PREMTIMI/ Kumruja merr një vendim të rëndësishëm

Oja nuk e beson fare Songylin dhe dyshon shumë tek ajo në lidhje me Hikmetin. Mirëpo, ky i fundit nuk e lejon të flasë as për Feridenë dhe as për Songylin. Sakaq, Songyli është në ankth nga fakti se mos flet Reshiti.

Teksa ajo niset për në spital, aty ku po qendron Emiri që po kujdeset për Feridenë, mëson dhe sigurohet që Reshiti nuk ka folur që paratë nuk janë përdorur kurrë për të shëruar vëllain e Feridesë.

Emiri ndrëkohë niset për në shtëpi. Ai menjëherë nis të interesohet për djalin e tij Jigitin pavarësisht se janë në distancë. Për të mirën e Feridesë dhe Jigitit, ai e merr këtë të fundit dhe e dërgon në spital pranë saj ku Jegiti gjen paqe brenda vetes.

Në anën tjetër ndodhet Kumruja e cila ka vendosur për të mos i bërë gjë vetes dhe se personi i cili meriton të vdesë në këtë mes është Narini. Ajo tenton të flasë me Kemalin pavarësisht se është larguar nga të gjithë. Ai pranpn ta takojë që të flasin.