AMANETI/Jamani bën shumë xheloz Nedimin

Koraji është i vendosur t’a largojë përgjithmonë Aishen nga Feriti, ndaj dhe bashkëpunon me vajzën që ka ardhur t’i hakmerret Feritit, ndonëse do rrezikojë edhe vetë Aishen. Ndërkohë kjo e fundit, vendos t’i japë një shans Feritit.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, që qëndron përballë Lukës, duke i shpjeguar me plot keqardhje për të, se për të ndjen përzemërsi vetëm si shok. Luka e mirëkupton, pavarësisht lëndimit që përjeton dhe sërish, nuk heq dorë nga ajo.

 

Jamani i shikon nga shtëpia kur Luka e shoqëron Nanën deri aty dhe biseda tyre e qetë, e bën Jamanin të mendojë se Nana e ka pranuar propozimin. Instiktivisht, ai sillet më agresivisht me Nanën dhe ia ndalon të sjellë më të huaj në shtëpi.

Irritimi mes tyre do shuhet të nesërmen në kompani, ku Nana shkon të dorëzojë një dosje dhe bashkë me Jamanin ngec në ashensor. Ajo nis të qajë nga paniku por Jamani e mbështjell me krahët e tij, derisa dalin jashtë dhe e dërgon në zyrën e tij, ku Nedimi do xhelozojë sërish.

AMANETI/Nana qan në krahët e Jamanit

Nana qëndron e mpirë para propozimit të Lukës, të cilit me keqardhje për të, i thotë se e ka përzemër vetëm si shok. Por përtej tronditjes që merr, Luka pranon të jenë vetëm shokë dhe e vlerëson për këtë. Mirëpo, Jamani e keqkupton.

Ai i shikon duke biseduar qetësisht para njëri tjetrit dhe pandeh se Nana e ka pranuar propozimin e tij, ndaj dhe nxjerr inatin duke i kërkuar të mos sjellë më askënd në shtëpi, por t’i bindet rregullave që ai ka vënë.

Mëngjesin e të nesërmes, Xhengeri sëmuret ndaj Nana ofrohet t’i dorëzojë Jamanit në kompani një dosje që ia kishte kërkuar Xhengerit. Përveç debatit që rindezet mes tyre, ato mbesin në ashensor sëbashku dhe nga frika, Nana nis të qajë.

Atë e pajton Jamani, i cili del nga ashensori duke e mbajtur Nanën në duar, gjë që e irriton Nedimin. Paralelisht, Aisheja vendos t’i japë një shans Feritit, ndërkohë që kundra tyre po bën plane Koraji, bashkë me vajzën që ka ardhur t’i hakmerret Feritit.

OSMANI/Osmani rimerr kalanë e Birixhikut

Osmani shkel në kalanë e Birixhikut, me një turmë të madhe njerëzish nga pas. Ai del përballë Olofit dhe njëkohësisht, dikush tjetër i tregon letrën me vulën përkatëse, ku shkruhet se ajo kala i përket Osmanit. Pa thënë asgjë, Olofi largohet.

Osmani mbetet përballë Turgutit, i cili nuk zbrapset nga gabimi tij. Madje, sipas tij, Osmani po udhëhiqet nga mllefi dhe jo logjika tij. Së fundmi, secili ndahet në anë të ndryshme, pa pasur lidhje me njëri tjetrin.

Gjatë asaj kohe, Olofi mbërrin para Sulltaneshës me lajmin e ditës, që atë e çmënd, veçanërisht fakti që Olofi është larguar pa shfaqur fare rezistencë, për një letër, të cilës ia ka vendosur vulën vetë Osmani.

Osmani, atë mbrëmje, do mblidhet me gjithë familjen e tij për të festuar me një darkim, brenda kalasë që njëherë ua morën padrejtësisht dhe tanimë e rikthyen, por, gëzimi do zgjasë pak, sepse shumë shpejt vjen lajmi që është në rrezik Edeballëja, babai i Ballës.

Vajza në dritare/Nalani premton se nuk do rikthehet me Hajriun

Rafeti, Xhaviti, Leventi dhe Sedati janë të të njëjtit mendim, se e vërteta e frikshme e Gylxhihanës duhet t’i fshihet asaj vetë, si dhe Selenës që është shtatzënë, ndaj dhe ashtu veprojnë. Në atë ambjent, mungon vetëm Muzo.

