Tokë e hidhur/Demiri planifikon vrasjen e Jëllmazit

Gaffuri merr një zarf plot me para për heroizmin e natës së kaluar, që shpëtoi jetën e zonjës Hynkjar. Motra tij Gylteni e shikon duke numëruar paratë dhe pandeh se është paguar për të vrarë Jëllmazin, ndaj dhe nis të ulërasë e t’a godasë Gaffurin.

Ai i hakmerret së motrës shumë rëndë, duke e lënë me shenja në fytyrë. Personi që i shkon pranë sapo vëren mungesën e saj, është Zylejha. Kjo e fundit, e kupton se gjendja Gyltenit ka lidhje me Jëllmazin por sado që i përgjërohet, Gylteni nuk flet.

Arsyen e gjendjes së Gyltenit, nuk e mëson dot as Sanija. Gaffuri e gënjen duke i thënë se Gylteni i ka shkruar letër dashurie Jëllmazit, ndaj Sanija sugjeron t’a martojnë Gyltenin, gjë që kjo e fundit e kundërshton duke kërcënuar me jetë.

Që aty, Gaffuri rikthehet në krye të detyrës por kësaj rradhe, do marrë kritika aq të shumta nga Demiri, saqë merret vendimi për t’a hequr nga puna. I revoltuar pafund, Gaffuri kërcënon lehtë zonjën Hynkjar, duke i rikujtuar se i di sekretet e saj.

Paralelisht, edhe Sanija kërcënon Zylejhanë, duke i thënë se e di sekretin e saj. Zylejha tronditet dhe hesht, pa e ditur që Sanija thjesht po e provokon. Në mbrëmjen e asaj dite të vrullshme, Demiri mëson se Jëllmazi ndodhet në burgun e Adanjës.

Me një armë në dorë, ai shkon për t’a vrarë por për fat, e ndalon shoku tij Xhengaveri. Ai e sjell në shtëpi, ku Demiri rrëfen tronditshëm para nënës së tij se Jëllmazi ka qenë burri i Zylejhasë ndërsa ajo e trondit duke i thënë se Jëllmazi ka tentuar t’a vrasë një natë më parë por e ka shpëtuar Gaffuri.