Për familjen time/Suzana bashkohet me armiket e saj

Suzana mëson nga Nebahati dhe Ajla, se Akifi e ka shitur shkollën por me paratë, fillimisht do investojë në treg e më pas do e nxjerrë atë nga burgu. Të nervozuara pafund nga ligësitë e Akifit, ato vendosin të bashkohen për hakmarrje.

Ndërkohë, djali saj Omeri po merr paralajmërimin e parë nga Tollga, si djali i pronarit të ri të shkollës, që betohet se do i dëbojë që aty meqë janë me bursë. Teksa ato debatojnë, brenda në shtëpi ndodhet ende e moshuara Sevgi.

Omeri nuk e di se ajo është gjyshja nga ana e babait të tij biologjik, e cila ka qenë edhe shkak i ndarjes së të birit nga Suzana, asokohe. Sakaq, fëmijët e tjerë, Ogulxhani dhe Ajbikeja, po përpiqen që prindërit e tyre të mos ndahen.

Ndonëse ato organizojnë një piknik surprizë për to, çdo gjë merr për keq, sepse Orhani i bashkohet atij pikniku sëbashku me Gonylin. Pas atij momenti, Shengyli vendos të heqë dorë njëherë e mirë nga Orhani.

Për familjen time/Omeri po strehon gjyshen e tij pa e ditur

Ogulxhani, pasi i kundërvihet Asijes pak më pak se Ajbikeja, shkon me këtë të fundit për të përgatitur piknikun surprizë për prindërit e tyre, me shpresën se ato do pajtohen por gjithçka merr për keq sepse Orhani vjen me Gonylin.

Mes tyre lind një sherr i madh dhe pas atij sherri, Shongyli largohet duke u betuar se asnjëherë më nuk do ketë të bëjë me Orhanin. Ndërkohë, në oborrin e tyre shkel Tollga, me një mllef të madh kundrejt Omerit dhe Asijes.

Ai u betohet se tani që shkolla po blihet nga babai tij, do i dëbojë që aty. Ajo shkollë që shitet nga Akifi, nuk do shërbejë për lirimin e Suzanës. Nebahati dhe Ajla mësojnë që Akifi do investojë fillimisht me ato para, më pas do lirojë Suzanën.

Në mbështetje si femra femrës, ato e ftojnë Suzanën për t’u hakmarrë ndaj Akifit. Suzana nuk e di, që djali saj Omeri, po jeton në ato momente me Sevgin, gjyshen e tij nga ana e babait biologjik, që ka qenë dhe shkaku i ndarjes së Suzanës asokohe.

PREMTIMI/Songyli humbet toruan para Melikesë

Emiri shokon xhaxhain e tij duke i treguar për martesën me Feridenë, po aq sa xhaxhai tij e shokon duke i treguar për martesën me Narinin. Që të dy, thonë me bindje se martesat janë për hir të dikujt tjetër.

Emiri thotë se po e bën për hir të djalit të tij, Jigitit, ndërsa Kemali thotë se po e bën për hir të Narinit, pasi ajo do t’a shohë sa më të lumtur motrën, në ditët e saj të fundit.

Ndërkohë në shtëpi, Songyli përpiqet t’a nxisë Hikmetin kundër martesës së Emirit me Feridenë. Ndryshe prej saj, Melikeja shpreh gjithë miratimin dhe pëlqimin për atë martesë.

Veprimi i Melikesë, bën që Songyli të humbasë aq shumë toruan, saqë i hedh ujë në fytyrë dhe i thekson se do e pësojë ende më keq nëse sërish guxon t’i japë mend Hikmetit.

PREMTIMI/Songyli torturon Melikenë për mendimin që ajo dha

Songyli përpiqet t’a kthejë Hikmetin kundër martesës së Emirit me Feridenë por nuk ia del dot. Gjatë asaj kohe, Emiri i shpjegon Kemalit se martesën po e bën vetëm për hir të djalit të tij, Jigitit.