Ai, sëbashku me Bilurën, del para shtëpisë së Hajriut, ku ky i fundit do shokohet nga ardhja e tyre, teksa për vete hap derën për të nxituar pas Nalanit që thotë se nuk do të ketë më punë me të dhe veçanërisht nuk do të jetë shkak divorcimi mes tij dhe Tyrkanës.

Ballafaqimi mes Hajriut dhe Bilurës, do jetë tepër i ashpër. E pozicionuar mes dy zjarreve, Nalani nuk mbron dot asnjërin dhe nuk kundërshton dot asnjërin. Heshtja e Nalanit, e lëndon aq shumë Bilurën saqë ajo largohet duke hequr dorë nga shoqja saj.

Nalani gjithashtu nxiton për në shtëpi dhe e kthen Bilurën, duke e bindur se nuk do kthehet më kurrë me Hajriun. Ky i fundit, në ato çaste, kthehet pranë Tyrkanës dhe e detyron të firmosë letrat e divorcit, edhe pse ajo i përgjërohet të mos e bëjë.

Vajza në dritare/Bilura heq dorë nga Nalani

Nalani heq dorë nga Hajriu, duke i theksuar atij se edhe nëse ai do divorcohet, nuk do të jetë ajo shkaku i atij divorci. Mirëpo, Hajriu nuk heq dorë nga ajo dhe i shkon nga pas. Me të dalë në rrugë, ato përballen me Muzon dhe Bilurën.

Bilura përpiqet të marrë shoqen e saj por Hajriu, përveçse nuk e lejon, i flet edhe si mos më keq. Heshtja e Nalanit, fakti që ajo nuk ndërhyn aspak, e lëndon Bilurën aq sa ajo heq dorë prej Nalanit dhe largohet për në shtëpi që të marrë gjërat e saj.

Nalani gjithashtu nxiton për në shtëpi dhe mes lutjesh, përgjërimesh, lotësh e premtimesh, ajo e bind se nuk do kthehet më me Hajriun dhe Bilura, si më e afërta, duhet t’i qëndrojë pranë, gjë që Bilura pranon t’a bëjë.

Në anën tjetër, Sedati është i shkatërruar. Fjalët e doktorit për gjendjen e Gylxhihanës, do i dërrmojnë të gjithë, përveç vetë Gylxhihanës dhe Selenës, sepse të tjerët vendosin t’ua fshehin atyre të vërtetën.

 

Për familjen time/Puna merr fund për faj të Ogulxhanit

Kaani xhelozon aq shumë për lidhjen mes Dorukut dhe Akifit, saqë shkon tek ky i fundit dhe e kërcënon, duke e detyruar që t’i blejë një makinë po aq të mirë sa ajo që i ka blerë së fundmi Dorukut. I detyruar, Akifi e bën, por i shokon të gjithë.

Nebahati, përveçse shokohet, edhe irritohet, ndërsa fëmijët jo. Madje, mes tyre, Melisa ndan me të sekretin e lidhjes me Kadirin, për të cilin familja nuk e di dhe ia thekson se as që duhet t’a dijnë, sepse janë rreptësisht kundër.

Kadiri në ato momente, ndodhet në shtëpinë e tij, ku përfundojnë përgatitjet për festën që do organizojnë. Sapo vijnë personat që kanë paguar për atë festë, energjia ndërpritet dhe i gjithë faji është i Ogulxhanit që nuk i ka paguar.

Fillimisht Shengyli pandeh se ai thjesht ka harruar por shpejt mëson se i ka shpnezuar dhe i ulëret si mos më keq. Ndërkohë në dhomën tjetër, vajzat po flasin për djemtë që u kanë pushtuar zemrat dhe Asija kupton se Ajbyke ka rënë kokë e këmbë me Berkun.

Për familjen time/Melisa rrëfen sekretin para personit të gabuar

Asija del pas shkolle me Dorukun, për të shkuar tek lojërat për të rritur, ku kalon një kohë shumë të veçantë. Mëse e lumtur, ajo rikthehet në shtëpi, ku Ajbyke e shikon me dhurata në duar dhe në një bisedë vajzash, Ajbyke pranon pëlqimin që ka ndaj Berkut.

Paralelisht, Kaani po flet për Dorukun. Ai i thekson babait të tyre, Akifit, se do një makinë porsi të Dorukut, përndryshe do rrëfejë të vërtetën para të gjithëve. I frikësuar se martesa do i marrë fund, Akifi i bindet kërcënimit të të birit.

