Një shans më shumë/Nesin viziton Derjan në lokalin e saj

Kaderi nxiton për tek Vedati për t’i thënë se ka gjetur një vajzë të denjë për Bilalin, gjë që këtë të fundit e shokon. Ai nuk reagon dot në prezencë të të atit, ndaj i shkon nga pas Kaderit kur ajo largohet dhe i bën të qartë se nuk do e pranojë atë hakmarrje.

Bilali ngulmon se zemra tij rreh vetëm për Kaderin por më kot, ajo nuk e dëgjon. Ai rikthehet tek babai tij Vedati por merr një shuplakë nga ai sepse flet keq mbi nënën që ka në burg. Në fund, Vedati bie në heshtje sepse Bilali i rikujton se ai nuk ka as para për t’a martuar.

Në anën tjetër, po atë natë, heshtja do bijë dhe mes Kenanit e Onderit, kur njërit i vjen gruaja ndërsa tjetrit ish-gruaja. Në atë situatë të sikletshme ku Nesini ende shpreson tek Onderi, Kenani e sjell bisedën për të treguar se Onderi po njihet me dikë.

Diçka të tillë, as Kenani nuk e thotë në formë të drejtëpërdrejtë dhe as Onderi nuk e pranon apo mohon. Megjithatë, nga Ajla, Nesini mëson se me kë ka filluar të njihet Onderi. Pa humbur fare kohë, ajo i shkon të nesërmen në mëngjes në dyqan Derjës.

Derja nuk e njeh aspak Nesinin dhe sillet normalisht me të, aq sa hap edhe telefonatën e Onderit në prezencë të saj.
Sakaq, Xhemreja dëgjon me neveri planet e Berkut kundër Aliut dhe shoqërisë së tij.

Fshehurazi por pa aspak mëdyshje, ajo i dërgon atij një mesazh ku i kërkon të jetë sa më i vëmendshëm dhe konkretisht i tregon planet e Berkut kundër tij. Megjithatë, nuk kalon shumë kohë dhe veprimi saj nuk mbetet më i fshehtë.