Vajza në dritare/ Ferideja merr telefonatën më të rèndë

Rafeti ndodhet në kompani, në krye të detyrës, kur thërret pranë vetes Galipin, avòkatin e kompanisë. Ai ka marrë një vendim të madh, që t’i ndajë Gylxhihanës pasurinë që i takon pas divòrcit, edhe pse gjatë gjithë viteve që kanë jetuar bashkë e kanë qenë të martuar, ai nuk ka siguruar asgjë në emër të saj, të gjithë pasurinë e ka shtruar në emër të tij, as të Gylxhihanës dhe as të fëmijëve. Një prej fëmijëve të tij, në ato momente, po takohet me Xhanën që t’a ndalojë màrrëzinë e saj për t’u treguar të gjithëve për fëmijën që ajo pret.

Në atë takim, Xhanën e telefonon Nalani, për shkak se nuk iu përgjigj kur Xhana e telefonoi pak orë më parë. Sedati e di mjaf mirë se Xhana nuk do ngurronte t’i tregonte Nalanit, ndaj ia fik telefonatën pa dëshirën e saj dhe madje i dërgon mesazh Nalanit, në emër të Xhanës, gjòja se po kërkon ndjesë por i ka rënë telefonit gàbim. Pas atij mesazhi që e konsideron të çuditshëm, Nalani i shkon pranë Feridesë, kur kjo e fundit ndodhet në telefonatën më të paprìtur, në atë me babanë biològjik të Nalanit.

Për herë të parë, ai po kërkon të flasë me vajzën e tij, ndërsa Ferideja, i sugjeron që të jetë mirënjohës që nuk e ka vràrè kur e ka pasur mundësinë dhe t’i qëndrojë sa më larg atyre. Në përfundim të telefonatës, Ferideja bìe pa ndjenja në tokë dhe Nalani nxiton t’a ndihmojë. Bashkë me Nalanin, asaj i shkojnë pranë edhe të tjerët, derisa Ferideja vjen në vete dhe si përherë, nuk pranon njeri pranë vetes. Nga mesi i të grumbulluarve, Leventi largohet i pari, për të shkuar në kompani, pranë Emirit, ish të fejuarit të Selenës.

Leventi e paralàjmëron për t’i qëndruar sa më larg Selenës dhe për çdo gjë që ka nevojë të komunikojë me të, t’ia përcjellë atij, por Emiri kùndërshton, duke i kujtuar atij se bën tregti me Selenën dhe nuk mund t’a bëjë ndërmjet një personi të tretë. Në momentin që ato flasin, Selena ndodhet pranë Muzos. Ajo i tregon për rastësinë e tepërt që Nalani u kthye në shtëpi njëherazi me Hajriun dhe këpucët e të dyve ishin me bàltë, ndërsa Muzo, edhe pse e di të vërtetën, e bind Selenën që po tregohet paranòjake dhe s’ka asgjë mes tyre.

Vajza në dritare/ Sedati vendos të lërë Nalanin për Xhanën

Feridesë i shèmbet bota mbi kokë kur në anën tjetër të telefonit i përgjigjet babai biològjik i Nalanit që kërkon tanimë të flasë me të bijën. Ashtu e tmèrruar, Ferideja i sugjeron atij të mjaftohet me faktin që nuk e ka vràrè dhe të jetë falenderues, duke mos kërkuar më tepër. Nalani, nga ajo bisedë, dëgjon vetëm momentin kur Ferideja thotë “mos e kërkon më Nalanin” dhe menjëherë më pas bìe në tokë pa ndjenja. Alivànosja Feridesë do i frìkësojë të gjithë por më së shumti Nalanin dhe Hafizen.

Gjatë kohës që të gjithë përkujdesen për Feridenë që dalë-ngadalë vjen në vete, Leventi nuk ndodhet në shtëpi. Ai shkon në kompani, të ballafaqohet me ish të fejuarin e gruas së tij, Emirin, të cilit i kërkon në formë urdhërore që të mos i shkojë më rreth e rrotull Selenës. Leventi thotë me gojën plot se nëse ka diçka shumë të rëndësishme për t’u takuar me të, duhet të marrë leje prej tij, por Emiri thotë pa iu dridhur qerpiku se për shkak të tregtisë që bëjnë sëbashku, do takohen shpesh e do jenë në kontakt me njëri tjetrin.