Edhe vetë Ferideja e di që propozimi i Emirit ka ardhur vetëm për hir të Jigitit, ndaj dhe refuzon që të bëjnë një dasëm të vërtetë. Refuzimi saj, vetëm sa e bind më shumë Emirin që nëna tij Xhavidana e ka mësuar mirë Feridenë si të sillet.

Çdo veprim i saj, Emirin e bën të dyshojë, ndërkohë që Melikeja nuk dyshon aspak tek Ferideja. Madje ajo i shkon pranë Hikmetit vetëm për t’i folur për atë martesë, gjë që Songylin e acaron pafund.

Sapo gjen mundësinë, ajo e torturon fizikisht Melikenë, duke i theksuar se nuk i takon aspak asaj që t’i japë mend Hikmetit. Përtej çdo torture të Songylit, Melike vijon të jetë e heshtur.

AMANETI/Aisheja afrohet më shumë se kurrë me Akasjën

Aishe mposht çdo ndjenjë të rëndë brenda vetes, për të uruar Feritin dhe Akasjan me një dhuratë për martesën e tyre. Feriti çuditet nga ai veprim, ndërsa Aisheja çuditet ende më shumë, kur dëgjon fshehurazi një bisedë të tij me Vollkanin.

Nga ajo bisedë që përgjon, Aishe mëson se Feriti është martuar me Akasjën sepse ajo është e sëmurë dhe po vdes. Nga njëra anë, Aishe qan për paragjykimin që i ka bërë Feritit, nga ana tjetër për sëmundjen e Akasjës.

Teksa Aishe ndërron totalisht sjellje dhe afron Akasjën pranë vetes, Feriti i shikon i çuditur. Megjithatë i lë me njëra tjetrën dhe për vete, shkon pranë Vollkanit, për t’i treguar se nëna tij ka vdekur nga e njëjta sëmundje.

Sakaq, Jamani shkon pranë Nanës, të cilën e shikon duke e hequr me forcë varësen që i dhuroi Nedimi. Ai e ndihmon, si dhe i premton se do e shpëtojë ai nga situata ku ndodhet.

AMANETI/Feriti tregon përse u martua me Akasjën

Jamani e ndihmon Nanën që të heqë nga qafa varësen që i dhuroi Nedimi dhe teksa e bën këtë, i premton se do e shpëtojë nga situata ku ndodhet. Në heshtje por mes lotësh, Nana vetëm e vështron atë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aishe, e cila fshin lotët për t’i dhënë Akasjës dhe Feritit dhuratën e tyre të martesës. Por vetëm pak çaste më vonë, ajo do shpërthejë sërish në lot, sepse mëson arsyen e martesës së Feritit me Akasjën.

Rastësisht, nga një bisedë mes Feritit dhe Vollkanit, Aishe mëson çdo gjë. Duke marrë shkas nga sëmundja e Akasjës si dhe zemërgjerësia e Feritit, Aisheja ndryshon qëndrim kundrejt tyre, veçanërisht Akasjës.

Gjatë kohës që ato qëndrojnë sëbashku, Feriti i shpjegon Vollkanit se është shumë i ndjeshëm pas njerëzve të tillë të sëmurë, për shkak se edhe nëna tij ka vdekur nga një sëmundje e tillë, si ajo e Akasjës.

PREMTIMI/Feride pranon të martohet me Emirin

Songyli ia del që të krijojë referenca të rreme për të bindur Hikmetin se dadoja që ka përzgjedhur është shumë e denjë, ndërkohë dadoja vijon me ligësitë, aq sa rrezikon Jigitin, duke tentuar t’a godasë sepse nuk e duron më.

Në atë çast, në dhomë futet Ferideja, që e ndalon atë veprim aq të tmerrshëm. Me kërcënime, ajo e dëbon që aty dhe me Jigitin në duar, shkon në sallon ku ndodhen të gjithë. Përveç Songylit, të tjerët i gëzohen rikthimit të saj.

