mundësi të shikojë një intervistë të Xhenetës.

Aldo i është drejtuar Gjestit duke i thënë që nëse nuk do ta lëndosh Eglin, atëherë është më mirë të largohesh prej saj.

Ndërsa Gjesti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ndihet mirë teksa qëndron me të dhe nuk i duket e arsyshme që ta ndrydh dhe pengojë këtë dëshirë që ka.

Pas përplasjes së mbrëmshme, Egli ndryshon krevat. Ja reagimi i Gjestit

Mbrëmjen e djeshme pas Primet dhe pas deklaratave që Egli dëgjoi nga Gjesti dhe Xheneta ka vendosur të ndryshojë krevatin dhe të mos flejë më me Gjestin. Gjesti ka shprehur duke thënë se:

Paska ndryshuar krevatin Egli, më ka lënë zemrën këtu. Po më pëlqen kjo atmosferë, të shtihem pak tani e të shoh çfarë ndodh natën.

Eh moj Egli Tako çfarë na bëre. “Nuk kena me u pa mo bashkë, shpirti im e di po plas”, ka nisur të këndojë Gjesti.

“Prisni sa të dal jashtë…”, Gjesti paralajmëron produksionin e BBVK dhe BBVA

Pas publikimit të videos së Xheneta Fetahut në Big Brother VIP Albania, banori Gjesti ka reflektuar për situatën dhe ka shpërthyer duke shprehur gjithçka që mendon. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në oborr, ai ka pohuar se produksioni në Kosovë e ka tradhtuar dhe ia ka futur pas shpinës. Për më tepër, Gjesti ka folur për këtë ngjarje edhe në Shqipëri, duke theksuar se kur të dalë nga shtëpia, do t’i tregojë të gjitha.

Reagimi
:
“Nuk dëshironi të keni mëshirë asnjëri për mua, dëshironi të më shkelni a, okej e vazhdojmë. Pikën e problemit nuk e kam. Jo more, kam parë gjëra më zi më të rënda se kaq. Si këtu si atje, njëjtë për juve lajmërimi.

Atë punë nuk e kam lënë me kaq, pasi hyri edhe këtu. Nuk ndodh kjo gjë. Pse ma bëtë shumë me hile, të gjithë bashkë më keni futur pas shpinës. Hajt se mbreti ju tregon juve. Prapë mua nuk më intereson, nuk ma ndjen. Prapë unë jam ky Besarti.

Nuk dëshiron t’i shikosh ndjenjat pare famë, t’i shkelësh ndjenjat e të tjerëve. Të tregoj si është paraja e fama. Së pari duhet të jesh njeri. Famën sot e ke nesër se ke.

Njerëzit mendojnë që, ju ka shkuar si kanë dashur. Do të flas shumë, çfarë kam parë e dëgjuar. Vetëm sa të dal, akoma kam mllef. Për të gjithë ata që më kanë bërë pas shpinës. Nuk kam dështuar, kurrë në jetë. Kur të dalësh jashtë, e sheh”.

Sonte “Prime”, ish-banori i BBVA paralajmëron hyrjen e re

Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet që do të ndodhin. Ky episod pritet të sjellë momente të reja tensioni dhe emocioni, ndërsa banorët do të përballen me sfida të ndryshme dhe mund të ketë ndryshime në dinamikat e brendshme të shtëpisë.

Spektakli ka mbajtur gjithmonë vëmendjen e publikut me ngjarje surprizë dhe momente të paparashikuara. Po ashtu, janë pritur edhe reagime të forta dhe mundësi për zhvillime të reja që mund të ndikojnë në marrëdhëniet dhe rivalitetet brenda shtëpisë.

Fituesi i “BBA5”, Arber Zeka ka ngritur pikëpyetje rreth këtij “Prime”-t.Ai ka publikuar një shkrim në “Instastory”, duke shkruar: “Sonte në BBVA hyn …”. Se ç’ka do të ndodhë mbetet ta zbulojmë sonte.

Sonte pritet të futet në BBVA, Livia për mesazhin e Mevlanit: “Ishte diçka shumë…”

Livia Brunga, banorja e “Big Brother”, ka pasur një surprizë të veçantë nga Mevlan Shaba. Vetëm pak ditë më parë, ajo mori një mesazh emocionues nga ai në “Big Love”, ku ai i shprehu dashurinë duke i thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, pavarësisht asaj që ka ndodhur jashtë.

Livia tregoi se ky mesazh ishte një befasia e madhe për të, pasi ka kaluar disa momente të vështira jashtë. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka provuar një dashuri më të fortë dhe se ndjenjat që ka për Mevlanin janë të paimagjinueshme.

“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë,” tha Livia ndërsa përlotej nga fjalët e tij. Ajo shtoi se pas këtij mesazhi ka pasur mundësinë të flasë me Mevlanin dhe të sqarojnë disa çështje.

Kjo marrëdhënie ka marrë vëmendje të madhe, pasi vetëm disa muaj më parë, gjatë pjesëmarrjes së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, u zbulua se ai do të bëhej baba për herë të parë.

I tha se po kopjon Luizin,Gjesti-Loredanës: “Faleminderit që po më krahason me…”

Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me partnerin e saj, Jozin, dhe raporti që ata kanë. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.

Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.

Në përgjigje, Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke i thënë: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.” Ai më pas shtoi se kishte arsye të forta dhe të thella për të qenë i lidhur me Kosovën, duke përmendur babanë e tij që kishte luftuar me UÇK-në.

Loredana, e cila e kishte krahasuar Gjestin me Luizin, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.