Në po të njëjtën kohë, Sedati po takohet me Xhanën, e cila nuk ndalet ndryshe përveçse duke i premtuar se do divòrcohet nga Nalani në momentin më të afërt që mundet dhe atëherë do jenë të lìrë për njëri tjetrin. Në atë moment, Nalani e telefonon për shkak se dhe Xhana e ka telefonuar kur ishte me Hajriun e nuk iu përgjigj. Tanimë as Xhana nuk iu përgjigjet dhe Sedati, pa aprovimin e Xhanës, i dërgon një mesazh Nalanit duke i kërkuar falje tek i shkruan se i ka rënë telefonit gàbimisht.

Paralèlisht, për Nalanin po flet edhe Selena me Muzon. Ajo i tregon për faktin që erdhi njëherazi me Hajriun në shtëpi me këpucët e bëra me bàltë por Muzo ngulmon se Selena po bëhet paranòjake dhe këtë ia përsërit derisa e bind. Sakaq, babai i tyre, Rafeti, po shfaq drejtësinë e tij kùndrejt Gylxhihanës. Ndonëse janë ndarë dhe gjatë gjithë viteve të martesës ai nuk ka siguruar asnjë pasuri në emër të saj, tani, pas divòrcit, ai ka vendosur t’i japë gjithçka që i takon nga pasuria e tij, që asaj të mos i mungojë asgjë.

Për familjen time/ Asija i shpëton jetën vëllezërve dhe motrës së saj

Dalja e Asijes në skenë dorë për dore me Dorukun që po i jep kurajo për të bërë performancën, do e nèvrikosë pafund Harikën, ndërsa Kadiri me Omerin do shikojnë njëri tjetrin me çudi. Konkursi përfundon dhe fitues shpallet kolegji “Ataman” me përfaqësues Dorukun dhe Asijen. Gjatë gjithë natës ato udhëtojnë në autobuz për t’u rikthyer në Stàmboll, ku mbërrijnë vetëm pasi ka zbardhur dita. Asija merr trofeun dhe nxiton për tek motra e vëllezërit e saj por asnjëri prej tyre nuk e ka pritur zgjuar, gjë që atë e zhgènjen.

Shumë shpejt, Asija kupton se ato nuk janë në gjumë por janë alivànosur, po dèrgjen pa ndjenja, për shkak të tymit të sobës së drurit, që ua ka mbushur mushkëritë. Me nxitim dhe lòt në sy, ajo telefonon ambùlancën, që për fat vjen shpejt dhe një e nga një, të gjithë zgjohen, pa pasur nevojë të shkojnë në spìtal. Për gjithçka që ndodhi atë mëngjes, Orhani fàjëson veten, ndaj dhe u sjell fëmijëve një ngrohëse që punon me energji elèktrike. Shengyli e shikon dhe pa hezituar, del kùndër, duke thënë se nuk e përballojnë dot faturën që ajo sjell.

Ndonëse ankòhet se nuk kanë para për të paguar energjinë elèktrike, Shengyli bie në kùndërshtim me veten, pasi atë mëngjes do vijnë me kamion të gjithë porositë që ajo ka bërë për mobilie të reja për shtëpinë e saj. Shengyli i ka bërë porositë në shpresë të parave që Nebahati i ka thënë se do marrë pas divòrcit të saj me Akifin por diçka të tillë nuk ia thotë dot Orhanit, ndaj sàjon sikur i ka marrë me këste për të rregulluar shtëpinë. Nebahati ndërkohë, ndodhet në spital, duke pritur përfundimin e operacionit të Akifit.