Ai ia dorëzon çelësat e dhuratës para të gjithëve dhe përveç shokimit që përfshin Dorukun, Melisën dhe Nebahatin, kjo e fundit edhe nevrikoset me bujarinë që pandeh të ketë bashkëshorti saj. Por Kaani vetëm sa afrohet ende më shumë me ato.

Ai e bën për vete Melisën aq sa ajo i rrëfen lidhjen me Kadirin si dhe faktin që prindërit nuk duhet t’a dinë. Ndërkohë, Kadiri ka mbetur në errësirë sëbashku me familjen e xhaxhait, për faj të Ogulxhanit që nuk ka paguar paratë e energjisë elektrike dhe gjithashtu u shkakton humbjen e punës, festës së asaj nate.

PREMTIMI/Xhemreja arrin të hakmerret ndaj Xhavidanës

Xhemreja e godet Xhavidanën pas koke, i merr çantën dhe e kyç në atë vend, duke e lënë pa ndjenja. Vetëm pak çaste pasi Xhemreja largohet që aty, Xhavidana zgjohet, e tmerruar që është e mbyllur në një vend me minj.

Për të mos lënë gjurmë në asnjë vend, Xhemreja, me telefonin e Xhavidanës, i dërgon mesazh Emirit, ku i shkruan se është larguar jashtë vendit, për një ndërhyrje estetike për shkak të dëmtimit që i pësoi fytyra.

Kur e lexon mesazhin që i vjen nga numri i Xhavidanës, Emiri e beson, pa e dyshuar aspak. Për më tepër, Xhemreja telefonon Jonxhën, për t’i thënë se gjoja ka hequr dorë nga vendimi për hakmarrje ndaj Xhavidanës.

Jonxha gëzohet pafund dhe ashtu si Emiri, e beson. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që vazhdimisht përpiqet pas Masallit, ndërkohë që Masalli, ka gjetur orën që i ra Narinit në shtëpinë e tyre dhe e mban fort pas vetes, pa i treguar njeriu.

PREMTIMI/Jonxha dhe Emiri bien pre e Xhemresë

Kemali, i flet edhe vetes ndërmjet propagandës që i bën Masallit për të harruar Narinin, por për asnjërin nuk funksionon, ashtu siç nuk funksionojnë as taktikat e Ojës që Kemali t’a harrojë Narinin. Ndërkohë, kjo e fundit mendon vetëm për to.

Ajo vëren që i ka rënë ora e dorës por nuk e di se atë orë e ka gjetur Masalli, e ka fshehur nga të gjithë dhe po e ruan me fanatizëm. Sakaq, në anën tjetër funksionon plani që Xhemreja ka bërë për hakmarrjen ndaj Xhavidanës.

Ajo e godet pas koke dhe largohet duke e lënë pa ndjenja në një vend të mbyllur, të mbushur me minj, nga ku Xhavidana nuk del dot. Për më tepër, Xhemreja i merr çantën me para dhe telefonin, ndërmjet të cilit vazhdon planin e saj.

Që askush të mos e gjejë Xhavidanën, Xhemre i dërgon mesazh Emirit ndërmjet telefonit të Xhavidanës, sikur është larguar jashtë vendit. Gjithashtu, ajo telefonon edhe Jonxhën, dhe e bind sikur gjoja ka hequr dorë nga hakmarrja.

AMANETI/Luka vendos t’i propozojë Nanës për martesë

Nana është shumë e mërzitur me Jamanin për shkak të sjelljes së tij me Lukën, ndaj dhe i kujton që ka menduar se janë shokë dhe tanimë e zhgënjeu, ndaj nuk e afron dot më në jetën e saj. Pas atyre fjalëve, Jamani vetëm hesht.

Ai ndan me Xhegerin dyshimet e tij për Lukën dhe një prej truprojave, i vihet nga pas atij. Në ato momente, Jusufi i tregon xhaxhait të tij se Nana po shkon pranë Lukës, me një paketë që ai i ka kërkuar t’i sjellë.

Fjalët e Jusufit, vetëm sa bindin më shumë Jamanin se Luka po punon një rreng për Nanën, ndaj vendos t’i shkojë nga pas, pa e ditur se në të vërtetë, Luka do i propozojë për martesë. Në anën tjetër, ndodhet Feriti që ngacmon Korajin.

Ai i tregon se Aisheja ka kaluar natën tek ai, ndërsa Neshe nxit Aishen që t’i japë një tjetër shans Feritit, gjë që Aisheja e kundërshton prerazi, derisa dëgjon nga vetë Feriti se ai nuk ka krijuar asnjë lidhje pas divorcit me të.