PREMTIMI/ Emiri përqafon Jigitin mes lotësh

Oja mbërthen me shpatulla pas muri Feridenë, duke e akuzuar pa ndalim se si ajo gjoja po mashtron Emirin për hir të parave. Para se Ferideja të përgjigjet, Hikmeti i tregon vendin Ojës dhe e shpëton Feridenë nga ajo.

Vetëm pak çaste më vonë, Ferideja qan por nga gëzimi. Ajo shikon fshehurazi Emirin që i afrohet Jigitit, e merr në duar dhe qan duke ia ndjerë aromën. Në anën tjetër ndodhet nëna Emirit, Xhavidana.

Ajo vijon të jetë në spital por njëkohësisht edhe e prangosur. Armikja saj e përbetuar, Xhemreja, i shkon në spital fshehurazi dhe shikon terrenin për të përgatitur hakmarrjen ndaj saj.

Ndërkohë, Kemali kthehet në shtëpi me Kumrunë. Kjo e fundit, hiqet si një person tjetër por në fakt i betohet vetes se edhe nëse do vdesë, do krijojë një skenë të tillë vdekjeje, që Kemali dhe Narini të mos mund të jenë kurrë bashkë.

AMANETI/ Xhengeri vdes në duart e Jamanit

Jamani maskohet si doktor për t’u futur në dhomën e Nusretit, që të mësojë diçka më tepër nga ai, ndërmjet kërcënimeve që i bën. Por, Nusreti vdes para se të flasë dhe Jamani largohet duarbosh.

Ndërkohë, Xhengeri i është vënë nga pas Nanës, e cila po takohet me Nedimin. Edhe pse pak në distancë, ai shikon Nanën që e lëndon duke ia ngulitur një thikë në dorë, si dhe dëgjon që ajo është kërcënuar nga ai.

Para se të largohet që aty, Xhengeri bën një rregjistrim zëri në telefonin e tij, duke treguar se çfarë shikoi dhe çfarë dëgjoi pak më parë. Që aty, Nedimi shkon në lagjen ku ndodhet Nedimi me bashkëpunëtorët e tij.

Kazimi e vëren, i vihet nga pas dhe teksa Xhengeri përpiqet t’ia mbathë, Kazimi i shkakton aksident. Nga ai aksident, Xhengeri përfundon shumë i lënduar dhe në duart e Jamanit, ai vdes.

AMANETI/ Kazimi shkakton aksident të rëndë

Jamani tenton ti nxjerrë ndonjë fjalë Nusretit teksa qëndron në spital. Ai gjen menyrën për tu futur duke u maskuar si doktor por pasi arrin të shkojë pranë shtratit ku qëndron i shtruar por ai vdes duke mos marrë asnjë përgjigje.

Nanës i është vënë pas Xhengeri. Ajo po takohet me Nedimin dhe pavarësisht se në distancë Xhengeri arrin të shikojë Nanën që ther me thikë në dorë atë. Ai dëgjon edhe se ai e ka kërcëuar Nanën.

Ndërkohë që kjo ngjarjet po zhvillohet, Xhengeri nis të regjistrojë në telefonin e tij dhe tregon se çfarë pa dhe dëgjoi mes Nanës dhe Nedimit. Më pas Xhengeri niset për në lagjen ku qendron Nedimi dhe shokët e tij.

Atë e shikon Kazimi dhe Xhengeri menjëherë tenton t’ia mbathë. Mirpo teksa ai largohet me shpejtësi Kazimi i shkakton atij aksident. Ky i fundit largohet me shpejtlsi teksa Kazimi përfundon në spital por nuk arrin të mbijetojë dhe vdes.

Për familjen time/ Nebahati çmendet nga xhelozia për Suzanën

Harika tregohet e durueshme teksa Emiri sillet shumë keq me të vetem per gjendjen e tij ekonomike.Të gjithë këtë skenë e shikon Ogulxhani nga distanca  por nuk rri shumë dhe përleshet me Emirin.

Tollga dhe Emiri i vihen pas Ogullxhasë menjëherë spao mësimi mbaron. Ato duan të sigurohen se çfarë bën ai dhe kështu ato nisin dhe hartimin e një plani për tu hakmarrë ndaj tij.

Nga ana tjetër ndodhet Akifi dhe Suzana. Teksa ata të dy rrinë bashkë, Nebahati çmendet nga xhelozia teksa i shikon të rrinë pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, Akifi dhe Suzana nisin planet e tyre për martesë dhe për përzgjedhjen e vilës se ku do të jetojnë.

Teksa përzgjedhin vilën, Suzana shkon në shtëpinë e Omerit dhe e fton atë dhe motrat e tij në shtëpinë e tyre të re. Ajo i kërkon Omerit të jetojnë sëbashku por refuzon dhe e falenderon që e ka menduar.

Për familjen time/Suzana dhe Akifi ftojnë Omerin të jetojë me to

Emiri sillet si mos më keq me Harikën por kjo e fundit e duron, vetëm për hir të parave që ai ka. Ogulxhani i shikon në distancë por nuk qëndron dot gjatë ashtu dhe përleshet me Emirin.

Menjëherë pas përfundimit të mësimit, Emiri dhe Tollga i vihen nga pas Ogulxhanit, që të mësojnë se çfarë bën ai, ku shkon dhe si rrjedhojë të krijojnë një plan të detajuar se si të hakmerren ndaj tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Suzana me Akifin, bashkimi i të cilëve e çmënd Nebahatin nga xhelozia. Por planet e tyre vijojnë dhe ato zgjedhin vilën se ku do të jetojnë pas martese.