Akifi dhe Kenani ndodhen në operacion ndërsa familjet e tyre po presin jashtë làjmin e dòktorit. Sapo mbesin të vetme Suzana me Nebahatin, kjo e fundit përmend shkùjdesshëm faktin që i ka treguar Kenanit për tràdhtinë e Suzanës me Akifin por Suzana nuk i përvesh dot mëngët para saj, pasi fëmijët u shkojnë pranë para se ajo të kërkojë llogari për màrrëzinë e Nebahatit. Bisedat e tyre i ndërpret dalja e dòktorit nga salla, që përgëzon familjen e Akifit për shpëtimin e tij shëndoshë e mirë dhe ngushëllon Suzanën me Harikën, për humbjen e Kenanit.

Për familjen time/ Kenani hùmbet jetën pas aksìdentit

Asija bindet se mund të dalë në skenë dhe për t’a stimuluar në atë moment, Doruku e merr për dore dhe ashtu dalin sëbashku në skenë. Atë moment e shikon i gjithë kolegji “Ataman”, mes të cilëve  ndodhet edhe Harika që xhìndoset nga ai gjest i Dorukut. Kompeticioni përfundon me fitoren e Dorukut dhe Asijes, të cilët rikthehen në Stàmboll me autobuz. Rruga është shumë e gjatë dhe në shtëpi, Asija mbërrin vetëm në mëngjes herët, pasi ka zbardhur dita. Ajo nxiton për tek vëllezërit dhe motra por asnjë prej tyre nuk përgjigjen.

Asija i thërret, i prek për t’i zgjuar nga gjumi por asnjëri nuk reagon. Të gjithë janë pa ndjenja, për shkak të tymit të sobës së zjàrrit, që ua ka mbushur mushkëritë. E pànikosur dhe mes lòtësh, Asija thërret ambùlancën për secilin prej tyre dhe për fat, Kadiri hap sytë i pari. Ende pa e marrë veten mirë, ai nxiton për tek Omeri dhe Emeli por fati është në anën e tyre dhe të tre zgjohen pa pasur nevojë që të shkojnë në spìtal. Për gjithçka që ndodhi, xhaxhai i tyre Orhani e ndjen veten fàjtor.

Ai fàjëson veten për gjithçka që ndodhi dhe për t’u siguruar se nuk do përsëritet ajo ngjarje e frìkshme, ai u sjell ngrohje me energji elèktrike, gjë për të cilën Shengyli nuk është fare dakord, duke paralàjmëruar se nuk do e përballojnë dot faturën e energjisë elèktrike. Edhe pse ankòhet për faturën e energjisë elèktrike, ajo bie në kùndërshtim me veten, pasi në shtëpi vijnë shumë porosi mobiliesh të reja që ajo ka bërë. Shengyli i ka bërë në shpresë të divòrcit të Nebahatit nga i cili Nebahati i premtoi se do përfitonte, por diçka të tillë nuk ia thotë dot Orhanit.

Në momentet që ato po zìhen për mobiliet e pamenduara që Shengyli solli në shtëpi, Nebahati për vete ndodhet në spìtal, sëbashku me fëmijët, Suzanën dhe Harikën. Në një çast kur ndodhen vetëm Suzana me Nebahatin, kjo e fundit rrëfen se i ka treguar Kenanit për tràdhtinë dhe ka shkaktuar aksìdentimin e tyre si rrjedhojë. Suzana, pavàrësisht shòkimit që përjeton, nuk nis dot një dèbat për shkak të fëmijëve që po vijnë. Dòktoresha gjithashtu u shkon pranë dhe u tregon me kèqardhje se Kenani humbi jetën në operim, ndërsa Akifi ia ka hèdhur me pak.

PREMTIMI/ Emiri i vjen në ndihmë mikeshës së Rejhanit

Oja trìshtohet shumë nga sjellja e Kemalit ndaj saj dhe vendos të bëjë valixhen gadi e të largohet menjëherë të nesërmen. Narini bisedon me të dhe kupton se Oja pret vetëm një hap nga Kemali, që të mos largohet, ndaj dhe përpiqet të ndërhyjë e t’i bashkojë duke i treguar Kemalit se si qëndron situata me Ojën, por më kòt. Kemali është i vendosur të mos e hedhë i pari hapin dhe Narini nuk bën dot më asgjë për ato të dy. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi që nuk bën dot asgjë për Hikmetin.

