Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për çmimin e madh dhe për të rikthyer dinjitetin e saj.
Megjithatë, rikthimi i saj nuk është pritur mirë nga të gjithë.
Brenda vetëm 12 orësh pas hyrjes së saj, këngëtarja ka humbur rreth 10,000 ndjekës në Instagram, duke rënë nga 353,000 në 343,000.
Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk ka kaluar pa tensione, sidomos në marrëdhënien e saj me Rozana Radin. Pas hyrjes së dytë, dy banoret vijuan përplasjen edhe jashtë në oborr, ku debati mori tone të forta.
Gjithçka nisi kur Rozana i kujtoi Eglit lidhjen e saj me Gjestin, duke thënë se romanca mes tyre kishte filluar që në momentet e para, me Eglin që i qëndronte pas. Situata u ndez edhe më shumë kur Rozana i tha:
“Qenke mbushur shumë, çfarë ke parë jashtë?”
Egli e pranoi se kishte dalë e mbushur, ndërsa Rozana këmbënguli se ndryshimi i saj nuk kishte lidhje me të:
“Po nuk ke ikur e mbushur prej meje, se unë nuk të kam bërë të keqen.”
Ndërsa debati sa vinte e ashpërsohej, Rozana insinuoi se qëllimi i rikthimit të Eglit ishte pikërisht përballja me të:
“Ti qenke kthyer për mua. Paskë parë Big-un shumë mirë dhe paske ardhur për Rozin. Hajde për veten tënde! Tani je bërë Egli që kam dashur që në fillim.”
Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke treguar se tensionet nuk janë zbutur aspak, pavarësisht largimit dhe rikthimit të Eglit në shtëpi. Situata mbetet e ndezur, dhe pritet të shohim nëse kjo përballje do të sjellë një krisje të mëtejshme apo një qartësim mes dy banoreve.
Rozana dhe Gjesti biseduan mbi qëndrimin e tyre dhe sa gjatë mund të vazhdojnë aty.
Gjatë bisedës, Rozana ngriti një pyetje: “A ka mundësi të sjellin Eglin sot?”.
Gjesti u përgjigj shkurt: “S’e di”. Megjithatë, ai shtoi se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën e mosreagimeve.
“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë. Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.
Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”
“Po, qysh jo. E mendoj”, pranoi Gjesti, duke treguar kështu se ia ka ndjerë mungesën në shtëpi.
Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim mbi rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë si një mysafire.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo përshkroi emocionet që përjetoi gjatë vizitës, duke theksuar energjinë e fortë që ndjeu nga banorët.
Aktorja tregoi gjithashtu për një moment të veçantë gjatë vizitës së saj: “Ndjeva super energji nga një përqafim… që shpresoj mos të ketë kushtuar 10 mijë euro,” duke ironizuar në lidhje me rregullat e dënimeve brenda shtëpisë. Ajo përmendi edhe mungesën emocionale të disa banorëve, pavarësisht se fizikisht ishin të pranishëm, si dhe një banore që e ngatërroi për rivale për shkak të reagimeve të saj.
Një tjetër detaj që bëri bujë ishte përmendja e puthjes me Laertin, një nga konkurrentët e BBVA. Egla e sqaroi qartë se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do të kishte pasur mundësi keqkuptimi. “Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, prandaj nuk ka nevojë për sqarime,” u shpreh ajo.
Duke përmbyllur mesazhin e saj, Egla deklaroi se tashmë ka në mendje tre finalistët dhe madje ka zgjedhur edhe fituesin e këtij edicioni, duke nënvizuar se ai është një mashkull. Ky koment ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tashmë janë të etur për të zbuluar nëse parashikimi i saj do të realizohet.
Egli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, pritet të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në promon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, shfaqen momente nga rrugëtimi i saj i mëparshëm, të shoqëruara me mesazhin “Rikthehet Egli”.
Kujtojmë se Egli u detyrua të linte garën për arsye shëndetësore, por tashmë duket se është gati të rifutet në lojë, duke sjellë një dinamikë të re në shtëpi.
Të gjithë sytë janë nga prime-i i radhës për të zbuluar më shumë rreth këtij rikthimi surprizë.
Prej orësh rrjetet sociale po ziejnë nga pretendimet se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një ngjarje e rëndë: Vserlo dyshohet se ka puthur me forcë Loredanën.
Pavarësisht zhurmës së madhe, produksioni nuk ka publikuar asnjë pamje që konfirmon ose mohon incidentin.
Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije për IconStyle se Loredana ka “shpërthyer” në dhomën e rrëfimit, duke kërkuar me ngulm që pamjet të bëhen publike.
Ndërkohë, fansat po kërkojnë transparencë dhe dënim të çdo sjelljeje të papërshtatshme brenda shtëpisë.
A do të reagojë produksioni në Prime-n e radhës? Mbetet për t’u parë nëse do të zbardhet e vërteta apo nëse kjo çështje do të mbetet mister.
Para pak çastesh, Egli Tako, ish-banorja e “BBVA4” njëkohësisht dhe artistja e njohur, ka reaguar duke na dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kishim në kokë për të.
Që nga gjendja e saj shëndetësore e deri te loja dhe romanca që përjetoi me Gjestin, Egli i zbulon të gjitha.
Nëpërmjet disa instastoryve ajo shkruan se nuk ndodhet në asnjë vend psikiatrik apo diçka të ngjashëm me të. Ish-banorja thekson se ajo po përmirësohet dita-ditës nga dashuria e njerëzve që e rrethojnë.
Sa i përket tërheqjes së saj nga “BBVA4” Egli bën me dije se një veprim i tillë erdhi pasi ajo e kuptoi se ishte e tepërt dhe po pengonte shumë Gjestin që të vijonte strategjinë e tij.
Siç shkruan dhe vetë Egli, të paktën këtë gjë ia ka theksuar shpesh-herë banori.
Ndërsa fundi i reagimit vjen me disa fjalë tepër emocionuese.
Artistja shprehet se pavarësisht sjelljes së ftohtë të Gjestit ndaj saj, ajo e vlerëson çdo moment që kaloi pranë tij dhe thekson se këtë eksperiencë nuk do e harrojë për aq kohë sa dikur Egli ishte e lumtur.
Pa dyshim që Egli Tako ka qenë kryefjala e këtij Big Brother VIP dhe këtë e tregon mëse miri edhe fakti që edhe pas daljes, fansat kërkojnë rikthimin e saj.
Për këtë arsye, duke qenë ish-i dashuri i saj, çdo veprim i Olsi Bylykut lidhet dhe shikohet si mesazh ndaj Eglit.
E tillë është edhe kënga e rë që Olsi ka publikuar sot, ku ndër të tjera, Olsi thotë fjalë që Egli i ka thënë brenda shtëpisë së BBVA, teksa fliste për arsyet e ndarjes së tyre.
“E kisha pas ma lehtë, kujtimet mos me cek, përgjigjen sot e ke pse unë të kom rujt diskret. Mke sha për ego, mke sha që spo tla pushtet, tash e kupton me ty skam pas rivalitet”, thotë Olsi në këngën e tij, duke na kujtuar pikërisht fjalët e Eglit.
“Donte që unë të rrija në hije, të mos kisha shumë vëmendje. Donte që të ishte ai i pari në çift dhe kjo smë pëlqente…”, ka thënë ndër të tjera Egli gjatë qëndrimin të saj e pyetur për arsyet e ndarjes, fjalë që përkojnë me tekstin e këngës “Drama.”