Songyli ia del që të krijojë referenca të rreme për të bindur Hikmetin se dadoja që ka përzgjedhur është shumë e denjë, ndërkohë dadoja vijon me ligësitë, aq sa rrezikon Jigitin, duke tentuar t’a godasë sepse nuk e duron më.
Në atë çast, në dhomë futet Ferideja, që e ndalon atë veprim aq të tmerrshëm. Me kërcënime, ajo e dëbon që aty dhe me Jigitin në duar, shkon në sallon ku ndodhen të gjithë. Përveç Songylit, të tjerët i gëzohen rikthimit të saj.
Pa e dëgjuar askush, ajo i thotë Emirit se e pranon propozimin e tij, që të jetë nëna e Jigitit. Vendimin e saj Emiri e thotë me zë të lartë dhe tanimë, përveç Songylit, edhe Oja është kundër.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kemali, që i thekson Kumrusë se ndonëse i propozoi, martesa tyre nuk do jetë kurrë e vërtetë. Kumru pranon pa hezituar por me pranimin e saj, tmerron si kurrë më parë nënën e saj.