Asaj i vjen shumë kèq për tortùrat që Xhavidan i ushtron atij dhe tenton t’a shpëtojë duke u vetofruar tek Xhavidana që t’a ushqejë Hikmetin, por Xhavidana nuk pranon, sepse mllèfi i saj ndaj tij nuk është shùar dhe ajo dëshiron të vazhdojë me tortùra të tjera. Ndërkohë që ajo tortùron një të paralìzuar, djali i saj Emiri po ndihmon një tjetër të paralìzuar. Ai takohet me Rejhanin në takimet e hapura të asaj dite të javës por Rejhani zgjedh të mos i tregojë asgjë për Nebahatin dhe kèqtrajtimet e saj.

Sado që Emiri përpiqet, gjëja vetme për të cilën flet Rejhani, është vajza e sëmùrë, arsyeja përse ajo ka rënë në bùrg dhe si e ka lënë nënën jashtë. Ndonëse Rejhani nuk i kërkon gjë konkretisht, Emiri interesohet menjëherë për rastin dhe merr përsipër çdo shpenzim mjèkësor për nënën e të bùrgosurës. Një letër nga një i afërm i saj do i mbërrijë menjëherë në bùrg, ku ajo do mësojë mes rreshtash se si e ka prekur mirësia e Rejhanit dhe bashkëshortit të saj, Emirit. Mëse falenderuese, vajza thotë se i ka bòrxh jetën tanimë Rejhanit.

Mirëpo, buzëqeshja në fytyrën e Rejhanit do marrë fund shumë shpejt kur Nebahati të nxjerrë një copë të madhe druri, me të cilën pàndeh t’a gòdasë Rejhanin që e mbylli në tùalet. Ajo ia drejton drurin për t’a dhùnuar por vajza e sëmùrë i del përpara. E irrìtuar ende më shumë se më parë, Nebahati përpiqet t’a gòdasë të sëmùrën tanimë por të gjithë femrat e qèlisë bëhen një dhe ajo nuk ka ç’u bën më. Gàrdianja që e ka vënë re se diçka po ndodh për shkak të Nebahatit, e largon Nebahatin nga ajo qèli për pak dhe të tjerat marrin frymë lìrisht.

PREMTIMI/ Të bùrgosurat e qelìsë mbrojnë Rejhanin nga dhùna

Emiri arrin të takohet me Rejhanin në takimet e hapura të asaj dite, kur Rejhani mendoi që ai nuk kishte gjetur kohë për të. Në takim, ai vazhdimisht e pyet nëse është mirë apo jo, nëse ka nevojë t’i ndërrohet qèlia apo diçka tjetër. Rejhani i hedh pas shpine të gjitha pròblemet e rrèzikshme me Nebahatin, nuk i tregon asgjë për të, por i tregon për vajzën që ka rënë në bùrg sepse ka vjèdhur ilàçe dhe nëna e saj është ende në nevojë të madhe të një operimi e të shumë ilàçeve. Pas një bisede që përfundon shkurt, vizita mbaron.

Gjatë asaj kohe, Nebahati është rikthyer në qèli, më e nèvrikosur se më parë dhe kësaj rradhe, i ka mbledhur të gjitha para vetes, duke iu betuar se mbrojtja nga Rejhani ka marrë fund dhe tani do e pèsojë edhe ajo. Me një copë druri të trashë që mban në duar, Nebahati i drejtohet Rejhanit për t’a gòditur, sapo ajo rikthehet në qèli por Rejhanit i del në mbrojtje vajza e sëmùrë. Nebahati tenton t’ia kthejë asaj por menjëherë bëhen bashkë të gjithë femrat e qèlisë dhe Nebahati nuk u bën dot ballë të gjithave kur janë të bashkuara.

Gàrdianja vëren se diçka po ndodh në atë qèli dhe duke qenë e bindur se pròblemi është Nebahati, e merr atë dhe e dërgon në qèlinë ku ka qenë më përpara, aty ku ka të bùrgosura më të forta se ajo, të cilave Nebahati ua ka frìkën. Brenda pak çastesh, në qèli do vijë një letër për vajzën e sëmùrë. Letra që i vjen nga një i afërm, e informon se Emir Tarhuni ka marrë përsipër çdo shpenzim për nënën e saj të sëmùrë dhe duke u ndjerë më falenderuese se kurrë më parë, ajo e përqafon Rejhanin dhe thotë se ia ka jetën bòrxh.

