Një zhurmë e madhe zë vend në shkollën e Meltemit, ku Ahmeti dèshmon mënyrën pòshtëruese se si ajo e trajton Zejnebin, ndaj i kërkon kësaj të fundit që t’a lërë punën, duke i premtuar se mund të kujdeset ai për të, por Zejnebi nuk pranon asnjë lloj ndihme. Alpi, i nèvrikosur po aq sa Ahmeti me sjelljen e Meltemit, i sqaron Zejnebit se ajo nuk po punon për Meltemin sepse lìçensa është në emrin e saj, por thjesht po punon në ndërtesën e Meltemit, për të cilën ai do i paguajë qeranë e duhur. E irrìtuar pafund, Meltemi largohet.
Pas saj edhe Alpi, ndërsa Zejnebi i tregon Ahmetit se Meltemi është dashuruar kokë e këmbë pas tij, gjë që Ahmeti e ka të vèshtirë që t’a besojë. Ndërkohë, Meltemi nxiton të bëjë gadi të gjitha valixhet nga shtëpia e Alpit. Ajo mèrzitet ende më shumë që ai nuk kërkon fare të qëndrojë, por i dhuron një puthje Zahrës, përqafon fort Meltemin dhe i përcjell për tek dera. Ndërmjet kàmerës që ka vendosur në zyrën e Meltemit, Alpi i shikon tek akomodohen dhe qesh me pànikun që Zahra e vogël po i shkakton Meltemit.
Por sjellja e tij i ka mbetur në mendje Zejnebt. Ajo i kërkon që të bisedojnë veçmas dhe Alpi pranon, ashtu siç pranon edhe se është dashuruar pas Meltemit por dëshiron t’ia nxjerrë në pah anën e saj të mirë dhe këtë e mundëson vetëm nëse e lë atë të ecë me këmbët e saj, e vetme dhe pa mbështetje. Zejnebi e mirëkupton dhe biseda mbyllet me aq, për t’u takuar më pas të nesërmen, kur të gjithë do përcjellin Suden që po e merr Selena për në Amerìkë. Lòtët për Suden, rrjedhin nga sytë e të gjithëve.
Fulja dërgon valixhet e tyre në makinë dhe fshèhurazi, fut diçka të vjèdhur në valixhen e Selenës. Për shkak të asaj gjëje me vlerë që është vjèdhur, Selena ndalohet nga pòlìcia dhe arrèstohet, ndërsa Sudeja rikthehet në shtëpi, brenda vetëm pak orëve, duke i surprizuar të gjithë pa masë. Pasi mësojnë për çfarë është akùzuar Selena, secili prej tyre shpreh habi të madhe që ajo është treguar aq e pàkujdesshme dhe ka lënë diçka të vjèdhur në sipërqafe të valixhes së saj. Pavàrësisht habisë së të gjithëve, Fulja nuk flet.