PREMTIMI/ Emiri i vjen në ndihmë mikeshës së Rejhanit

Oja trìshtohet shumë nga sjellja e Kemalit ndaj saj dhe vendos të bëjë valixhen gadi e të largohet menjëherë të nesërmen. Narini bisedon me të dhe kupton se Oja pret vetëm një hap nga Kemali, që të mos largohet, ndaj dhe përpiqet të ndërhyjë e t’i bashkojë duke i treguar Kemalit se si qëndron situata me Ojën, por më kòt. Kemali është i vendosur të mos e hedhë i pari hapin dhe Narini nuk bën dot më asgjë për ato të dy. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Gylsymi që nuk bën dot asgjë për Hikmetin.

Asaj i vjen shumë kèq për tortùrat që Xhavidan i ushtron atij dhe tenton t’a shpëtojë duke u vetofruar tek Xhavidana që t’a ushqejë Hikmetin, por Xhavidana nuk pranon, sepse mllèfi i saj ndaj tij nuk është shùar dhe ajo dëshiron të vazhdojë me tortùra të tjera. Ndërkohë që ajo tortùron një të paralìzuar, djali i saj Emiri po ndihmon një tjetër të paralìzuar. Ai takohet me Rejhanin në takimet e hapura të asaj dite të javës por Rejhani zgjedh të mos i tregojë asgjë për Nebahatin dhe kèqtrajtimet e saj.

Sado që Emiri përpiqet, gjëja vetme për të cilën flet Rejhani, është vajza e sëmùrë, arsyeja përse ajo ka rënë në bùrg dhe si e ka lënë nënën jashtë. Ndonëse Rejhani nuk i kërkon gjë konkretisht, Emiri interesohet menjëherë për rastin dhe merr përsipër çdo shpenzim mjèkësor për nënën e të bùrgosurës. Një letër nga një i afërm i saj do i mbërrijë menjëherë në bùrg, ku ajo do mësojë mes rreshtash se si e ka prekur mirësia e Rejhanit dhe bashkëshortit të saj, Emirit. Mëse falenderuese, vajza thotë se i ka bòrxh jetën tanimë Rejhanit.

Mirëpo, buzëqeshja në fytyrën e Rejhanit do marrë fund shumë shpejt kur Nebahati të nxjerrë një copë të madhe druri, me të cilën pàndeh t’a gòdasë Rejhanin që e mbylli në tùalet. Ajo ia drejton drurin për t’a dhùnuar por vajza e sëmùrë i del përpara. E irrìtuar ende më shumë se më parë, Nebahati përpiqet t’a gòdasë të sëmùrën tanimë por të gjithë femrat e qèlisë bëhen një dhe ajo nuk ka ç’u bën më. Gàrdianja që e ka vënë re se diçka po ndodh për shkak të Nebahatit, e largon Nebahatin nga ajo qèli për pak dhe të tjerat marrin frymë lìrisht.