Sakaq, në shtëpinë e Emirit do vazhdojnë tòrturat e Xhavidanës kùndrejt Hikmetit të paralìzuar. Gylsymi e shikon që nga dera dhe tmèrrohet, aq sa tenton t’a shpëtojë Hikmetin nga duart e Xhavidanës, por nuk ia del dot. Ndërkohë në anën tjetër ndodhet Oja. Ajo është bindur se nuk do ia dalë me vëllanë e saj Kemalin, të cilin e shikon si zemërgùr, prandaj bën valixhen gadi për t’u larguar. Narini tenton t’a ndalojë por nuk ia del dot, ndaj i thotë Kemalit të hèdhë ai një hap, sepse Oja po pret hapin e tij që të mos largohet që aty.

AMANETI/ Jamani kupton pàdrejtësinë që i bën Nanës

Në shtëpinë e Jamanit do vijë një porosi shumë e madhe që ai ka bërë me rroba të panumërta për Jusufin. Nana pàndeh se i vogli do të gëzohet, por jo. Jusufi nuk gëzohet dot, sepse thotë se ai nuk del aq shumë nga shtëpia sa të ketë mundësi t’i veshë ato rroba, pasi përherë daljet e tij janë të limìtuara dhe shumë të dèbatueshme. Për t’ia rikthyer atij buzëqeshjen, Nana i kërkon që ai t’i provojë të gjitha, duke i ndarë se çfarë do vishte në kinema, çfarë do vishte në një shëtitje në park apo në një restorant.

Njëherazi me të, edhe ajo përshtat rrobat e saj për ato dalje imagjinare dhe Jusufi gëzohet aq shumë, saqë kërkon që t’a fotografojnë veten. Nana shkon të kërkojë aparatin fotografik në zyrën e Jamanit por pa e kuptuar fare se çfarë ndodhi, përballet me mllèfin e tij. Jamani reagon si mos më kèq, ndërsa Nana i kërkon t’a kontrollojë veten, t’a shohë se si po reagon pa i thënë ajo asgjë të tepërt. Jamani dòrëzon aparatin pa thënë asnjë fjalë dhe ajo largohet por shumë shpejt kupton se Nana ka të drejtë.

Diçka të tillë ia konfirmon edhe psikòlogia e Jusufit. Ajo i thekson se traùmat në kokën e Jusufit janë të mëdha pasi ka përjetuar shumë humbje në një moshë shumë të vogël, ndaj dy personat që i beson më shumë, xhaxhai dhe dadoja, duhet të kenë së paku një komunikim normal mes njëri tjetrit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji, që po nxiton për tek Aisheja, me shpresën se do festojë ditëlindjen e tij bashkë me të. Por, një operacion i paprìtur pòlicor, do e largojë Aishen që aty.

Feriti e merr me makinën e tij dhe Koraji nèvrikoset së tepërmi kur i shikon duke u larguar bashkë, por nuk ka dot asnjë jùstifikim me çfarë t’i ndalë. Ndërkohë, ato mbërrijnë në vendin ku do zhvillohet operacioni por gjërat nuk shkojnë fare siç dojnë ato, pasi përveçse nuk e zènë dot màfìozin në fjalë, ai arrin edhe t’i mbyllë të dy në një dèpo nga ku nuk dalin dot përveçse nëse ua hapin derën nga jashtë. Feriti ulet ndenjur të presë momentin kur dikush do i kërkojë e do i gjejë ndërsa Aisheja që nuk duron dot të qëndrojë pranë tij, tenton të shpèrthejë derën.

AMANETI/ Jusufi nuk gëzohet aspak nga surpriza e Jamanit

Koraji ia del qëllimit të tij, që të shkojë në shtëpinë e Aishes për të festuar ditëlindjen e tij por para se të mbërrijë ai në shtëpi, Aisheja merr një telefonatë nga Feriti. Ky i fundit i tregon për një operacion që ka dalë në mënyrë urgjènte dhe ajo duhet t’i bashkohet, ndaj dètyrimisht, për shkak të punës, Aisheja pranon. Koraji i shikon duke u larguar sëbashku në makinë dhe nèvrikoset së tepërmi, por e përmban veten. Ai futet brenda në shtëpi sëbashku me vajzën e vogël dhe dadon, duke pritur Aishen.

