Për familjen time/Tollga kërkon të blejë kolegjin

E moshuara Sevgi shkon në shkollën e fëmijëve sëbashku me to dhe në klasë, fëmijët e pandehin të jetë mësuesja e re. Duke shfrytëzuar atë moment, ajo e detyron Emirin dhe Tollgën që t’i binden.

Të dy nisin të kërcejnë në klasë si dënim për bisedat e tepërta që bëjnë dhe këtij momenti, i gëzohen më së shumti Omeri dhe Ogulxhani. Ndërkohë në shkollë vjen edhe Akifi.

Ai kërkon t’a shesë shkollën që të sigurojë pak para dhe këtë gjë e dëgjon edhe Tollga, pasi ka kryer “dënimin” e dhënë nga Sevgi. Tollga, me dëshirën për hakmarrje ndaj fëmijëve, i sugjeron Akifit që shkollën t’ia blejë babai tij.

Gjatë asaj kohe, Berku merr guximin të prezantojë nga e para Ajbikenë me nënën e tij. Takimi aq i papritur për Ajbikenë, shkon si mos më keq, pasi ajo dhe Ajla grinden se kush e njeh Berkun më mirë.