Tokë e hidhur/Zulejha humb ndjenjat nga lajmi i vdekjes së Jëllmazit

Zulejha ballafaqohet me Zonjën e Madhe për telefonatën që merr nga burgu ku ndodhet Jëllmazi dhe ajo nuk i mohon asgjë, por i rikujton se tashmë është gruaja e Demirit dhe si e tillë duhet të sillet. E tmerruar nga tradhëtia, Zulejha merr gërshërët.

Ajo ia drejton vetes në bark duke thënë se do i japë fund asaj që të gjithë presin, fëmijës për Demirin. Zonja e Madhe nuk bën asnjë hap për t’a ndaluar, përkundrazi. Ajo i thotë Zulejhasë të vazhdojë t’a bëjë pasi nuk paska për të qenë fare nënë e devotshme.

Në çast, Zulejha ndërron mendje dhe nuk e bën, por thjesht mbyllet në dhomë dhe qan. Mëngjesin e të nesërmes, ajo nuk do ketë forcë as për të qarë por menjëherë i bie të fikët nga tronditja kur dëgjon në radio se në burgun ku ndodhet Jëllmazi ka rënë zjarr dhe mes të vdekurve është edhe emri tij.

Në atë burg, para se të përhapej zjarri e të shkaktonte viktima, është futur edhe vëllai i Zulejhasë, Veliu. Para se Jëllmazi të vdiste, ai mësoi se Demiri është martuar me Zulejhanë.

Muaj të tërë kalojnë që nga ajo ditë dhe shtatzënia e Zulejhasë vazhdon më së miri. Ndërkohë, Demiri fiton zgjedhjet dhe bëhet politikani më i votuar i vendit. Në ftesën e parë ku do marrë pjesë pas fitores, ai zgjedh të shkojë me Zulejhanë.

Vendimi tij i papritur e lëndon Zonjën e Madhe që gjithnjë e ka shoqëruar kudo dhe pavarësisht vendimit të tij, edhe ajo përgatitet për të shkuar. Në mbrëmje, Zulejha dëgjon Sanijen dhe Fadikun në kuzhinë duke bërë thashetheme për të dhe vendos të mos heshtë.

Edhe Sanija i thotë në sy se në atë shtëpi, për të, zonjë është vetëm nëna e Demirit. Në çast, Zonja e Madhe i dëgjon të gjitha dhe hesht para Zulejhasë kur ajo thotë se i dëbon të dyja nga shtëpia, edhe Fadikun edhe Sanijen.