Aisheja do vonohet shumë më tepër ngase ato pàndehnin. Fillimisht ndodhet në operacion, në kërkim të màfìozit që do kàpnin por kësaj rradhe, ai tregohet më i shpejtë dhe arrin t’i zèrë të dy brenda një dèpoje nga e cila nuk dalin dot vetë, pa ua hapur dikush derën nga jashtë. Aisheja nuk duron dot të qëndrojë në të njëjtin vend me Feritin, sepse pavàrësisht viteve, plàga e saj vijon të kullojë. Ashtu siç ajo nèvrikoset shumë nga qëndrimi saj aty, edhe Koraji nèvrikoset shumë që ajo nuk vjen dot në ditëlindjen e tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana me Jusufin. Për këtë të fundit, në shtëpi do vijë një porosi e madhe me rrobat e reja që Jamani ka porositur për të por për shkak se daljet e tij janë shumë të rralla dhe të lìmituara nga Jamani, Jusufi thotë se nuk kanë ç’i duhen rrobat, pasi në shtëpi do qëndrojë pjesën më të madhe të kohës. Nana nuk e lejon të mërzìtet dhe për t’a sjellë atë në humor, vendosin që të dy t’i provojnë të gjithë rrobat. Nga fundi, Jusufi kërkon aparatin fotografik që ndodhet në zyrën e xhaxhait të tij.

Nana shkon t’a marrë por pavàrësisht se nuk bën asgjë përveçse kërkon aparatin, Jamani i përgjigjet si mos më kèq, ndaj ajo i kërkon që ai të anàlizojë sjelljen e tij, pasi nuk është normale që të ketë një zemërìm të tillë, pa i bërë asgjë. Mbi atë zemërìm, do i flasë edhe psìkologia e Jusufit. Pas një anàlizimi shumë të detajuar, ajo i kërkon që të jetë më i kujdesshëm me Nanën dhe të gjejë një rrugë komunikimi me të, pasi tènsioni mes tyre vetëm sa do shtojë traùmatizimin e Jusufit që në një moshë të vogël ka humbur shumë persona.

OSMANI/ Alçiçeku fàjëson Osmanin për gjithçka që ndodhi

Alçiçeku qëndron para Aktemurit duke anàlizuar situatën me humbjen e dajës së saj dhe për çdo humbje tjetër që kishin në atë lùftìm, ajo mban fàjtor Osmanin, si personi që i ndau detyrat dhe pozicionet e të gjithëve. Aktemuri e dëgjon deri në fund, duke qenë mjaft i bindur se dhìmbja e saj është e freskët por edhe e kùndërshton. Ai përpiqet t’ia shpjegojë një më një se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, por më kòt, Alçiçeku nuk bindet. Së fundmi, Aktemuri i kërkon që për hir të së mirës së të gjithëve, ajo të qetësohet, pasi mllèfi saj është i frìkshëm.

Gjatë kohës që Aktemuri tenton t’i tregojë Alçiçekut kàrakterin e vërtetë të Osmanit, ky i fundit vetë, ndodhet përballë Malhumit, në planifikimet e rradhës për të mbrojtur fisin e Kajive por edhe për të zgjeruar territorin e tyre. Sipas Osmanit, pasi ato të marrin princeshë Ofeljën, atëherë do e kuptojnë se kujt do mund t’i besojnë dhe kujt jo. Ndërkohë, djali i tyre Orhani shkon pranë vëllait të tij, Alaatinit, i frìkësuar për të kur e rrèmbyèn dhe i trìshtuar për plàgët që i kanë lënë në trup.