Pasi e zgjedhin, Suzana troket në shtëpinë e Omerit, për t’a ftuar atë dhe motrat e tij në shtëpinë e tyre të re. Ajo kërkon të jetojnë sëbashku por Omeri e refuzon pasi e falenderon që e ka menduar.

PREMTIMI/Emiri bën veprimin e papritur me djalin e tij

Oja është e mbushur me dyshime për Songylin dhe pastërtinë e saj në lidhje me Hikmetin por ky i fundit nuk lejon njeri të flasë as për Songylin dhe as për Feridenë. Ndërkohë, Songylin e pushton frika se mos flet Reshiti.

Ajo shkon deri në spital, ku po qëndron Emiri duke u kujdesur për Feridenë dhe teksa hiqet si shumë e frikësuar për jetën e Feridesë, ajo edhe sigurohet që nuk e ka mësuar nga Reshiti se paratë nuk janë përdorur kurrë për kurën e vëllasë së Feridesë.

Ndërkohë, Emiri shkon në shtëpi dhe nis të interesohet për djalin e tij, Jigitin, edhe pse në distancë. Për t’i bërë mirë edhe Jigitit edhe Feridesë, ai e merr dhe e dërgon në spital, pranë saj, ku Jigiti gjen qetësi.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Kumru. Ajo vendos të mos i bëjë gjë vetes, duke theksuar se personi që meriton të vdesë, është Narini. Edhe pse është larguar nga të gjithë, ajo pranon të flasë me Kemalin dhe ky i fundit, vendos t’a takojë i vetëm.

PREMTIMI/ Kumruja merr një vendim të rëndësishëm

Oja nuk e beson fare Songylin dhe dyshon shumë tek ajo në lidhje me Hikmetin. Mirëpo, ky i fundit nuk e lejon të flasë as për Feridenë dhe as për Songylin. Sakaq, Songyli është në ankth nga fakti se mos flet Reshiti.

Teksa ajo niset për në spital, aty ku po qendron Emiri që po kujdeset për Feridenë, mëson dhe sigurohet që Reshiti nuk ka folur që paratë nuk janë përdorur kurrë për të shëruar vëllain e Feridesë.

Emiri ndrëkohë niset për në shtëpi. Ai menjëherë nis të interesohet për djalin e tij Jigitin pavarësisht se janë në distancë. Për të mirën e Feridesë dhe Jigitit, ai e merr këtë të fundit dhe e dërgon në spital pranë saj ku Jegiti gjen paqe brenda vetes.

Në anën tjetër ndodhet Kumruja e cila ka vendosur për të mos i bërë gjë vetes dhe se personi i cili meriton të vdesë në këtë mes është Narini. Ajo tenton të flasë me Kemalin pavarësisht se është larguar nga të gjithë. Ai pranpn ta takojë që të flasin.

AMANETI/Nana i bindet urdhërit të Nedimit

Feriti me Aishen e dërgojnë me nxitim Doanë në spital, pasi ajo shkapet kokën dhe bie në tokë pa ndjenja. Në spital, pasi zgjohet, ajo i drejtohet Feritit duke i thënë “baba” dhe këtë, doktori e shpjegon si efekt të traumës që ka pësuar.

Me këshillën e doktorit, Aisheja nuk e lejon Korajin që të bjerë pre e xhelozisë së tij e t’i tregojë Doasë se ka pësuar traumë, ndaj për pak kohë, ajo dhe Feriti shijojnë rolin e prindërve të Doasë.

Paralelisht, Nana i bindet kërcënimit dhe urdhërit të Nedimit, ndaj dhe i shkon në dhomë Jamanit, i ulëret dhe i shpreh një zhgënjim të rremë, se si ajo gjoja e ka besuar se ai është një trafikant droge.

Jamani humbet toruan nga mosbesimi i Nanës dhe për të nxjerrë inatin, shkon të flasë me Nedimin, duke pandehur t’a ketë shok. Betimet e Jamanit për hakmarrjen ndaj personit që po ia bën këtë kurth, e frikësojnë edhe Nedimin.

AMANETI/ Doaja përfundon në spital pa ndjenja

Doaja shkapet kokën dhe bie pa ndjenja në tokë por fatmirësisht aty ndodhet Aisheja me Feritin të cilët nxitojnë për ta çuar në spital. Sapo mbërrijnë, ajo përmendet dhe menjëherë i kthehet Feritit duke e thirrur ‘baba’ por doktorët i thonë se kjo është normale pas traumës që i është shkaktuar.

Doktori i jep keshille Aishesë që mos të lejojë asgjë që të mërzisë Doanë dhe kështu nuk lejon Korajin të bjerë pre e xhelozisë dhe ti tregojë Doasë që ka pësuar traumë dhe kështu për pak kohë sëbashku me Feritin do shijojnë prindlrimin si prinderit e Doasë.

Nga ana tjetër Nedimi kërcenon Nanës dhe kjo e fundit bindet urdhërit të tij dhe shkon në dhomën e Jamanit. Ajo nis të ulërasë dhe të bëjë si e zhgënjyer duke i besuar atij që është një trafikant droge.

Nga kjo ngjarje, Jamani inatoset rende nga mosbesimi i Nanës. Kështu, për të nxjerrë inatin e tij shkon të flasë me Nedimin duke i kërkuar ta ketë shok. Sakaq, Jamani i betohet atij se do hakmerret ndaj personit që i ka ngritur këtë kurth dhe kjo gjë tremb dhe vetë Nedimin.