Pa e dëgjuar askush, ajo i thotë Emirit se e pranon propozimin e tij, që të jetë nëna e Jigitit. Vendimin e saj Emiri e thotë me zë të lartë dhe tanimë, përveç Songylit, edhe Oja është kundër.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që i thekson Kumrusë se ndonëse i propozoi, martesa tyre nuk do jetë kurrë e vërtetë. Kumru pranon pa hezituar por me pranimin e saj, tmerron si kurrë më parë nënën e saj.

Për familjen time/Tollga kërkon të blejë kolegjin

E moshuara Sevgi shkon në shkollën e fëmijëve sëbashku me to dhe në klasë, fëmijët e pandehin të jetë mësuesja e re. Duke shfrytëzuar atë moment, ajo e detyron Emirin dhe Tollgën që t’i binden.

Të dy nisin të kërcejnë në klasë si dënim për bisedat e tepërta që bëjnë dhe këtij momenti, i gëzohen më së shumti Omeri dhe Ogulxhani. Ndërkohë në shkollë vjen edhe Akifi.

Ai kërkon t’a shesë shkollën që të sigurojë pak para dhe këtë gjë e dëgjon edhe Tollga, pasi ka kryer “dënimin” e dhënë nga Sevgi. Tollga, me dëshirën për hakmarrje ndaj fëmijëve, i sugjeron Akifit që shkollën t’ia blejë babai tij.

Gjatë asaj kohe, Berku merr guximin të prezantojë nga e para Ajbikenë me nënën e tij. Takimi aq i papritur për Ajbikenë, shkon si mos më keq, pasi ajo dhe Ajla grinden se kush e njeh Berkun më mirë.

PREMTIMI/Emiri dhe Ferideja vendosin të martohen

Kemali, i detyruar, i tregon Kumrusë se ka vendosur të martohet me të dhe ajo pranon menjëherë, ndonëse ai ia bën të qartë se ajo martesë nuk do jetë asnjëherë plotësisht e vërtetë. Megjithatë, ajo gëzohet së tepërmi.

Lajmi saj i gëzueshëm do e tramatizojë Munevverin, ashtu siç paralelisht do traumatizohet Ferideja nga dadoja e keqe e Jigitit, të cilën e gjen duke i ngritur dorën foshnjës së vogël, sepse nuk ia duron dot të qarat.

Ferideja e bën dadon të largohet pa u ndjerë, pasi i tregon se është në dijeni të gjithë së shkuarës së saj kriminale. Me Jigitin në dorë, ajo shkon në sallon, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Në mesin e tyre, ardhjes së saj nuk i gëzohet vetëm Songyli. Por për pak çaste, gëzimin e humbet edhe Oja, kur mëson nga Emiri se ai dhe Ferideja kanë vendosur të martohen.

Për familjen time/Ajbike njihet nga e para me nënën e Berkut

Berku vendos të hedhë një hap shumë të madh në jetën e tij; të prezantojë nga e para nënën me Ajbikenë, me shpresën se të dyja mund të krijojnë sadopak simpati për njëra-tjetrën.

Takimi i papritur për Ajbikenë ndodh por ndryshe nga çfarë Ajla kishte premtuar, ajo nuk sillet aspak mirë me të dhe përfundojnë duke debatuar se kush e njeh Berkun më mirë.

Ndërkohë në shkollë, Akifi shkon sëbashku me një biznesmen të famshëm, i cili është kandidat për blerjen e kolegjit, pasi Akifi kërkon t’a heqë një moment e më parë, që të fitojë para për mbylljen e borxheve dhe lirimin e Suzanës.

Veprimtarinë e tij e mëson edhe Tollga. Ai e dëgjon si rast dhe për t’u hakmarrë njëherë e mirë ndaj të gjithëve, ofrohet që babai tij t’a blejë shkollën, gjë që Akifi e pranon pa hezituar, mjafton t’i japë paratë që kërkon.