Orhani e përqafon shumë fort dhe e pyet nëse janë të pajtuar apo jo, ndërsa Alaatini përgjigjet me gojën plot se mes vëllezërve nuk ka asnjëherë zemërìm, ndaj nuk është i nevojshëm një pajtim mbrapa. Orhani me Alaatinin qëndrojnë pranë njëri tjetrit me orë të tëra, Alaatini duke treguar e Orhani duke dëgjuar gjithçka se si ndodhi në rrèmbìmin dhe shpëtimin e tij. Alaatini e mban veten përgjegjës, duke thënë se po të ishte më i aftë, do ishte mbrojtur siç duhet dhe nuk do arrinin t’a rrèmbènin.

Të nesërmen në mëngjes, të dy sëbashku shkojnë pranë Sheh Edeballësë, i cili e ka parë hìdhërimin e lehtë mes fëmijëve dhe ka vendosur t’u flasë për t’u dhënë mësime morale. Sakaq, në fisin e Oktem Beut, gjërat vetëm sa vijnë e rèndòhen. Ai është mëse i trìshtuar për shpìfjen dhe padrèjtësinë që po i bëhet, gjë që nuk e heq asnjë sekond nga mendja por përveç ndjesisë që i jep atij, ajo shpìfje ka shtuar shumë edhe mllèfin e gruas së tij, Bingesë, ndaj Osmanit dhe gjithë fisit të Kajive, edhe pse kùrthin nuk ia kanë bërë ato.

Vajza në dritare/ Selena zbulon gènjeshtrën e Nalanit

Hajriu shkon pas Nalanit në surprizën që ajo ka përgatitur për të, pa e vënë re asnjëri prej tyre se kanë Muzaferin nga pas. Muzaferi i shikon gjatë gjithë kohës në vendin ku Nalani ka planifikuar të zènë peshk. Ajo i tregon Hajriut se në atë vend të fshèhtë shkonte gjithmonë me babain e saj të ndjerë, e shumë gjëra me rradhë. Sakaq, në kompaninë e familjes Korollu, do ndodhë e paprìtura nga vetë themeluesi i asaj kompani. Edhe pse e emëroi Selenën si drejtuese të kompanisë, Rafeti sërish ulet në kolltukun e tij.

Selena e gjen babanë e saj të ulur dhe pyet çfarë po ndodh, ndërsa ai sqaron se është bindur që asnjë prej fëmijëve të tij nuk e meriton të jetë në atë pozicion të kompanisë. Ndonëse kùndërshton duke thënë se nuk është e drejtë që të ndèshkohet për atë çfarë bëri Sedati, Rafeti nuk kthehet nga vendimi tij. Gjithë nèrvozizmin që merr nga vendimi i të atit, Selena e nxjerr në shtëpi, para Feridesë, të cilën e gjen si përherë, duke shprehur ankèsa për Sedatin dhe gjithë familjen Korollu.

Selena i sugjeron Feridesë të marrë Nalanin e të largohen nga shtëpia tyre, gjë që e përsërit dy herë, aq sa bën që Ferideja t’a kàpë nga flokët duke i thënë se është hera e fundit që ajo guxon të flasë në një mënyrë të pàdenjë për Nalanin. Ferideja e lëshon me aq, por paralèlisht, Xhana nuk e lëshon me pak Sedatin. Ajo qëndron përballë Sedatit duke i treguar nèverinë që ndjen nga Alpi që tenton t’a prèkë e t’i afrohet. Xhana kërkon nga Sedati që edhe ai të divòrcohet nga Nalani e të largohen sëbashku.

Sedati kùndërshton në mënyrë të prèrë, gjë që e nèvrikos aq shumë Xhanën, saqë betohet se do e paguajë dhe këtë do e bëjë duke i treguar menjëherë Nalanit. Sedati pànikoset dhe telefonon Selenën për ndihmë, ndërsa Selenës i thotë Ferideja se Nalani është me Bilurën. Ndërmjet një telefonate të thjeshtë, Selena mëson se Nalani ka gènjyer dhe nuk është me Bilurën. Një pas një, në shtëpi vjen edhe Hajriu, i cili i thotë Feridesë se nuk e ka parë Nalanin atë ditë, edhe Nalani vetë, por të dy i kanë këpucët të mbuluara me bàltë, gjë që i pàdit.