AMANETI/ Nana fle gjithë natën në supin e Jamanit

Nana dhe Jamani bashkohen për të zjedhur sëbashku një model dhome për Jusufin, se si mund t’ia shndërrojnë për të qenë sa më e bukur dhe në formë surprize për të. Në çdo detaj që tentojnë të zgjedhin, ato janë kùndër mendimit të njëri tjetrit dhe nuk arrijnë të bien dakord lehtësisht. Edhe pasi zgjedhin disa prej detajeve, ato sërish debàtojnë, në mënyrën se si i vendosin në mur, në tavan apo vende të tjera. Gjatë kohës që ato po merren me dhomën e Jusufit, ky i fundit ndodhet në zyrën e Jamanit, ku e ka zènë gjumi.

Në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen, të zènë në dèpon ku i kyçën dhe nga ku nuk kanë si t’ia mbàthin nga njëri tjetri. Gjatë tërë kohës, Aisheja i flet si mos më kèq dhe për t’ia vërtetuar edhe asaj që ajo nuk e urrèn me të vërtetë atë, Feriti hìqet sikur po bìe pa ndjenja. Aisheja vrapon për tek ai, por në çast kupton se ishte e gjitha një màshtrim, për të cilën Feriti qesh dhe i kujton Aishes se edhe ajo qeshte dikur, kur ai i bënte të tilla lojëra. Teksa ai flet, Aisheja vazhdon përpjekjet për të hapur derën.

Pas shumë e shumë përpjekjesh, ajo ia del. Feriti merr makinën dhe e fton të kthehen sëbashku në shtëpi ndërsa Aisheja kùndërshton, duke mos dashur të jetë më pranë tij. E vetmja mënyrë që Feriti e bind për t’u futur në makinën e tij, është duke e frìkësuar me qentë e uritur të rrugës. Ai e dòrëzon në shtëpi dhe kur Aisheja vjen, Koraji po largohet.  Megjithatë, ai dëshiron të dijë se çfarë ka ndodhur atë ditë mes tyre, prandaj fshèhurazi, përgjòn bisedën e Feritit me Vollkanin, në oborrin e shtëpive të tyre.

Feriti i shpjegon se ndonjëherë, edhe pse Aisheja mund të jetë duke i ulèritur, ai në sy shikon një lloj drite që ajo e ka pasur gjatë viteve të martesës kur e pranonte se ishte e dashuruar, ndaj e bën të mendojë se mund të jetë e dashuruar ende. Koraji që e dëgjon, betohet se do ia largojë sërish Aishen, siç ka bërë dhe herë të tjera. Sakaq, atë natë, Nana po fle në supin e Jamanit. Kur zbardh dita e nesërme, Jamani e krìtikon, ndërsa Nana shikon kutinë e ilàçeve dhe i tregon Jamanit se ai i ka dhënë ilàçe gjumi në vend të ilàçit për dhìmbjen e kokës.