Vajza në dritare/ Ferideja merr telefonatën më të rèndë

Rafeti ndodhet në kompani, në krye të detyrës, kur thërret pranë vetes Galipin, avòkatin e kompanisë. Ai ka marrë një vendim të madh, që t’i ndajë Gylxhihanës pasurinë që i takon pas divòrcit, edhe pse gjatë gjithë viteve që kanë jetuar bashkë e kanë qenë të martuar, ai nuk ka siguruar asgjë në emër të saj, të gjithë pasurinë e ka shtruar në emër të tij, as të Gylxhihanës dhe as të fëmijëve. Një prej fëmijëve të tij, në ato momente, po takohet me Xhanën që t’a ndalojë màrrëzinë e saj për t’u treguar të gjithëve për fëmijën që ajo pret.

Në atë takim, Xhanën e telefonon Nalani, për shkak se nuk iu përgjigj kur Xhana e telefonoi pak orë më parë. Sedati e di mjaf mirë se Xhana nuk do ngurronte t’i tregonte Nalanit, ndaj ia fik telefonatën pa dëshirën e saj dhe madje i dërgon mesazh Nalanit, në emër të Xhanës, gjòja se po kërkon ndjesë por i ka rënë telefonit gàbim. Pas atij mesazhi që e konsideron të çuditshëm, Nalani i shkon pranë Feridesë, kur kjo e fundit ndodhet në telefonatën më të paprìtur, në atë me babanë biològjik të Nalanit.

Për herë të parë, ai po kërkon të flasë me vajzën e tij, ndërsa Ferideja, i sugjeron që të jetë mirënjohës që nuk e ka vràrè kur e ka pasur mundësinë dhe t’i qëndrojë sa më larg atyre. Në përfundim të telefonatës, Ferideja bìe pa ndjenja në tokë dhe Nalani nxiton t’a ndihmojë. Bashkë me Nalanin, asaj i shkojnë pranë edhe të tjerët, derisa Ferideja vjen në vete dhe si përherë, nuk pranon njeri pranë vetes. Nga mesi i të grumbulluarve, Leventi largohet i pari, për të shkuar në kompani, pranë Emirit, ish të fejuarit të Selenës.

Leventi e paralàjmëron për t’i qëndruar sa më larg Selenës dhe për çdo gjë që ka nevojë të komunikojë me të, t’ia përcjellë atij, por Emiri kùndërshton, duke i kujtuar atij se bën tregti me Selenën dhe nuk mund t’a bëjë ndërmjet një personi të tretë. Në momentin që ato flasin, Selena ndodhet pranë Muzos. Ajo i tregon për rastësinë e tepërt që Nalani u kthye në shtëpi njëherazi me Hajriun dhe këpucët e të dyve ishin me bàltë, ndërsa Muzo, edhe pse e di të vërtetën, e bind Selenën që po tregohet paranòjake dhe s’ka asgjë mes tyre.