PENDIMI/ Gjendja e Aishes përkèqësohet shumë

Ahmeti tregon me kèqardhje para Alpit se gjendja e Aishes nuk do ketë aspak përmirësim, përkundrazi, vetëm sa do përkèqësohet shumë e më shumë. Alpi, përveçse ndjen kèqardhje të madhe për Aishen, gjithashtu ndjen mèrak edhe për Suden që ka ngelur e vetme me të. Me një jùstifikim të kòtë, ai dhe Bahriu i mbijnë në shtëpi Aishes dhe teksa Bahriu bisedon me të, Alpi gjen formën për t’a nxjerrë Suden nga shtëpia dhe për t’a dërguar pranë Ahmetit, në shtëpinë e tij, për një rehati më të madhe që ai ofron.

Mëngjesin e ditës tjetër, shèrbyesja e shtëpisë i thotë Aishes se Sudeja ka shkuar në spìtal gjòja për të takuar babanë e saj, Sabriun. Aisheja e mirëkupton por pak më vonë, kërkon të shkojë edhe ajo pranë tyre. Aisheja mbërrin në spìtal, pranë recepsionit, por kur e pyesin se si quhet djali i saj, ajo kupton se e ka harruar emrin e tij dhe nga lëndìmi madh, ulet në një stol për të përjetuar shòkimin e saj. Atë mëngjes, Alpi merr ushqimet e duhura dhe me to në duar, shkon surprizë pranë Meltemit, me të cilën konsumon mëngjesin në oborrin e shkollës.

Mes të tjerave, ato diskutojnë për emrin e shkollës, për të cilin Alpin sugjeron emrin e Zahrës, vajzës së Meltemit. Kjo e fundit lumturohet dhe i pëlqen por thekson se për të vendosur, i duhet edhe aprovimi i Zejnebit. Çaste më vonë, pasi mëngjesi ka përfunduar, Meltemi i tregon se javën e ardhshme do dërgojë vajzën për kontrollin shëndetësor rutinor dhe Alpi shpreh dëshirën për t’a shoqëruar, gjë që Meltemi e aprovon. Paralèlisht, vajza e Kadirit takohet me Fuljën në mënyrë rastësore, por ndjen nevojën t’i tregojë asaj për Selimin.

Djaloshi i martuar që po e màshtronte, ende nuk heq dorë nga màshtrimet e tij dhe tenton të ketë diçka me Denizin, të cilën nuk e lë të qetë. Fulja menjëherë planifikon pòshtërimin e tij, ndaj krijon situatën sikur ai po e ngàcmon në një park familjar dhe djemtë që ndodhen aty, e rràhin si mos më kèq. Sakaq, Zejnebi shkon në shtëpinë e Munevverit, ku gjen Xhanin duke i thënë Sinanit se uron shumë që nëna e tij të mos bëjë dràma kur t’i kërkojë leje për të qëndruar bashkë me Elifin në shtëpinë e babait të tyre, ndaj ajo i jep leje menjëherë.