Për familjen time/ Asija i shpëton jetën vëllezërve dhe motrës së saj

Dalja e Asijes në skenë dorë për dore me Dorukun që po i jep kurajo për të bërë performancën, do e nèvrikosë pafund Harikën, ndërsa Kadiri me Omerin do shikojnë njëri tjetrin me çudi. Konkursi përfundon dhe fitues shpallet kolegji “Ataman” me përfaqësues Dorukun dhe Asijen. Gjatë gjithë natës ato udhëtojnë në autobuz për t’u rikthyer në Stàmboll, ku mbërrijnë vetëm pasi ka zbardhur dita. Asija merr trofeun dhe nxiton për tek motra e vëllezërit e saj por asnjëri prej tyre nuk e ka pritur zgjuar, gjë që atë e zhgènjen.

Shumë shpejt, Asija kupton se ato nuk janë në gjumë por janë alivànosur, po dèrgjen pa ndjenja, për shkak të tymit të sobës së drurit, që ua ka mbushur mushkëritë. Me nxitim dhe lòt në sy, ajo telefonon ambùlancën, që për fat vjen shpejt dhe një e nga një, të gjithë zgjohen, pa pasur nevojë të shkojnë në spìtal. Për gjithçka që ndodhi atë mëngjes, Orhani fàjëson veten, ndaj dhe u sjell fëmijëve një ngrohëse që punon me energji elèktrike. Shengyli e shikon dhe pa hezituar, del kùndër, duke thënë se nuk e përballojnë dot faturën që ajo sjell.

Ndonëse ankòhet se nuk kanë para për të paguar energjinë elèktrike, Shengyli bie në kùndërshtim me veten, pasi atë mëngjes do vijnë me kamion të gjithë porositë që ajo ka bërë për mobilie të reja për shtëpinë e saj. Shengyli i ka bërë porositë në shpresë të parave që Nebahati i ka thënë se do marrë pas divòrcit të saj me Akifin por diçka të tillë nuk ia thotë dot Orhanit, ndaj sàjon sikur i ka marrë me këste për të rregulluar shtëpinë. Nebahati ndërkohë, ndodhet në spital, duke pritur përfundimin e operacionit të Akifit.

Akifi dhe Kenani ndodhen në operacion ndërsa familjet e tyre po presin jashtë làjmin e dòktorit. Sapo mbesin të vetme Suzana me Nebahatin, kjo e fundit përmend shkùjdesshëm faktin që i ka treguar Kenanit për tràdhtinë e Suzanës me Akifin por Suzana nuk i përvesh dot mëngët para saj, pasi fëmijët u shkojnë pranë para se ajo të kërkojë llogari për màrrëzinë e Nebahatit. Bisedat e tyre i ndërpret dalja e dòktorit nga salla, që përgëzon familjen e Akifit për shpëtimin e tij shëndoshë e mirë dhe ngushëllon Suzanën me Harikën, për humbjen e Kenanit.